| |
|
|
| Pacientët
|
e premte 30.7.2009 Po filloj me emrin e mirë që ka ky spital me kordonatore Dhuratën që na lidhi. Përshtypje më ka bërë prezantimi në castet më të vështira të doktor Sadikut me ne. Ky profesor na dha shpresën sapo pa diskun e rezonancës. Saktësia gatishmëria e tij na habiti jashtëzakonisht ndërkohë që mjekët e tjerë shqiptarë e kishin me shumë frikë. Me shpresën e madhe erdhëm në datën e caktuar në këtë spital. Me ardhjen këtu pamë një gatishmëri të madhe nga gjithë personeli i mesëm Brunën, Majlindën, Aldën të cilat janë vajza shumë të sakta në profesion dhe të mirësjellshme. Dita e parë e ardhjes më ka bërë përshtypje perzantimi me doktor Dorjan Bozhaxhi i cili dhe nga ana psikologjike më ka ndihmuar shumë në ato momente të vështira duke më siguruar se do të kem një ekip mjekësh të kualifikuar.Vecojmë nga ky ekip doktor Arjanin dhe Dr. Enedin me shumë optimizëm. Me afrimin e orës së operacionit rritet ankthi im. Ardhja e profesor Sadikut angazhoi gjithe personelin.Unë si person as nuk e pashe profesorin por ndjeva angazhimin e plotë të tij. Të nesërmen takova direkt ate. Më bëri përshtypje shkathtësia dhe siguria e tij dhe gëzimi që më dha duke më thënë se cdo gjë është shumë mirë.Unë si pacient dhe vetë mjek Berhan Trashani e kuptoj rëndësinë e aftësisë së tij dhe i uroj suksese në punën e tij të bëhet një person tepër i rëndësishëm në profesionin e tij , të ketë shëndet dhe lumturi familjare.
Mjek stomatolog Berhan Trashani Me shumë nderime për të gjithë.
( p.s me dorën e tij që po rehabilitohet ka bërë firmë.)
| Ilir Bardhi | Unë sot dal nga ky spital i mrekullushëm i cili më ka mbajtur shum ngroht në këto dit që ishin më të vështirat e jetës time, por i shprehje thot ç'far nuk të vret të bën më të fort,një faqe e re hapet sot n’jetën time. Falenderoj doktorrin turk i cili ka bër të mundur funksionin perfekt të këmbës time. Kam qën një adoleshent i keq por tani po kuptoj që çdo gjë ka një gjë pas, kshu që jam shum i lumtur që jam gjall sot. Kam një dashuri të papar për familjen time dhe për jetën, Jeta ësht e bukur jetojeni!!! Ilir Bardhi | Hajri Derko | Me shume respect dhe nje considerate teper te larte per spitalin amerikan. Du ate falenderoj dr. Edvin Priftin qe ne momentin qe e takova e ndjeva veten shume te qetesuar, i uroj ketij doktori te mrekullueshem fat dhe suksese te metejshme. Falenderoj te gjithe ekipin e doktoreve qe me operuan Personeli i reanimacionit jane te gjithe shume te pregatitur profesionalisht, i falenderoj shume per perkushtimin e tyre ndaj meje. Po ashtu falenderoj edhe stafin e pavionit i cili ishte i perkryer.
Ju faleminderit, Hajri Derko | Ahmet Kera | Une jam Ahmet Kera dhe jam shtruar ne kete spital per kurimin e zemres. Jam shume i kenaqur nga ky spital duke filluar nga doktoret e deri tek sanitaret. Ju falenderoj shume te gjitheve, spitalin amerikan si dhe stafin e tij.
Me respect, Ahmet Kera | Arben Kundraxhiu | Jam nje pacient nga Elbasani quhem Arben Kondraxhiu. Shrohem ne kete spital me date 14/02/2009 dhe me pas operohem nga 2 bajpase. Gjate gjithe procesit te analizave ne godinen tjeter pashe nje staf shume te rregullt, nje personel i shpejte dhe i palodhur. Shtrohem per te kryer nderhyrjen dhe edhe atje gjej nje staf te njejte me keta te paret. Cdo ekip i ketij spitali eshte i mrekullueshem, si diten ashtu edhe naten. Pra ketu u linda per punen e madhe te ketij spitali, nje te vertete shume te vecante qe ka ky spital eshte fakti se cdo mengjes vjen grupi i doktoreve dhe ben vleresimin e dhe gjendjen e pacienteve dhe njekohesisht mjeket ne kete spital konsultohen me njeri tjetrin per gjendjen e pacientit. Gjate qendrimit tin prej 11 ditesh nuk pashe asnje pacient apo staf te ketij spitali duke bere pazare. Nje ane e mire kjo qe iv e frerin korrupsionit. Ju falenderoj te gjitheve
Me shume respect, Arben Kundraxhiu | Hasan Shehi | Une pacienti Hasan Shehi i shtruar ne kete spital per operacionn zemre (bajpas)banor i qytetit te Tiranes. Qe nga moment qe jam shtruar ne kete spital jam befasuar nga sherbimi shume cilesor nga ekipi i infermieristikes se reanimacionit ku benin nje sherbim shume te perkushtuar, u jam shume mirnjohes si Geni, Bona, Marjusi etj. Edhe kur dola ne pavion pas dy ditesh edhe ketu nje ekip infermieresh shume korrekt dhe te edukuar si Tani, Edi, Thanasi, Djana, Dorina etj. E njejta pershtypje dhe per ekipin e doktoreve si turq ashtu dhe shqiptar ku ne cdo kohe ishin te perkushtuar per tu gjendur aty kur pacienti kishte nevoje. Largohem nga ky spital me pershtypjet me te mira . Ndersa per vizitat duhet zbatuar orari i lenies se tyre. | Gerta Domi | Une quhem Gerta Domi, banjo ne qytetin e kukesit. Jam student e vitit te trete ne universitet. Kur kam qene ne gjimnaz shquhesha per hartime dhe fjale te bukura, por historia qe do ju tregoj eshte e perjetuar nga vete une dhe eshte e veshtire ta shprehesh ate ne kete liber. Ne 19 nentor jam shtruar ne gjendje te rende ne QSUT. Aty mesova qe vuaja nga veshkat, dhe me te thene te drejten mendova se do ishte dicka e lehte dhe kalimtare pasi nuk kasha vuajtur asnjehere nga veshkat. Ditet qe kalonin ne spital me dukeshin muaj dhe muajt shekuj. Ishte e tmerrshme pasi kasha lene jeten dhe ndihesha si e burgosur brenda atij spitali qe te shtinte te dridhurat. Vuajtjet ne cdo cep te tij me benin te ndihesha edhe me keq. Aty fillova hemodializen dhe kuptova qe jeta kishte rezervuar kete fat per mua, dhe me ndihmen e mjekeve, infermiereve dhe sidomos prinderve te mi u mesova ta pranoj ate gjendje. Zoti nuk lejoi q eta vazhdoj dializen me shume se nje muaj dhe me dergoi engjellin me te mire ne bote Dr. Arjanen e cila me durimin dhe dashurine e nje nene me dha lajmin e gezuar qe do te beja transplant. Mami im do te ishte dhuruesja. Me ne fund me 27/01/2009 bera transplantin ne spitalin amerikan ku kishte financuar shteti. Ne kete cast mami im me dh ajeten per te dyten here. Ate date fillova jeten sin je njeri normal. Kaq pak kam shkruar dhe jam shume e ngarkuar emocionalisht pasi qe shume e veshtire dhe e rende periudha qe kalova para transplantit. Ne fillim Falenderoj me gjithe zemer dr. Arjana Strakoshen per punen e saj kundrejt meje. E bekofte zoti ate dhe familjen e saj. Falenderoj te gjithe spitalin amerikan me stafin e tij te mrekullueshem Falenderoj dr. turk dhe dr. Arjanin i cili eshte kujdesur per mua Gjithashtu nje falenderim te vecante kam per doktoreshat e palodhura dr. Fionen dhe dr. Arjeten. I uroj jete te gjate deh zoti i shperblefte per punen e tyre kundrejt nesh. Falenderime te vecanta kam edhe per grupin e reanimacionit. Ata qe kane qendruar non-stop 24 ore me ne kane qene infermieret permend ketu Olen,Donen, Elen, Mirelen,Dorinen, Erin, Edin, Tanin Ju uroj fat dhe lumturi ne jete.
GERTA
| Qemal Bardhoshi | Une quhem Qemal Bardhoshi, i lindur dhe banues ne qytetin e Cerrikut. Jam shtruar me pare ne spitalin e Elbasanit nga semundja e veshkave. Kam bere dialize per rreth 1 vit. Nga bisedat e shumta me mjeket me sugjeruan transplantin. Mbas shume perpjekjesh per te siguruar anen financiare gjithca u regullua. Transplanti u krye ne spitalin tuaj. Dua te falenderoj shume ekipin e mjekeve nga turqia si dhe mjeket shqiptar, dr. Arjanin i cili cdo dite vinte me vizitonte dhe me pyeste per cdo problem. Falenderoj dr. Fjonen, dr. Arjeten te cilat na kane qendruar prane cdo dite. Falenderoj stafin e reanimacionit ku kaluam une dhe motra ime e cila me dhuroi veshken. I falenderoj te gjithe pa perjashtim per perkushtimin e tyre ndaj nesh. Ju urojme jete te gjate suksese te gjitheve.
Pacienti Qemal Bardhoshi | Gani Peza dhe Nezir Gashi | Ne jemi dy paciente nga Peza dhe nga Kosova qe na bashkoi ky spital dhe fale punes se palodhur te ketij personeli u rikthyem ne jete. Me gjithe zemer falenderojme grupin e mjekeve kryesor per punen e shkelqyer nga ana profesionale, per humanizmin e larte dhe komunikues qe kane bere ndaj nesh duke sakrifikuar edhe kohen e tyre te lire ne sherbim ndaj nesh. Gjithashtu falenderojme gjithe personelin e infermiereve qe te palodhur ishin ne cdo cast prane nesh. Dhe kudo qe te jemi nuk mund ti harrojme keto djem e vajza qe me buzeqeshjen e tyre dhe te papertuar gjithmone na u gjenden prane ne keto moment te veshtira qe kaluam. Vlejne per tu lavderuar edhe personeli sanitar per pa pertueshmerine ne cdo moment dhe ne cdo kohe. Edhe nje here ju falenderojme nga zemra, jete te gjate dhe pune te mbare per ti sherbyer popullit shqiptar.
Nga Gani Peza dhe Nezir Gashi | Aristotel Borri | Falenderimet me te perzemerta per te gjithe stafin e spitalit duke filluar qe nga mjeket, infermieret , sanitaret qe ishin te palodhur ne cdo moment. Nje staf i shkelqyer human, punetor gojeembel, qe te jepnin jete. Keto vajza e djem te rinj qe jane plot jete e gjalleri ne na e shtuan jeten perseri. Falna o zot keto djem e vajza dhe me rrugen e tyre te vazhdojme te ecin brezat qe do te vijne. Ne po largohemi nga spitali me pershtypjet me te mira dhe me pak humor por e vertete e kemi quajtur (spital me 5 yje) dhe stafi me 7 yje. Ju falenderojme me gjithe zemer vazhdoni, keshtu qofshi gjithmone.
Nga Aristotel Borri bashke me familjen. | | |
|