| Pacientët
|
Dritan Vasili |
Me datë 09/09/2009 unë Ana Cenaj falenderoj gjithë stafin Amerikan për shërbimin që më kanë ofruar sidomos infermierët. Ju dua shumë dhe ju puth. Por një falenderim të madh dhe për doktorin Dritan Vasili.
|
Azemine Smira |
Unë Azemine Smira jam një pacjente nga Kavaja jam aperuar nga stomaku jam shum e knaqur për stafin e këtij spitali për shërbimin e tij që me kan ofruar. Në radh të parë Doktorve dhe stafit të infermjerve për shërbimin që kanë bërë, ju falenderoj nga zemra me respekt Azemine Smira.
|
Miço Gjini |
Jam pacient nga fieri. Përshtypjet e mia për spitalin "Amerikan" Laprakë, Tiranë janë si më poshtë: Po i përmbledh me pak fjalë. Ambjent shumë i këndshëm e ndjen veten si në shtëpin tënde.Ndon se ka shumë kërkesa ,u ipet zgjidhje me përkushtim , durim dhë dashuri profesionalë. Aftësia profesionale e stafit të mjekëve është për tu admiruar. Po në esenca më e rëndsishme është se si atë e përcon të pacienti. P.sh. nuk mund të le pa pëmendur Prof. Besimin , Benin, Dorin,Enon të cilët unë e ndjej se se në shërimin tim të shpejt ka influencuar.Vec cilsis profesionale sjellja e tyre ,gojë ëmbël,sikur janë pjesë e rritit tonë familjar. Harrojmë dhimbjet nga komunikimi me t'a.Po kështu personeli i mesëm vajza të reja, të sjellshme, të përkushtuara, shumë të komunikueshme. K/infermirja Bruna, Bruna tjetër,Valbona ,Alda e tjera të më falin që nuk po u a përmënd emrin.Fjalët më të mira duhen thënëpër personelin e sanitareve të cilat janë shumë të përkushtushme si pjestare të familjes. Të më falni po do dëshiroja që edhe ambjenti i jashtëm të kthehet më i këndshëm. Këto janë përshtypjet e mia për pakë ditë . Ju urojë suksese të më tejshme në detyrën tuaj fisnike humane. Me respekt pacienti Miço Gjini Tiranë,08.09.09
|
Martin Dapi |
Tiranë 05.09.2009 Me lejoni nga zemra ime tju shpreh disa falenderime. Unë i nënshkruari Martin Dapi gjej mbështetjen tju falenderoj për një staf të shkëlqyer që arrita ta konceptoj ndaj vëmendjes sime kundrejt shërbimit që ju e shfaqët në njeriun tim "Shefki Aga" Tashmë kini bërë emër nga punët që keni kryer me sukses, por vëmëndja ime ngel në zemërsinë tuaj që i keni kushtuar, dhe vazhdoni nga dita në ditë ti kushtoni. Kisha dëgjuar por ja arrita ta vërtetojë për spitalin tuaj. Tani që po shkruaj kamë mbushur plot 20 orë që qëndroj në këtë ambjent. Njeriu im vazhdon po përmirson nga ora në orë për operacionin e kryer gjat ditës së (premte).Operacioni ishte i rëndë për njerin tim të afërm, dhe për mua por me stafin e shkëlqyer të juajin është shumë më e lehtë. -Tashmë mëngjesi afroj dita po zbardhen bluzat e bardha do shtohen zemra ime për spitalin "Amerikan" do jetë e hapur për tju nënshtruar. Po e mbyll me zemërsinë e gjithë këtij stafi të shkëlqyer ju uroj të vazhdoni kshu dhe të jeni po kto që un arrita tju vlerësoj. Me respekt Martin Dapi Tiranë 06.shtator 2009
|
Neim Baballëku |
Personelit të kirurgjisë së spitalit! Unë Neim Baballëku u operova nga tëmthi dhe brenda një periudhe shumë të shkurtër jam shumë mirë, falë shërbimit tuaj të përkryer të mjekëve dhe infermierëve Jeni personel i mrekullueshëm Jemi shumë të kënaqur me shërbimin, kushtet dhe gjithcka që na është ofruar në këtë spital. Me respekt familja Baballëku Neim Baballëku
|
Unë Myfit Cirilami shtrohem në këtë spital për të operuar stomakun. Jemi shumë të kënaqur për shërbimin special dhe të kulturuar të personelit Ju jam shumë mirënjohës Myfit Cirilami
|
Niko Kosta |
Shtruar në këtë spital rreth datës 9/8/09 për infeksion sysh. Nga diagnostikimi dhe mjekimi jam shumë I kënaqur. Jam shumë i kënaqur nga stafi mjeksor si nga dr. Teuta ashtu edhe infermieret që shërbejnë me zell e të palodhur gjatë 24 orëve Urojmë që ky spital të vazhdojë punën e tij humane në këtë rrugë të mirë që ka tani. Pacienti Niko Kosta Dt. 19/09/2009
|
Dt 04/08/2009 Pas një ndërhyrje kirurgjikale dhe një javë qëndrim në spitalin tuaj mbetem falenderues ndaj të gjithë stafit drejtues të spitalit. Shumë komunikues dhe shpresëlënës që rrisin besimin të pacientët për fjalët komunikuese të mjekëve si Arben Beqiri dhe Dorian Bozaxhi, mjek të cilët ndjekin hap pas hapi ecurinë e shërbimit ndaj pacientit. Personeli infermieror ka qenë mjaft korrekt, komunikues dhe të papërtuar dhe mbi të gjitha dora organizuese e këtij personeli. Në spital ka mjaft higjenë e pastërti.
Përshëndetje nga pacienti
|
Bere Dobra |
Jemi shumë të kënaqur nga shërbimi i personelit me pastërtinë e ambientit dhe me ushqimin. Nuk kemi asnjë pakënaqësi Ju falenderojmë për shërbimin Me respekt Bere Dobra
|
I dashur personel! Jemi shumë të kënaqur nga shërbimet që Spitali juaj ofron. Na pëlqen higjena, ushqimi dhe komoditeti që I jepet pacientit Falenderoj dorën e doktorit Onder Me respekt Kaje Peti! Urime! Dt. 31.07.2009
|
|