english site map home
 
- AH në Media
- Buletinet Mujore
- Sondazhet Javore
- Pyetje e Përgjigje
- Së Shpejti në AH
- Galeria e Fotove
- Letra nga Pacientët
- Histori Suksesi
- Informim
- Publikime
- Lajme Vital
 
Pacientët

Ana
Unë quhem Ana jam 17 vjec. Jam  balerinë në shkollën e baletit në vit të III-të dhe jam operuar nga menisku. Përshtypjet e mia për këtë spital janë shumë të mira duke filluar që nga doktori që më operoi që quhet Ergys e deri te infermieret që janë treguar shumë të sjellshme me mua dhe mbi të gjitha shumë të durueshme.
Ju kam shumë xhan dhe ta dini që sa herë të kërcej do të mendoj për ju se jeni ju ato që bëtë të mundur që unë të kërcej përsëri.

Ana

Eleni Bukasi
Tiranë më 01.03.2010

Unë quhem Eleni Bukasi. Jam shtruar në këtë spital para 7-të ditëve me ulcër në zorrën e trashë nga ku u operova me dy nga mjekët më të mirë kirurgë që rrallë i gjen nga dr. Lindita Shosha dhe nga dr. Muzafer Brati., të cilët treguan një përkushtim dhe një kujdesje të jashtëzakonshme për mua. Pështypjet më të mira kam gjithashtu edhe për të gjithë personelin e spitalit, që punojnë me aq përkushtim ndaj pacientit. Gadishmëria ka qënë në lartësinë e duhur si nga mjekët, in fermierët dhe sanitaret. Mendimet e mia do ti publikoj kudo që të jem dhe me këdo që të jem.
Po dal nga spitali me përshtypje jashtëzakonsht të mira  për komoditetin dhe cilësinë shumë të lartë dhe pastërtia në lartësinë maksimale, për këtë spital të mrekullueshëm. Falenderime të jashtëzakonshme nga unë si pacientja juaj dhe nga familja ime
Me respekt të madh

Eleni Bukasi

Fatmira Kondi
Tiranë më 25.02.2010

Quhem Fatmira, nga përshtypjet e mia më të mira për të gjithë personelin dhe deri tek më I vogli.
Falenderoj Spitalin Amerikan për përkujdesjen dhe përkushtimin e madh të personelit ndaj meje.
Falenderimet e mia të sinqerta

Fatmira Kondi

Arjola Baca
Tiranë, 23.02.2010

Stafit mjeksor të Spitalit Amerikan i uroj punë të mbarë në misionin e tyre, që besoj se e kryejnë më së miri.
Faleminderimet më të sinqerta për cilësinë e shërbimit që ofroni.

Arjola Baca

22.02.2010
Tiranë më, 22.02.2010

Të nderuar punonjës të institucionit,
Ka momente të vecanta në jetën e tij njeriu…
Të rilindësh tashmë nuk është ëndërr por realitet

Respekt dhe mirnjohje për të gjithë ju.

Majlinda Korra
Tiranë 21.02.2010

Quhem Majlinda jam mamaja e Leonardos pesë vjec. Jam shumë e lumtur që kam bërë djalin operacion për dëgjimin e veshit këtu në spitalin amerikan
Në këtë spital gjeta gëzimin e djalit tim që i erdhi dita për të folur edhe ai si të gjithë shokët e tij. Jam shumë e kënaqqur nga shërbimi I personelit.

Me respect
Majlinda Korra

Greta Dhosllari
Tiranë 21/02/2010

Jam Greta Dhosllari nga qyteti i Përmetit, jam 17 vjec . Kisha vite që doja të realizoja transplantin koklear në veshët e mi. Kjo u bë falë këtij spitali. Këtu u ndjeva shumë mirë nga stafi mjeksor nga shërbimi, nga pastërtia dhe cdo gjë.
Falë këtij spitali unë do të jem më e aftë për jetën time.

Me respekt Greta


Sami Sula
Sami Sula Mamaz Durrës

Me dt. 19/02/2010 jam operuar në Spitalin Amerikan me diagnozë me poliponoze në të dy anët. Operacioni është kryer nga prof. Wolfgang Gstottner,nga universiteti I Vjenës me dr. Emirjona Vajushi, dhe anestezisti si dhe stafi i sallës. Gjatë gjithë kohës ka patur shumë përkushtim nga gjithë personeli i spitalit. Në këtë mënyrë ju super falenderoj gjithashtu një falenderim vjen edhe nga familjarët e mi për shërbimmin spitalor mjek, infermier etj. Po kështu dhe kushtet shumë të mira si pastërtia. Një mirnjohje të vecantë kam për dr. Emirjonën që u kujdes shumë për mua para gjatë dhe pas operacionit. Konsideratë e vecantë për të gjithë, pritja shërbimi dhe cdo gjë do të thoja në standarte europiane.

Respekte
Sami Sula


Manjola Zaka
18/02/2010

Jam Manjola nga Tirana, u operova nga menisku. U shtrova këtu me një frikë të madhe, por falë punës tuaj të mjekut dhe punës së mrekullueshme të personelit largohem me përshtypjet më të mira. Urime dhe suksese gjithë personelit.

Me respekt
Manjola Zaka


Safete Bulku
Tiranë 12/02/2010

Quhem Safete Bulku
Jam nga Tirana . U shtrova në spital pa shpresa për jetën dhe në pak ditë gjeta forcën dhe kurajon, kjo falë stafit të pavionit. Sëmundja ishte shumë e rëndë por në cdo moment ndodhesha në duar të sigurta të prof. Besim Elezit, Dr. Arben Beqirit dhe Dr. Dorian Bozaxhi ishte për mua celësi I suksesit. Kam frekuentuar shumë spitale në botë, por vetëm këtu jam ndjerë si në shtëpinë time. Ju faleminderit që ky spital ekziston.

Përgëzime dhe falenderime. Mirënjohje dhe respekt gjithë stafit që treguan në cdo moment të palodhur  nga familja Bulku.
Fillimi | << |  1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2013 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11