english site map home
 
- AH në Media
- Buletinet Mujore
- Sondazhet Javore
- Pyetje e Përgjigje
- Së Shpejti në AH
- Galeria e Fotove
- Letra nga Pacientët
- Histori Suksesi
- Informim
- Publikime
- Lajme Vital
 
Lajme Vital

Çfarë është placenta 'e ngulitur ulët'?
Placenta është organ i cili formohet në murin e brendshëm të mitrës menjëherë pas konceptimit. Përmes placentës, fryti merr materiet ushqyese dhe oksigjenin, ndërsa hedh mbeturinat e prodhuara nga fryti. Normalisht placenta është e vendosur lartë në mitër, ndërsa gjithsej, në rreth 1 % të shtatzanive ndodhet poshtë në miter. Nëse vërehet para javës së 20 të shtatzanisë, ndoshta do të tërhiqet gjer në javën e 32 të shtatzanisë – kjo ndodh në 90 % të rasteve, por në ato 10 % të shtatzanive tek të cilat mbetet e ngulitur ulët apo mbulon qafën, mund të paraqesë problem domethënës.

Sëmundjet e gjymtyrëve, kurat më të mira
Reumatizma është sëmundje që shfaqet në kyçet e gjymtyrëve, në muskuj ose në pjesë të tjera të trupit dhe që shoqërohet me dhimbje, me të therura dhe me enjtje. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se, shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyje, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat.

Fëmijët nuk pinë ujë sa duhet
Një numër i madh i fëmijëve pinë më pak ujë se sasitë e rekomanduara. Varësisht nga mosha, është llogaritur se 40-85% e djemve dhe 46-90% e vajzave pinë më pak ujë sesa është e nevojshme. Shkencëtarët paralajmërojnë se dehidrimi i lehtë mund të ndikojë te një numër i madh funksionesh fiziologjike, duke sjellë lodhje, plogështi dhe kokëdhimbje. Krahas kësaj, hidratimi i pamjaftueshëm është i lidhur edhe me dobësimin e aftësive njohëse dhe mendore.

Shkaku i dëmtimit të pankreasit
Simptomat e sëmundjes së pankreasit, janë: dhimbjet e forta të barkut, fryrje të barkut, të vjella, rrahje të shpejta të zemrës, si dhe temperaturë. Shkaku i dëmtimit të pankreasit vjen si pasojë e infeksionit nga një mikrob nëpërmjet gjakut. Sipas mjekëve, ky infeksion ndihmohet shumë në rast se konsumohet alkool dhe ushqime të bollshme, si dhe nga gurët e formuar rishtazi në tëmth. Sëmundjet më të shpeshta që vijnë si pasojë e sëmundjes së pankreasit janë: ndezje, pankreatit i thjeshtë ose hemorragjik, tumoret e ndryshme, cistet, diabeti dhe gurët. Numri i të sëmurëve që vuajnë nga pankreasi, është i konsiderueshëm.

Këshillat, jo të mjaftueshme për pacientët me infarkt
Njerëzit që pësojnë infarkt shpesh duhet të bëjnë ndryshime në jetën e tyre për të jetuar më gjatë; ata duhet të mbajnë peshën nën kontroll dhe të bëjnë rregullisht ushtrime fizike. Por pak pacientë janë në gjëndje ta bëjnë këtë prandaj shumë prej tyre shtrohen shpesh në spital apo vdesin më shpejt. E thënë thjesht, infarkt do të thotë se zemra nuk pompon gjak të mjaftueshëm për të përballuar nevojat e trupit. Me kalimin e kohës, zemra dobësohet derisa nuk mund të pompojë më gjak. Mjekët thonë se edukimi i pacientëve me infarkt për tu kujdesur për veten është çelësi në suksesin e trajtimit të sëmundjes.

Vitamina E parandalon bronkitin
Një studim i ri ka treguar se konsumimi i rregullt i vitaminës E mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive për 10%. Në mesin e këtyre sëmundjeve përfshihen edhe bronkiti (ndezja dhe ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes) dhe emfizema (atrofia dhe humbja e elasticitetit të mushkërive). Rezultatet e disa studimeve kanë treguar se personat të cilat rregullisht marrin vitaminë E si shtesë ushqimore, edhe nëse janë duhanpirës ose jo, kanë rrezik më të ulët që të preken nga sëmundjet e mushkërive.

Tumoret
Një grup kërkuesish anglezë kanë hartuar listën e tetë simptomave, që më shumë se të tjerat mund të shënojnë praninë e një tumori në organizëm. Bëhet fjalë për: gjak në urinë, anemi, gjak në jashtëqitje, kollë me gjak, gjëndër ose kokërr në gjoks, përtypje me vështirësi, gjakderdhje kur je në menopausë, rezultat jo normal i një analize prostate. Sigurisht që janë dukuri të rralla dhe jo domosdoshmërisht diktojnë probleme onkologjike, megjithatë, sipas asaj që thonë autorët, një në njëzet raste tregon se janë simptoma të një sëmundjeje të keqe tumorale dhe një arsye shumë e fuqishme për t’iu drejtuar menjëherë mjekut dhe për të bërë analizat e nevojshme.

Anestezia - zona e panjohur e mjekësisë!
Anestezia nënkupton humbjen e plotë ose të pjesshme të ndjeshmërisë së gjithë trupit a të një organi, duke mundësuar operimin pa ndjerë dhimbje. Ecuria e anestezionit është reverzibile; pas ndalimit të efektit të anestezisë, të gjitha funksionet e indeve nervore duhet të kthehen në gjendje normale. Gjatë anestezionit lokal, epidural dhe spinal bllokohet përcjellja e impulseve nervore, kështuqë sinjalet nuk përcillen në tru. Anestezia mund të jetë: e përgjithshme, regjionale, peridurale dhe lokale.

Lëkura mund të dëmtohet nga stresi
Sipas një studimi të ri, rezulton se stresi mund të shkaktojë sëmundje inflamatore të epidermës dhe të dobësojë qelizat e sistemit imun të organizmit. Lëkura paraqet barrierën e parë mbrojtëse të organizmit nga infeksionet e ndryshme, e cila në raste të caktuara mund të ketë efekt irritues dhe kjo ndodh kur qelizat e sistemit imun të lëkurës janë reaktive, në këtë mënyrë shkaktohen sëmundje inflamatore të lëkurës (të tilla si dermatit atopik apo psoriazë).

Kriza abstinenciale te duhanpirësit
Substancë psiko-aktive konsiderohet secila substancë e cila nëse futet në organizëm modifikon një ose më shumë funksione. Këto substanca ndikojnë në SNQ dhe shkaktojnë ndryshime në përjetim dhe në sjellje. Mungesa e ndonjërës nga këto substanca e cila ka ndryshuar ndonjë funksion, jep një grup simptomash të cilat definohen si “sindroma e krizës abstinenciale” ose sindroma e abstinencës.Varshmëria në nikotinë dhe simptomat të cilat paraqiten kur mungon konsumimi i saj, janë pengesa për ndërprerjen e duhanit.
Fillimi | << |  1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2013 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11