| Lajme Vital
|
Ushqimi vetëm me perime, ngadalëson rritjen e fëmijëve |
Studime të mjaftueshme tregojnë se si fëmijët e mamave vegjetariane, të privuar nga proteinat shtazore, lindin më të vegjël, rriten më ngadalë dhe nuk janë energjikë, një efekt që mund të kthehet në problem të vazhdueshëm për jetën e tyre të mëvonshme. Në rast se mjekëve u duhet t’i kthejnë këta fëmijë me një organizëm normal, atyre u duhet që për dy vjet, të hanë një sasi të kufizuar mishi në ditë, që të kthehen në njerëz më energjikë dhe aktivë.
|
Mbipesha e madhe trupore shkurton jetën |
Ka kohë që mbipesha trupore shikohet si e dëmshme për shëndetin, por dy studime të reja mjekësore arrijnë në përfundimin se mbipesha trupore luan rol edhe në pakësimin e viteve të jetës. Studimet tregojnë se jeta e personave me mbi peshë trupore mund të shkurtohet 20 vjet, nëse mbipesha fillon rreth moshës 20-vjeçare. Gjithashtu vihet re se një njeri i racës së bardhë me mbipeshë trupore mund të humbasë më shumë vite jetë se sa një njeri i racës zezake.
|
Përhapja e kancerit të gjirit dhe kurat për trajtimin e tij |
Çdo vit kanceri i gjirit zbulohet i pranishëm në më shumë se 1 milion gra në botë dhe më shumë se 400 mijë gra vdesin çdo vit nga kjo sëmundje. Instituti Kombëtar Amerikan i Kancerit thotë se numri i grave që diagnostikohen me kancerin e gjirit po shtohet. Studiuesit thonë se trajtimi varet gjerësisht nga terapia e përdorur, përdorimi i ilaçeve që reagojnë mbi qelizat specifike të kancerit. Studiuesit thonë se hapi tjetër është kombinimi i terapive specifike në mënyrë që pancientët me kancer të gjirit të mund t’i mbijetojnë sëmundjes.
|
A e dini se kozmetika zbukuruese mund të jetë e rrezikshme? |
Nëse i ka skaduar afati i përdorimit, mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin tuaj. Në bazë të hulumtimeve të reja është vlerësuar se vetëm ¼ e femrave i kushtojnë kujdes afatit të skadimit të preparateve për makijazh, ndërsa femrat tjera i përdorin ato edhe pas skadimit të afatit. Autorët e kësaj analize thonë se “ngjashëm sikurse ushqimi, produktet kozmetike mund të jenë shumë të rrezikshme për përdorim pas skadimit të afatit. |
Diabeti |
Diabeti është një sëmundje që karakterizohet nga nivel i lartë i glukozës në gjak. Mjekësia shpjegon se faktorët kryesorë që çojnë në diabet janë: gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshëm, mungesë aktiviteti fizik, mbipesha. Shumë doktorë nuk rekomandojnë marrjen e vitaminave e mineraleve me tableta. Ata thonë se njeriu i merr vitaminat që i nevojiten nga ushqimi i përditshëm si; fruta, perime, drithërat, etj dhe nuk ka nevojë për vitamina me tableta. Vitaminat që vijnë nga ushqimet kanë sasinë e duhur dhe janë të kombinuara në menyrë të përsosur. Por, megjithatë edhe tabletat bëjnë një punë të mirë në zëvendësimin e tyre.
|
Fëmijët shqiptarë, 1 në 7 është i kequshqyer |
Sipas raportit të një organizate për Shqipërinë, që merret me çështjet e fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, rreth 14% e të vegjëlve deri në 5 vjeç janë nën peshën mesatare. Shkak kryesor për këtë situatë janë kushtet e vështira ekonomike, në të cilat jetojnë shumë prej familjeve shqiptare. Rreth një e treta e fëmijëve shqiptarë jetojnë me 200 lek në ditë. Sipas raportit, kequshqyerja e fëmijëve nën moshën 5 vjeç ka pasoja të rënda jo vetëm për zhvillimin e tyre fizik, por edhe për zhvillimin mendor.
|
Si kurohet reumatizma? |
Reumatizma është shkaku i dytë, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, që shkakton më tepër paaftësi për punë. Më tepër se 50 % e njerëzve mbi 65 vjeç vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa kjo përqindje është më e lartë për gjininë femërore. Specialistët këshillojnë që duke u marrë me sport të paktën dy herë në javë, i bën mirë kockave, jo vetëm duke i forcuar ato, por edhe duke ndihmuar proçesin e kalçifikimit. Gjithashtu rekomandohent edhe marrja e tabletave multivitaminë, banimi në ambiente që nuk janë të ftohta, plazhi i përvitshëm ku e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites.
|
Kanceri në lëkurë |
Nëse një person ka nishane ai duhet të kryejë konsulta me mjekun specialist, në mënyrë që të evitojë problemet e sëmundjeve të lëkurës. Të dhënat tregojnë se çdo vit 293 meshkuj preken nga kanceri i lëkurës dhe 147 femra. Një në tre adoleshentë kanë probleme me aknet dhe më shumë se 40% e shqiptarëve kanë probleme me lëkurën. Shkaktarë të këtyre problemeve janë ndryshimi i mënyrës së jetesës, shtimi i ndotjes së ambientit, shtimi i dozave të detergjentëve. Dermatologu do të japë një informacion se çfarë lloj lëkure kemi dhe cilat janë produktet që duhet të përdorim.
|
Sëmundjet që prekin sistemin tretës (Kanceri në ezofag) |
Nga kanceri në ezofag preken kryesisht burrat dhe ky lloj kanceri është dy herë më vdekjeprurës sesa melanoma apo kanceri në lëkurë. Ekspertët thonë se kanceri i ezofagut shpesh duket i befasishëm. Në të shumtën e rasteve simptomat e tij shpesh shfaqen me shenja të zakonshme si kollë e vazhdueshme, dhimbje gryke, ose vështirësi në tretje, ndërsa shenja më shqetësuese është kur personi ka vështirësi të përtypë ushqimin. Ky lloj kanceri mund të trajtohet sukseshëm me operim e kimoterapi, nëse zbulohet në fazë të herëshme.
|
Kremi i tepërt shkakton infeksion |
Shpesh gjatë periudhës së dimrit njerëzit përdorin krem për zbutjen e buzëve sa herë që lëkura e tyre thahet ose plasaritet. Por shkencëtarët paralajmërojnë se lyerja e tepruar e buzëve me krem mund të bëhet shkak për infeksione. Ata tregojnë se kremi zbut lëkurën dhe e bën atë të pambrojtur nga bakteret dhe viruset e shumta. Pikërisht për këtë arsye ata këshillojnë që sasia e kremit ose pomadës kundër plasaritjeve të buzëve duhet të kufizohet në maksimum dhe mundësisht ky produkt të përdoret vetëm gjatë një moti tepër të ftohtë.
|
|