english site map home
 
- AH në Media
- Buletinet Mujore
- Sondazhet Javore
- Pyetje e Përgjigje
- Së Shpejti në AH
- Galeria e Fotove
- Letra nga Pacientët
- Histori Suksesi
- Informim
- Publikime
- Lajme Vital
 
Spitali Amerikan në Shtyp

Spitali Amerikan në Kosovë, prej një viti në shërbim të qytetarëve kosovarë


Ditën e premte, 5 Prill, Spitali Amerikan Kosovë festoi një vjetorin e hapjes në Prishtinë. Në ceremoninë e zhvilluar morën pjesë doktorë shkencash, mjekë të shquar të vendit, por edhe jashtë tij, ambasadorë të huaj, si edhe përfaqësues të kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.


Puna e palodhshme, përkushtimi i stafit mjekësor, teknologjia e avancuar, si dhe kushtet më të mira për shërbimet e ofruara, kanë bërë që brenda një viti, Spitalit Amerikan në Prishtinë t’i besojnë për shëndetin e tyre më shumë se 11 mijë pacientë.

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan në Kosovë, Driton Ukmata, ka thënë se puna dhe përkushtimi që ata kanë ofruar përgjatë një viti, ju është kthyer me besimin e 11 mijë pacientëve që i kanë besuar Spitalit Amerikan për shëndetin e tyre.


“Sot kremtojmë një vjetorin e krijimit të Spitalit Amerikan në Kosovë. Arritjet e një viti pune janë të mëdha. Në Spitalin Amerikan kryhen më shumë se 40 mijë ndërhyrje  kirurgjikale. Kemi krijuar një spital gjithëpërfshirës në shumicën e degëve të cilat duhet t’i ketë një spital bashkëkohor dhe në shërbim të pacientëve. Përkushtimi dhe puna jonë është shpërblyer sepse pacientët po na e kthejnë besimin”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Spitalit Amerikan në Tiranë, Klodian Allajbeu, ka thënë se puna dhe suksesi që ka arritur ky spital në Tiranë, më pas është përcjellë edhe në po të njëjtin spital në Prishtinë dhe kjo është një histori suksesi.

“Një histori suksesi, e mbushur me përpjekje për të zhvilluar mjekësinë shqiptare, për të orientuar pacientët shqiptarë drejt Tiranës dhe Kosovës, si dhe për të mos i lënë ata që të shkojnë në vendet e tjera për të marrë shërbimin shëndetësor për të cilin kanë nevojë”.

Për më tepër, Spitali Amerikan në Kosovë, është themeluar prej një viti dhe ofron këto shërbime, si kardiologji, kardiokirurgji, kirurgji e përgjithshme, proktologji, gastroenterologji, kirurgji plastike, ortopedi, gjinekologji – IVF, pediatri, neonatologji, nefrologji, urologji, endokrinologji, reumatologji, neurologji, onkologji, pneumatologji, alergologji, hematologji, ORL, okulistikë, dermatologji, imazheri e avancuar, shërbime laboratorike, patologji – histokimi, anestezi dhe reanimacion, si dhe shërbim urgjence gjatë 24 orëve.

Arritje historike e mjekësisë në Shqipëri
Spitali Amerikan, i pari dhe më i madhi institucion shëndetësor në vend realizon transplantin e mëlçisë.

Mjekët e këtij spitali realizuan me sukses, për herë të parë në Shqipëri transplantin e mëlçisë në një fëmijë tre vjeç. Pacienti dhe nëna e tij, dhuruese e një pjese të organit të mëlçisë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditën e hënë, 28 Janar 2013, ekipi i specializuar i mjekëve kirurgë në Spitalin Amerikan, realizuan për herë të parë në Shqipëri transplantin e mëlçisë.
Kjo ka qenë një sfidë dhe më e vështirë pasi ky transplant u krye tek një fëmijë 3 vjeçar.
Arritja e madhe në fushën e mjekësisë , i solli fatin e shumë dëshiruar djalit tre vjeçar Mikele Janji, i lindur me atrezi biliare dhe si rrjedhojë me mëlçi tërësisht të dëmtuar, të jetojë në vazhdim si gjithë moshatarët e tij.
Ekipi i përbërë nga profesorë dhe mjekë të Spitalit Amerikan kanë kryer ndërhyrjen  kirurgjikale të transplantit të mëlçisë.


Kjo ndërhyrje, e para e këtij lloji jo vetëm në mjekësinë shqiptare, e cila zgjati përreth 10 orë, doli me sukses dhe tashmë pritet vetëm reagimi i fëmijës ndaj transplantit.
Sipas mjekëve të Spitalit Amerikan, Mikele dhe nëna e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë përballuar së bashku, me sukses këtë ndërhyrje.
Por ende ka shumë për të bërë pasi ndjekja dhe terapia post operative është po aq e rëndësishme sa operacioni. Mikele do të trajtohet në reanimacion në një kujdes intensiv të mjekëve dhe infermierëve të spitalit.
Shpenzimet e kësaj ndërhyrje janë donuar nga biznesmeni Kadri Morina, Drejtor i kompanisë Eurosig.

Asambleja e Pergjithshme e Sporteve me Kuaj
Hipizmi, një nga sportet më elitare por më pak të investuar në vend pritet të marrë një tjetër vëmendje. Sot në ambjentet e Hotel Tirana International u mbajt Konferenca e Federatës Shqiptare të Sporteve me Kuaj. Në këtë konferencë, Z. Klodian Allajbeu, drejtori i përgjithshëm i Spitalit Amerikan është zgjedhur Presidenti i Federatës së Sporteve me Kuaj. Sipas Z. Allajbeu, prioritet i Federatës janë garat kombëtare për përgatitjen e garueseve të këtij sporti, ndërsa qëllimi është që Shqipëria të marrë pjesë të paktën në një nga garat ndërkombëtare të hipizmit. Sipas Presidentit aktual të Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërhyrjet e para në infrastrukturë për ta ngritur këtë aktivitet po bëhen nga bizneset private, ndërsa pritet edhe një fond nga ana e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në këtë takim me drejtuesit e sporteve me kuaj morën pjesë edhe Ministri i Mjedisit Z. Fatmir Mediu, Ministri i Bujqësisë Genc Ruli, Dashamir Tahiri nga PDIU, si dhe dashamirës apo të apasionuar të tjerë me këtë sport.

Gjithashtu në këtë takim u zgjodh Kryesia e Asamblesë së Përgjithshme së Sporteve me Kuaj, ku nw krye u emëruan Dr. Orhan Coşkun, Drejtor i Përgjithshëm i Albtelecom & Eagle; z. Dashamir Tahiri, PDIU dhe znj. Flonia Tashko, avokate.

Në fund të takimit nuk mungoi edhe një çmim kontributi për z. Qamil Biba, sportist i garave me kuaj për 40 vite me rradhë.

Spitali Amerikan realizon ndërhyrjen e rrallë në aortë
Spitali Amerikan në Tiranë ka kryer me sukses një operacion tepër delikat në aortë. Për herë të parë aneurizma e aortës një sëmundje shumë e hasur në pacientët e grupmoshave të ndryshme, mund të kurohet tashmë në këtë spital.

Mjekët e departamentit të kardiokirurgjisë të Spitalit Amerikan, të kryesuar nga mjeku turk kardiokirurg Prof. Dr. Neyyir Tuncay Eren kanë finalizuar me sukses këtë lloj ndërhyrjeje tek pacienti 39-vjeçar, Artan Çupi.

Sipas mjekut kardiokirurg pranë Spitalit Amerikan Dr. Sabjan Memishaj, bëhet fjalë për një ndërhyrje shumë të veçantë që ka disa avantazhe, një prej të cilave edhe mënjanimi i hapjes së kraharorit për të realizuar ndërhyrjen.

Aorta është arteria më e madhe në trup, me origjinë nga barkushja e majtë e zemrës dhe që shtrihet poshtë në bark, ku përfundon në dy arterie të vogla për këmbët. Ajo shpërndan gjakun e oksigjenuar në gjitha pjesët e trupit me anë të sistemit të qarkullimit të gjakut. Ashtu si muret e arterieve të tjera, aorta përbëhet nga tre shtresa. Si çdo arterie tjetër e rëndësishme, aorta ka disa sëmundje të rëndësishme.

Zgjerimet lokale të aortës janë quajtur si "aneurizma të aortës". 70 % nga aneurizmat shihen në pjesën e barkut të aortës. Diseksioni i aortës është një tjetër problem i frikshëm i aortës. Në diseksion shkolitja ndodh për disa arsye në murin e brendshëm të aortës dhe gjaku hyn nga kjo çarje ( vrimë ) me një shpejtësi të lartë. Ajo krijon një rruge false për t’u futur në mes të shtreses së brendshme dhe të mesme të aortës. Pacienti zakonisht ndjen një dhimbje shumë të madhe ne momentin e shkolitjes . Ata zakonisht përshkruajnë këtë dhimbje "sikur dikush po i gjuan në gjoks me thikë”.

Diseksioni i aortës është një sëmundje me risk dhe mund të çojë në vdekje, madje edhe me trajtimin optimal. Diseksioni mund të çoj deri në çarjen e aortës dhe në humbjen e pacientit. Diseksioni i aortës ka një normë të vdekshmërisë 80%, dhe 50% të pacientëve që vdesin para se të mbërrijnë në spital.

Nëse diseksioni ndodh në pjesën më të afërt të aortës, duhet të planifikohet menjëherë një operacion emergjent. Për çarjet që ndodhin në pjesë të tjera të aortës, hapi i duhur mjekësor është marrja e vendimit për llojin e ndërhyrjes, e cila jepet në shumicën e pacientëve me raste jo të komplikuara.

“ Në pacientin tonë, diagnoza ishte diseksion i aortës tipi B. Fillimisht, duke parë se gjendja e pacientit ishte e qetë dhe e qëndrueshme ne vendosëm ta ndjekim pacientin me trajtim mjekësor. Por 15 ditë më vonë, zbuluam një zgjerim të aortës e cila mund të shkaktojë çarjen e saj. Për këtë arsye vendosëm të futim një graft artificial në aortë për të eliminuar këtë zgjerim. Kjo metodë e cila ka evituar operacionet me rrezik të lartë është përhapur shumë vitet e fundit dhe në Shqipëri u realizua për herë të parë vetëm në Spitalin Amerikan”; shprehet Prof. Dr. Neyyir Tuncay Eren, kardiokirurg në Spitalin Amerikan.

Operacionet e aortës janë të komplikuara dhe duke qenë procedura me rrezik të lartë kërkojnë një teknologji të përparuar dhe stafi të specializuar. Në vazhdimësi, Spitali Amerikan ka kryer me sukses operacione për të gjitha llojet e patologjive të aortës.

“ Krahasuar me kirurgjinë e hapur vendosja e graftit endovaskular (Evar dhe TEVAR),Tevar janë ndërhyrjet të cilat kanë më pak rrezik dhe aplikohen më lehtë tek pacientët e sëmurë. Ndonjëherë ne kemi kryer edhe procedura të kombinuara të ashtuquajtura Operacione Hibride, në raste të veçanta” u shpreh Prof . Dr. Neyyir Tuncay Eren.


Publiku i Prishtinës pret “Ritualin e Jetës”
TIRANË – Në datën 6 tetor trupa e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit si dhe ajo e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore do të interpretojnë për publikun e Prishtinës Musicalin e parë shqiptar “Rituali i jetës”, nga koreografi Arian Sukniqi.

Në një intervistë për portalin, koreografi Sukniqi tha se pritet që në shfaqje të jenë rreth 3200 vetë. “Shpresojmë që shfaqja në Prishtinë të ketë më shumë sukses pasi është më e kuptueshme për motivet që janë përdorur në të, të cilat janë më afër zonës së tyre. Ritet e shfaqjes, si gjama, dasmës, lindjes janë më të perceptueshme për këto zona veriore”, tha Sukniqi. Sipas tij, shfaqja ka ngjallur interes në Prishtinë dhe të gjitha vendet e Pallatit të Sportit janë të rezervuara, ndërkohë që shfaqja pritet të ndiqet nga personalitete të larta të Kosovës dhe Shqipërisë. “Rituali i jetës” shkon në Kosovë, si një nismë e aktiviteteve të përbashkëta të 100-vjetorit të Pavarësisë mes dy vendeve. Ndërkohë, që shfaqja do të udhëtojë më pas edhe në Podgoricë, Sarajevë dhe Athinë.

Musicali e pati premierën në qershor në skenën e TKOB-së dhe është shfaqur më pas në skenën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër, në Kalanë e Bashtovës në Kavajë si dhe në Ulqin. “Musicali është pritur shumë mirë në vendet ku është dhënë. Shfaqja e fundit ka qënë në Ulqin, kanë qënë rreth 7000 veta dhe nuk iknin mbas shfaqjes. Ne u detyruam të përsërisnim dy pjesët e fundit. Është musicali i parë shqiptar dhe të tjerët e kanë si bosht për ide të reja”, tha Sukniqi.

“Rituali i jetës” bazohet në tre linja kryesore si: lindjen, dasmën dhe vdekjen, por që do të vijnë invers për publikun që ai të mos largohet me brengë. Etnomusicali bashkon artistë e trupës së baletit të TKOB-së me solistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, të cilët do të interpretojnë nën muzikën e Klodian Qafokut. Shfaqja vjen si një zinxhir ritesh që fillojnë nga gjëma njerëzore, vdekja, për të kaluar më pas tek dasma dhe në fund musical-i mbyllet me optimizmin e lindjes, për të dhënë mesazhin se jeta është e bukur.  Triptiku skenik, “Xhubleta e Gjamës”, “Një vello në jare”, “Ninulla që përkund jetën”, kanë element autentik të popullit tonë marrë nga krahina të ndryshme.

Artistët do të interpretojnë në skenografinë e Bledar Gerxhaliut, e konceptuar në tre skena të ndryshme, sipas triptikut skenik, ndërkohë që kostumet e Ansamblit do të jenë të gjitha folk, ndërsa të balerinëve të TBKO-së do të jenë moderne me elemente kombëtare. Koreografi Arian Sukniqi do të vazhdojë me realizimin e musicaleve, kësaj here për figurën e Ali Pashës, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, si një figurë e rëndësishme e historisë së Shqipërisë. Muzika nga Klodian Qafoku tashmë ka përfunduar dhe shfaqja pritet të vihet në skenë brenda këtij viti jubilar. Shfaqja “Rituali i jetës” në Prishtinë është mundësuar nga Spitali Amerikan, i cili ka marrë përsipër gjithçka për këtë shfaqje me kosto shumë të lartë.

Banorëve të pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës, pa dallim etnie, do t’u ofrohen falas shërbime spitalore, nga ana e Spitali
Të mërkurën u nënshkrua një Memorandum mirëkuptimi nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe drejtori i përgjithshëm i këtij spitali në Tiranë, Klodian Allajbeu.

Kjo nismë, e nxitur nga Spitali Amerikan merret në kuadër të 100 vjetorit të Pavarsisë. Spitali Amerikan do të ofrojë shërbime falas për qytetarët e Mitrovicës Veriore në Spitalin Amerikan; Prishtinë dhe  Tiranë. Kjo ofertë do të jetë e vlefshme nga data e nënshkruarjes së memorandumit të bashkëpunimit me komunën e Mitrovicës  e deri më 31 Dhjetor 2012, më mundësi të zgjatjes.

Modalitetet e shërbimeve intervente (operative) falas do të jetë i fushave të kirurgjisë, ortopedisë, gjinekologjisë, urologjisë dhe ORL-së. Shërbimet do të ofrohen për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare apo fetare.

Sipas Klodjan Allajbeut, drejtorit ekzekutiv të Spitali Amerikan, kjo është një thirrje modeste për bizneset e tjera që të kontribuojnë me mundësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve dhe nevojave të popullatës në këtë pjesë, meqë kjo nuk i takon vetëm institucioneve shtetërore. Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, ka falenderuar drejtuesit e Spitalit Amerikan për  vullnetin e mirë ndaj qytetarëve të asaj pjese, të cilët ndodhen në kushte të vështira, duke shtuar se kjo është një mundësi që do t’i shërbej integrimit.

Këtë nismë e ka vlerësuar pas mbledhjes së qeverisë, edhe zëvëndëskryeministri I Kosovës Hajredin Kuçi. Ai u shpreh se secili prej nesh e di që tranzicioni në mentalitet ndikon, ndoshta përmes neofunksionalizmit. Ndoshta ka nevojë që metoda të tilla të shoqërisë civile, spitalet private ndikojnë më lehtë dhe janë më të pranueshme për qytetarët serbe, ndërkohë do të integrohen në institucionet tona.

Qendra e Syrit në Spitalin Amerikan, fjala e fundit e teknologjisë
American Eye center

E vetmja qendër e okulistikës në Shqipëri,me të gjitha shërbimet e teknologjisë më të fundit, tërheq shumë pacientë sibrenda edhe nga jashtë vendit.

Qendrae Syrit në Spitalin Amerikan ofron sot gamën më të gjerë të ekzaminimeve dhendërhyrjeve kirurgjikale që një klinikë moderne oftalmologjike mund të ofrojë.

Dukei shërbyer të miturve dhe të rriturve dhe duke kuruar të gjitha patologjitë esyrit, kjo qendër, është bërë referente jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.Me stafin prej 6 mjekësh të kualifikuar në fusha të ndryshme, Spitali Amerikan– Qendra e Syrit ka realizuar për herë të parë shumë risi si: korrigjimin enumrit të syzave me lazer, eliminimin e kataraktës me fakoemulsifikim,transplantin e kornesë, trajtimin e keratokonusit, kirurgjinë vitroretinaleetj.

Stafimjekësor i përbërë nga mjekë të huaj dhe vendas realizon me përgjegjësi dheprofesionalizëm çdo trajtim mjekësor dhe ndërhyrje ndaj pacientit.

SipasDr. Ismail Halilit, Qendra e Syrit në Spitalin Amerikan zhvillon me sukses ndërhyrjet më të vështirakirurgjikale si atë të Kataraktës, Retinës dhe metodat me aparaturat më modernepër korrigjimin e numrit të syrit me Lasik/Lasek.

Gjithashtukirurgjia vitroretinale për më shumë se dy muaj realizon me sukses shumëndërhyrje me pacientët vendas dhe të huaj.

Prof.Dr. Ahmet Maden shprehet se është mjaft i kënaqur që kjo teknologji e avancuarnë mjekësi dhe pikërisht në okulistikë gjendet tashmë kaq afër pacientëve nëShqipëri.

“Jam i gëzuar që bashkëpunoj me qendrën e okulistikës këtu në Spitalin Amerikan,me një staf prej gjashtë mjekësh profesionistë dhe të trajnuar. Këtu bëhënndërhyrje që janë risi për fushën e okulistikës si transplante vitroretinale,operacione të retinës si dhe të traumave të tjera të pjesës së pasme të syrit.”

Qendrae Syrit në Spitalin Amerikan bashkëpunon me pjesën akademike ndërkombëtare,duke qenë kështu referente jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.


Pilotët e aksidentuar të Rally Albania trajtohen në Spitalin Amerikan
Spitali Amerikan2 nga të plagosurit e aksidentit të “ Rally Albania”, ditën e djeshme në Ramzë, Voskopojë marrin ndihmën e specializuar në Spitalin Amerikan.

Massimo Cavinali, piloti italian u shtrua dje fill pas aksidentit në Spitalin Amerikan dhe pasi mori mjekimin e specializuar u largua nga ambjentet e spitalit pas disa orësh, për t’ju bashkuar sërish ekipit prej 300 pilotësh që garojnë në fazën e dytë të “Rally Albania”. Më e rënduar shfaqej gjendja e pilotit polak Gregorz Stepien, i cili mbërriti në Spitalin Amerikan me fraktura të rënda dhe menjëherë iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale; reporim i hapur i frakturave të kockave të mëdha. Ai është shtruar në spital që prej ditës së aksidentit dhe pritet të qëndrojë edhe pak ditë deri sa gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet.

Në një prononcim për mediat Dr. Neritan Borici, kirurgu ortoped, pasi foli për daljen me sukses të operacionit të pilotit polak, Gregorz Stepien, u shpreh se gjendja e tij shëndetësore tashmë është nën kontroll dhe se ekipi i mjekëve të Spitalit Amerikan ka dhënë ndihmën e specializuar dhe profesionale mjekësore.

Sipas mjekut, pilotit polak Stepien, do t’i duhet të qëndrojë edhe pak ditë në Spitalin Amerikan nën kujdesin e mjekëve dhe më pas mund të largohet për t’ju bashkuar edhe ai, si piloti italian Cavinali, pjesës tjetër të garuesve. Ai do mund të ecë normalisht dhe pa asnjë problem, por nuk do mund të garojë sërish.

Nga ana tjetër, edhe vetë piloti polak është shprehur i kënaqur dhe falenderon ekipin e mjekëve të Spitalit Amerikan për ndihmën e specializuar mjekësore.

HAP DYERT SPITALI AMERIKAN KOSOVË
Spitali Amerikan KosovëHISTORIK I SHKURTËR I GRUPIT TË SPITALEVE AMERIKANE

Spitali Amerikan i themeluar në 2006, hodhi gurin e parë të themelit në shërbimin privat spitalor në vend. Spitali Amerikan, i cili nisi punën me një ekip të përbërë nga 72 mjekë, infermierë, punonjës të diplomuar apo trajnuar në Shqipëri, Evropë, Turqi e SHBA, numëron sot 700 punonjës tashmë edhe më me eksperiencë, edhe më të përkushtuar.
 
Gjatë fillimeve të aktivitetit në fokus të shërbimit të Spitalit ishin pacientët me probleme kardiake, nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni. Sot spitali numëron 2300 pacientë nënshtruar suksesshëm ndërhyrjeve kirurgjikale të zemrës.

Në mars të vitit 2008, pikërisht tre vite më parë, Spitali Amerikan zgjeroi gamën e shërbimeve me një poliklinikë me 24 specialitete që u ka shërbyer më shumë se 120 000 pacientëve deri në fillim të 2012-ës. Me zgjerimin e numrit të specialiteteve Spitali themeloi ura të reja bashkëpunimi me universitete prestigjioze në fushën e mjekësisë si; AKAHA në Vienë, Universiteti i Ankarasë etj. duke shkëmbyer kështu experiencë jo vetëm profesionale por edhe akademike.

Në Nëntor 2009 grupi i Spitaleve Amerikane u zgjerua me American Medical Center Fier dhe më tej, në Shkurt 2010 me American Medical Center Durres. Dy qendrat mjekësore në dy qytetet e mëdha të vendit, jo vetëm kanë shërbyer si qendra referente në diagnostikë e imazheri por edhe kanë lehtësuar ndjeshëm barrën e pacientëve të hemodializës të cilët e marrin tashmë këtë shërbim më pranë vendeve ku banojnë.

Në Mars te vitit 2011 hapi dyert investimi me i madh i aksionerëve të këtij grupi në Shqipëri, Spitali Amerikan 2. Aktiviteti i spitalit Amerikan 2 është fokusuar në lindje, kirurgji gjinekologjike, kirurgji të përgjithshme, ortopedi, urologji dhe kirurgji plastike. Por jo vetëm. Një nga armët e forta, që përbën njëherazi edhe një pjesë të madhe të investimit të ri, është Qendra e Shëndetit Riprodhues dhe Fertilizimit InVitro me Laboratorin e parë dhe të vetëm të Andrologji – Embriologjisë në Shqipëri.

Dhe ne nuk ndalemi këtu... Pasi u kemi shërbyer në distancë mijëra pacientëve kosovarë ka ardhur koha të jemi të pranishëm nga Marsi 2012 edhe në Kosovë me nje spital të mirëfilltë dhe të kompletuar.


06 Prill 2012 HAP DYERT SPITALI AMERIKAN KOSOVË

Investimi me i ri, tepër  serioz dhe i rëndësishëm që ka shoqëruar Spitalin Amerikan është Spitali Amerikan në Prishtinë-Kosovë.

Spitali i cili ndodhet në periferi të Prishtinës, në Hajvali, ka 3000 m2 sipërfaqe, 4 kate, 30 shtretër, 3 salla operacioni, 2 dhoma lindjeje, 2 dhoma suite(VIP) me pajisjet më të avancuara mjekësore që do të jenë në shërbim të pacientëve. Spitali Amerikan në Prishtinë është spital i përgjithshëm që ofron pjesën më të madhe të shërbimeve shëndetësore gjatë 24 orëve duke përfshirë Kirurgjinë, Ortopedinë, Gjinekologjine me Obstetrikë, Pediatrinë me Neonatologji, Urologjinë, ORL, Okulistikë, Kirurgji Plastike, Urgjencë 24h si dhe të gjitha shërbimet mbështëtëse (laborator, imazheri, patologji etj), 7 ditë në javë. Ky spital ka punësuar afro 100 personel mjekësor të specializuar vendor dhe ndërkombëtar të cilët përmes teknologjisë së avancuar mjekësore dhe duke iu referuar protokollove mjekësore ndërkombëtare mëton të ofrojë shërbime shëndetësore të cilësisë së lartë duke pasur gjithnjë në fokus shëndetin dhe mirëqenien e pacientit.

Spitali Amerikan i hapur në Kosovë është pjesë e rrjetit të Spitaleve Amerikane të cilët operojnë suksesshëm që pesë vite në Shqipëri dhe ku kanë gjetur mundësi shërimi shumë kosovarë.

Spitali Amerikan në Kosovë është një investim i BedminsterCapitalManagement Fund, një fond investimesh me qendër në NeëYork, pjesëmarrës të të cilit janë Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Zyra e Investimeve të Huaja (OPIC), Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe investitor tëndryshëm privat amerikan.

FAKTE DHE SHIFRA RRETH SPITALIT AMERIKAN

JANAR 2007 - DERI MË SOT

285.000 pacientë të rregjistruar
10200 pacientë me shtrim
40 mln € investim
26 departamente
130 shtretër
28 shtretër për reanimacion
700 punonjës

20,000 m² sipërfaqe
8 salla operacioni
12 dhoma suita
64 shtretër për hemodializë
24 orë shërbim Urgjence
4 ambulanca
1 helikopter ambulancë ne dispozicion

SPITALI AMERIKAN - CRYO SAVE PARTNERE PER RUAJTJEN E QELIZAVE STAMINALE
Çfarë janë qelizat staminale?
Trupi i njeriut përbëhet nga më tepër se 200 lloje qelizash të maturuara; secila ka nga një funksion të dallueshëm dhe të specializuar. Qofshin ato qeliza të muskulit të zemrës që rrahin në mënyrë ritmike, apo rruaza të kuqe të gjakut që shpërndajnë oksigjen në çdo pjesë të trupit tonë, të gjitha “qelizat punëtore” të specializuara, kanë rolin e tyre për të luajtur.
Qelizat staminale janë ndryshe prej qelizave tona punëtore të maturuara: ato kanë një aftësi të mahnitshme, jo vetëm të shtojnë vetveten, por, gjithashtu, edhe të krijojnë inde të reja kur ato ndahen dhe zhvillohen. Zbulimi i qelizave staminale ishte njëra prej arritjeve më të shkëlqyera të mjekësisë moderne. Me këtë aftësi qelizat staminale luajnë një rol thelbësor gjatë zhvillimit të trupit të njeriut pas koncepsionit. Aftësia e tyre për të prodhuar lloje të ndryshme qelizash të specializuara i bën ato kaq unikale dhe të fuqishme për terapi mjekësore ne vıtet ne vazhdım te jetes.

Cryo- Save, partneri yne i besuar!

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Spitalit Amerikan dhe Cryo-Save, Spitali Amerikan ofron tashmë një shërbim të specializuar në fushën e Obstetrikë –Gjinekologjisë.
Banka e qelizave staminale lider në Europë, Cryo-Save, garanton për shërbimet e tij "CryoCord", standardet më të larta të cilësisë në terma të transportit, përgatitjes dhe sigurisë së gjakut të kordonit kërthizor të depozituar të fëmijës suaj.

Përse të zgjidhni Cryo –Save?

- Shumë pranë jush. Kjo kompani u themelua në 2000, me zyra qëndrore në Hollandë, operon në 43 shtete përgjatë tre kontinenteve (Europë, Azi, Afrikë) dhe së fundmi edhe në Shqipëri.

- Fokusi te cilësia. Cryo-Save garanton standardet më të larta të cilësisë në terma të transportit, përgatitjes dhe sigurisë së gjakut të kordonit kërthizor të depozituar të fëmijës suaj.

- Ekspertiza  mjekësore. Falë një rrjeti mjekësh të përkushtuar për të mbështetur aktivitetin e me  besim të fortë se qelizat staminale të gjakut të kordonit do të kontribuojnë mjaft në të ardhmen e afërt në trajtimin e një numri në rritje sëmundjesh.

- Akredituar dhe Certifikuar, ndërkombëtarisht. Cryo-Save me laboratorët e saj është e detyruar të arrijë ose të tejkalojë standartet ligjore në fuqi në nivelin kombëtar në këtë industri shumë të rregulluar nga pikëpamja ligjore.

- Çmime të favorshme. Në sajë të marrëveshjes me Spitalin Amerikan tani mund te keni ruajtjen e gjakut te kordonit kerthizor te femijes tuaj me cmime shume me te favorshme per te cilat mund te interesoheni nga 042366663 – Departamenti i Gjinekologjise dhe Lindjeve.

Informohuni për më shumë nga http://www.cryo-save.com/al
Fillimi | << |  1 2 3  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2013 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11