english site map home
 
   • Durrës

- Prezantim
- Shërbimet
- Stafi
- Burimet Njerëzore
- Burime
- Kontakt
 
Prezantim

Spitali Amerikan tani edhe në Durrës
E para strukturë spitalore private në vend, Spitali Amerikan, themelon Qendrën Mjekësore Amerikane në Durrës.

I themeluar në janar të 2007, Spitali Amerikan, rregjistron sot mbi 48000 pacientë ambulatorë, më shumë se 8200 operacione të kryera, si dhe të vetmen qendër private të kardiologjisë me shërbim 24 orë. Në maj 2009 Spitali ka lançuar suksesshëm Qëndrën Mjekësore Amerikane Fier, dhe dje, në praninë e zyrtarëve të lartë ka çelur dyert e Qendrës Mjekësore Amerikane Durrës.

 Kjo qendër e pajisur me teknologjinë më moderne të nevojshme për diagnostikim, përveç poliklinikës në 18 departamente, do të ofrojë edhe shërbim hemodialize me 15 shtretër që do ju shërbejë pacientëve jo vetëm nga Durrësi por edhe nga rrethinat e tij.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Ministri i Shëndetësisë Z. Petrit Vasili, anëtarë të Bordit Drejtues të Spitalit Amerikan, drejtues të pushtetit lokal Durrës, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë e të ftuar nga fusha e shëndetësisë dhe biznesit. Ministri Vasili theksoi në fjalën e tij rëndësinë e ekzistencës së një strukture të konsoliduar si Spitali Amerikan dhe të spitaleve private në përgjithësi.
“Tashmë qytetarë e Durrësit nuk kanë më nevojë t’i referohen Tiranës siç kanë bërë zakonisht sepse ato shërbime që ata do të donin ti merrnin në sektorin privat mund t’i gjejnë këtu në një nivel tërësisht bashkëkohor” u shpreh Vasili.

Në fjalën e saj përshëndetëse, zyrtarja e Ambasadës Amerikane për çështjet ekonomike, Zj Margo Pogorzelski, u shpreh : “Kemi ndjekur Spitalin Amerikan të zgjerohet me 21 departamente dhe qëndrën e hemodializës, më pas me Qëndrë Mjekësore Amerikane në Fier dhe tani edhe me këtë qendër të re këtu në Durrës. Kemi ndjekur gjithashtu edhe rritjen e reputacionit të Spitalit. Presim të shohim suksesin këtu në Durrës si dhe planet e reja të Spitalit Amerikan për të ardhmen”

E ndërtuar në 1200 m2, American Medical Center Durrës është një investim 1.5 milion eurosh që do të sjellë shumë më pranë qytetarëve të Durrësit diagnostikimin modern dhe trajtimin me cilësinë tashmë të provuar dhe çertifikuar të Spitalit Amerikan.

Spitali Amerikan me një staf prej 408 profesionistësh të huaj dhe shqiptarë u shërben pacientëve në 26 specialitete nga të cilat arritjet më të fuqishme ky institucion i ka patur në kardiologji, nefrologji, okulistikë, onkologji e kirurgji të përgjithshme.

Spitali Amerikan ka zënë vendin e tij në mendjet e shqiptarëve jo vetëm si një strukturë spitalore me një shërbim të pritur prej vitesh dhe tepër të vlerësuar nga pacientët, por edhe si vendi ku janë realizuar përherë sfida të reja të mjekësisë moderne. Transplanti i veshkave, qendra e kardiologjisë që trajton infarktet akute të miokardit 24 orë 7 ditë të javës, kirurgjitë e zemrës të pa aplikuara më parë në Shqipëri, qendra e parë private e hemodializës në vend, trajtimet me lazer në oftalmologji, kirurgjia plastike dhe rikonstruktive, implanti i parë koklear, radiologjia e avancuar në nivelin më të lartë teknologjik si dhe kirurgjia konservative, kanë qenë vetëm disa nga risitë e këtij spitali.
    

Shërbimet e ofruara nga American Medical Center DURRËS

- Shërbime Laboratorike

- Kardiologji

- Ortopedi

- Gastroentereologji

- Obstetrikë-Gjinekologji

- Neurologji

- Nefrologji

- Urologji

- Onkologji

- Endokrinologji

- Reumatologji

- Pneumologji

- Alergologji

- Dermatologji

- Pediatri

- Farmaci

- Imazheri
  - Skaner
  - Echo
  - X-ray
  - Densitometri e kockës
Fillimi | << |  1  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2013 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11