| |
|
|
| Lajme Vital
|
Gërhitja e dëmshme për shëndetin | Sipas një studimi të bërë, gërhitja e zakonshme është e dëmshme për shëndetin, dhe lidhet me presionin e lartë të gjakut dhe diabetin. Dy kryestudiuesit kanë gjetur se gratë të cilat gërhasin nuk ndihen te shplodhura kur zgjohen. Studimi i përmendur ka përfshirë 400 gra me probleme me gërhitje, dhe ka treguar se madje një e treta prej tyre nuk janë ndjerë shplodhura, edhe pse kishin fjetur gjatë gjithë natës.
| Çfarë është fibromialgjia? | Fibromialgjia është një formë e veçantë e reumës, analizat e mjekëve shpesh janë në rregull dhe nuk ka shenja të inflamacionit. Ndonjëherë nevojiten edhe deri pesë vjet për të përcaktuar diagnozën e saktë. Edhe pse të paqarta, simptomat më të zakonshme janë ngurtësia, ndjeshmëria e rritur ndaj aromave, tingujve dhe dritës, ënjtja e nyjave, lodhja dhe dhimbja e cila ndryshon prej ditës në ditë. Shenjë e njohjes së sëmundjes janë edhe së paku 11 prej 18 pikave specifike në trup, të cilat dhembin kur t’i prekim. Për fat të mirë, me terapi të duhur sigurohet funksionimi normal, e përveç dhimbjeve, fibromialgjia nuk ka pasojë të rënda.
| Andropauza, periudha kur burri hyn në krizë. | Në moshën 40-vjeçare niveli i testosteronit ulet dhe “menopauza mashkullore” bëhet një rrezik konkret. Lodhje, depresion, ulje e dëshirës seksuale. Për meshkujt kjo çështje mbetet ende tabu. Nëse një mashkull ka pësuar një traumë dhe i janë dëmtuar testikujt në një aksident automobilistik, në qoftë se nuk i nënshtrohet një terapie hormonale zëvendësuese, andropauza bëhet vërtet shqetësuese. Sa më i madh të jetë defiçiti i hormoneve, aq më të mëdha janë komplikacionet. Menopauza te femrat është diçka e sigurt, ndërsa te mashkulli nuk është e thënë që të jetë.
| Hemorroidet të bezdisshme por jo të rrezikshme | Kruajtje, djegie, rrjedhje, më e keqja çfarë vjen prej hemorroideve është të ndjerit e parehatshëm. Hemorroidet vlejnë si sëmundje e qytetërimit. Të ushqyerit e pashëndetshëm, të pirit në masë të vogël e lëngjeve, një veprimtari në zyrë e lidhur me mangësinë në të lëvizur, të forcuarit gjatë jashtëqitjes, si edhe indi lidhes i dobet i trashëguar apo i lindur ndikojnë në lindjen e hemorroideve. Nëse ndryshohen zakonet e një jete të pashëndteshme, ky është një hap i parë për ndalimin dhe përmisimin e hemorroideve. Të ecurit, të shëtiturit, gjimnastika, noti janë të domosdoshme për të trajnuar kompresorët. Duhen shmangur tenisi, të vrapuarit dhe kërcimet.
| Apopleksia ( Pika, Damlla) | Edhe pse Apopleksia po bën bujë në ditët e sotme, ajo është një sëmundje neurologjike e njohur prej kohësh. Shumë njerëz të njohur kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje. Apopleksia të çon në gjymtime të zgjatura ose në invaliditet të përkohshëm. Mundësia për Apopleksi shtohet me rritjen në moshë. Dëmtime të papritura funksionale të sistemit qëndror të nervave vijnë si pasojë e mosqarkullimit normal të gjakut ne tru. Simptomat varen nga pjesët e prekura të trurit si gjysëm paraliza, dëmtime në të folur, e shikim dhe në të ecur. Shkaktarë të tjerë janë dhunimet, inflamacioni i trurit ose tumoret.
| Ilaçet e tepërta rëndojnë shëndetin. | Në njëfarë mënyre të moshuarit janë konsumatorët më të mëdhenj të ilaçeve. Shpesh ata marrin një “koktej” ilaçesh Çdo porosi e mjekut duhet të ndiqet me kujdes dhe të paktën çdo 3-6 muaj duhet të vizitoheni për të ulur në maksimum dozën e ilaçeve. Dhe nëse kjo ndodh, duhet të merrni ilaçet që janë më të nevojshme. Nuk ka ilaçe të cilat nuk të bëjnë keq. Edhe aspirina ka efekte anësore si gjakrrjedhje dhe ulcerë, paracetamoli mund të dëmtojë mëlçinë. Gjithashtu, duhet të bëni kujdes me ilaçet qetësuese, antidepresivët, ilaçet e gjumit. Këto duhen përdorur për ndonjë rast urgjent dhe ndërprerja duhet të jetë e vazhdueshme, sipas këshillave të mjekut.
| Gjumi i pasditës ndikon te diabeti | Edhe pse ekspertët kohëve të fundit kanë rekomanduar gjumin e pasdites për të shmangur sëmundjet e zemrës dhe trurit, studimet e reja tregojnë se ka një lidhshmëri të fjetjes pasdite dhe sëmundjes së sheqerit. Personat të cilët rregullisht flenë pas ngrënies së drekës janë më të prirur për të zhvilluar diabetin tip 2. Studiuesit kanë vëzhguar afërsisht 16.500 pjesmarrës, duke vërtetuar se ata të cilët flinin pasdite, ishin të rrezikuar 26% për t’u sëmurur nga diabeti tip 2. Këto rezultate shkencëtarët i shpjegojnë me veprimin e disa faktorëve: kohëzgjatja e shkurtër e gjumit të natës, zvogëlimi i aktivitetit trupor, teprica e kilogramëve dhe faktorët gjenetikë.
| Miopatia dhe infeksioni i muskujve skeletorë | | Miopatia i referohet çdo sëmundje skeletore muskulore ose çrregullimi neuromuskular. Kjo sëmundje mund të merret ose trashëgohet dhe mund të ndodhë në lindje ose më vonë në jetë. Miopatitë ndodhin si rezultat i çrregullimit të endokrinës, infeksionit të muskujve ose ënjtjes, ilaçeve dhe mutacionit të gjeneve. Sëmundjet e muskujve skeletorë janë çrregullim i funksionit të muskujve. Simptoma kryesore është dobësia e muskujve që mund të jetë me intervale ose e vazhdueshme. Distrofia muskulare i referohet një grupi sëmundjesh gjenetike që karakterizohen nga dobësia progresive dhe degjenerimi i muskujve skeletorë që kontrollojnë lëvizjet. | Infertiliteti tek meshkujt | Infertiliteti tashmë nuk është vetëm problem i femrave. Një në pesë meshkuj mund të ketë probleme me pjellorinë, kurse shkencëtarët paralajmërojnë se kjo gjëndje mund të përkeqësohet edhe më shumë. Sipas të dhënave, një nga pesë meshkuj të shëndoshë, të moshave ndërmjet 18 dhe 25 vjeç, prodhon numër jonormal të spermatozoideve, vetëm 5 deri në 15 për qind e spermës së tyre mund të konsiderohet normale. Disa nga faktorët që mund të ndikojnë në këtë janë ushqimi që përdor nëna gjatë shtatzënisë, siç janë sasitë e mëdha të ushqimeve me prejardhje nga kafshët, pastaj mbipesha gjatë shtatzënisë, ekspozimi ndaj duhanit, pesticideve dhe gazrave të ndryshëm.
| Hepatiti B | Hepatiti viral B është pa dyshim sëmundja më vdekjeprurëse e ditëve të sotme. Vlerësohet se çdo vit lajmërohen 50 milionë raste të reja të hepatitit B në botë. Rreth 5% të popullatës botërore janë bartës të virusit. Rreth 2 milionë njerëz në vit vdesin prej pasojave të HVB. Komisioni për hepatitin B preferon që në vendet ku prania e HBV është më e lartë se 7%, vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm menjëherë paslindjes. Kjo vaksinë mund të përdoret për të gjitha moshat dhe mbron me siguri nga të gjitha llojet e HVB-ve.
| | |
|