| |
|
|
| Lajme Vital
|
Cirroza e melçisë, nga shkaktohet dhe si ta kurojmë | | Mëlçia, duke vepruar si fabrika më e madhe kimike e organizmit tonë, ka shumë funksione, të cilat përfshijnë prodhimin e faktorëve të gjakut, proteinave, tëmthit dhe të më shumë se 100 enzimave të ndryshme. Po ashtu ndikon në metabolizmin e kolesterolit, depozitimin e glikogjenit si burim energjie, mbajtjen normale të përqëndrimit të sheqerit në gjak. Por, edhe në rregullimin e hormoneve të ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve, duke përfshirë alkoolin. Alkooli konsiderohet “armiku“ kryesor i mëlçisë. | Alergjia në ushqim – prevalenca, diagnostikimi dhe risitë në mjekim | | Të dhënat statistikore tregojnë se incidenca dhe prevalenca e alergjisë në ushqim është në rritje e sipër. Alergjia në ushqim mund të jetë e ndërmjetësuar nga IgE ose jo e ndërmjetësuar nga kjo imunoglobulinë. Metodat e sotme për menaxhimin e alergjisë në ushqim mbështeten në edukimin e pacientëve në njohjen e reaksioneve dhe shenjave të para të sëmundjes dhe shmangia nga ushqimi që mund të provokojë alergjinë. Deri sot njihen këto metoda për mjekimin; imunoterapia Anti-IgE, ushqimi hip-alergjik, imunoterapia me polen të mështeknës, strategjia e shmangies. | Depilimi i përhershëm me lazer | | Kjo teknologji e përhershme, e sigurtë dhe e efektshme ka mundësuar që me anë të lazerit të arrihen rezultate shumë të mira, të shpejta dhe të lehta, në mënjanimin e përhershëm të qimeve ne tërë trupin. Depilimi me lazer bëhet duke lëshuar një tufë të dritës së lazerit në një tubë qimesh. Kjo dritë duhet të jetë e fuqishme sa ta shkatërrojë rrënjën e qimes, por njëherësh të mos e dëmtojë lëkurën rreth saj. Drita e lazerit e sulmon substancën e zezë, që e përmban qimja, të quajtur melaninë. Për këtë arsye, depilimi me lazer, nuk zbatohet te personat me qime të bardha, të thinjura ose të kuqe. | Kequshqyerja, problematike në Shqipëri | | Kequshqyerja në vendin tonë vazhdon të jetë problematike. Në bazë të një studimi, foshnjat vuajnë nga kequshqyerja, të cilat shkaktojnë probleme, në peshë dhe gjatësi. Nga studimi raportohet, se në zonat malore, rreth 28 % e fëmijëve nën 5 vjeç, kanë një gjatësi trupore poshtë mesatares. Rreth 5% e tyre kanë një peshë më të vogël nga çfarë pritet. Rreth 19% e tyre kanë gjatësi të vogël për peshën dhe 9% kanë një raport të peshës me gjatësinë në atë që pritet. Kequshqyerja vjen si pasojë e disa faktorëve, të cilat nuk janë të përqëndruara vetëm tek pabarazitë sociale. Mjekët thonë se kur fëmijet janë të kequshqyer përpara moshës 2 vjeç ata mund të pësojnë dëme të pakthyeshme mendore dhe fizike. | Aborti spontan | | Rreth 20% e shtatzanive ndërpriten për shkak të abortit spontan. Me një abort spontan do të kuptojmë një abort që ndodh për shkaqe natyrore. Kur kalohet peridha më e vështirë e shtazanisë, ka raste ku mund të flitet dhe për lindje të parakohshme. Aborti spontan që zakonisht ndodh në tremujorin e parë të shtatzanisë përjetohet rëndë dhe shpesh lidhet me anomalitë gjenetike të fetusit ose mos pozicionimin e vezës së fekonduar në mitër. Një nga shenjat kryesore të abortit spontan është dhe gjakëderdhja. Me një vizitë tek mjeku në keto raste do të diagnostikoni origjinën e saj. | Folatet pengojnë shfaqjen e kancerit të zorrës | | Pjesëmarrja e lartë e folateve (derivate të acidit folik) në ushqimin tek gratë, mund të ulë dukshëm gjasat e tyre për të vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë, bëjnë të ditur shkencëtarët. Acidi folik, i njohur edhe si vitamina B9, nuk ka ndikuar në zhvillimin e kancerit të zorrës te meshkujt. Folatet janë të pranishme në perimet e gjelbra dhe agrumet, ndërsa organizmi i shfrytëzon ato për të ndërtuar nukleotide (pjesë përbërëse të ADN-së dhe ARN-së), për të kopjuar ADN-në dhe funksionet tjera të rëndësishme gjenetike. Sipas hulumtuesve, ulja e konsumimit të folateve, rrit gjasat për paraqitjen e mutacioneve gjenetike. | Sa i njihni sëmundjet e zemrës? | Zemra është organi që bën pastrimin e gjakut. Dhe në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje të funksionit të saj si pompë. Gjithashtu në sëmundjet e zemrës ka rëndësi si kur prishet ritmi, ashtu edhe kur prishen valvulat, ose kur prishet tërësia e mureve të saj. Kur prishet ritmi kemi aritmitë që janë dy llojesh. Po ashtu kur prishen valvulat zemra nuk funksionon mirë si pompë dhe në këto raste bëhen operacione të ndryshme për zëvendësimin e tyre. Po ashtu, lloj tjetër sëmundjeje të zemrës janë edhe ato që prishin muret e zemrës, siç është infarkti.
| Cilat janë shkaqet e të fiktit? | | Çrregullimet e punës së zemrës dhe të sistemit nervor mund të bëhen shkak për rënien e të fiktit. Çrregullimi reflektor dhe psikik nuk përjashtohet në një përqindje të rëndësishme. Çrregullimet e rrahjeve të zemrës, ndryshimet në damarët kryesorë, trashja e muskulaturës së zemrës, mosfunksionimi normal i valvulave të saj, infarkti, mpiksja e gjakut në mushkëri etj, mund të bëhen si shkak në persona të ndryshëm të dhjamosur, të aksidentuar, të prekur kohë më parë nga sëmundje si ethja reumatizmale, melitenca dhe në shpërdorues të alkoolit, të kafes, të duhanit dhe të drogës. Disa sëmundje të sistemit nervor mund të shoqërohen me gjëndje te fikti herë pas here. | Simptoma e Parakuzisë së Villisit | | Bëhet fjalë për një simptomë të sëmundjes së Otosklerozës ose humbjes së dëgjimit. Simptoma e Parakuzisë së Villisit ndryshe njihet me emrin hiperakuzi paradoksale. Kjo simptomë është disi e çuditshme, ka të bëjë me zhurmat që ndjehen, dhe pikërisht këto janë të tipit zhurmë makinerie, tronditje autobusi apo ndjenjën sikur i sëmuri është në kinema. Këtë fenomen shpesh herë ia paraqesin mjekut vetë të sëmurët. Kjo simptomë haset tek të sëmurët me otosklerozë thjesht stapediale dhe vazhdon për aq kohë sa aparati receptues mbetet i padëmtuar. | Kanceri i gjirit; mastektomia, jo më alternativa e vetme | Ekzistojnë shqetësime për sa i përket trajtimeve të kancerit të gjirit me mastektomi, që do të thotë heqje e gjirit me operacion. Këto lloj ndërhyrjesh janë shumë të shpeshta dhe heqja e plotë e gjirit mund të ishte shmangur, duke u mjaftuar vetëm me një operim të pjesshëm për heqjen e tumorit. Pas shqyrtimit të afro 2 mijë grave me kancer në gji në fazë fillestare, u vu re se mbi 75% e tyre kishin zgjedhur mënyrën e trajtimit me operacion të pjesshëm për ruajtjen e gjirit, duke shmangur mastektominë. Studimi arriti në përfundimin se operimin për ruajtjen e gjirit, kirurgët e rekomandojnë për shumë gra me kancer në gji në fazë fillestare.
| | |
|