| Pacientët
|
Vide Muzaka |
Une jam Vide Muzaka operuar ne spitalin per nderrim proteze ne kembe. Po shkruaj keto pershtypje me shume respekt. Falenderimet e medha i kam per prof dr. Panajot Boge qe eshte nje specialist, qe eshte fat I madh te te operoje dhe ja doli me sukses ne nje operacion te shkalles te larte te veshtiresise. Falenderoj dhe dr. Ervin Priftaj qe asistoi dhe me kuroi ne vazhdimesi. Vleresoj punen e te gjithe asistenteve te tjere per suksesin e operacionit dhe te gjithe personelit qe me sherbeu me korrektesi dhe profesionalizem gjate 7 diteve. Jam e kenaqur dhe vleresoj qetesine kushtet dhe higjenen qe ofron ky spital.
Me respekt, Vide Muzaka |
Spiro Kuqi |
25/06/2009
Une qe po shkruaj keto rreshta Spiro Kuqi. Jam nga qyteti I Korces. Jam shtruar ne kete spital para 8 diteve duke pasur nje infeksion te rende ne kemben e majte (pulpi). Gjate periudhes se shtrimit personeli I infermiereve kene treguar ndaj meje nje educate profesionale te jashtezakonshme, nje culture absolute ndaj meje, komunikim njerezor dhe familjar, te papertuara per te sherbyer si diten dhe naten. E vecanta e ketij sherbimi ka qene sidomos mardheniet e krijuara ne raportin spital-pacient ku ne keto mardhenie bakshishet dhe dhuratat nga pacienti ndaj tyre nuk egzistonin fare. Ky personel jo vetem qe nuk pranonte te tilla, por nuk te lejonin ti zije me goje gjera te tilla. Falenderoj ne vecanti kirurgun turk I cili me nje profesionalizem te vecante me veprimet dhe sjelljen e tij, jo vetem te operonte port e lehtesonte dhimbjen. Interesimi I tij edhe pas daljes ka qene I perditshem dhe korrekt. Nga ky operim une jam I bindur se ne kete spital mjeket jane te specializuar dhe kualifikuar. Te jeni krenar si institucion per kete personel te shkelqyer qe keni zgjedhur per ten a sherbyer ne si pacient. Edhe njehere faleminderit dhe mbaresi ne jete.
Me respect, Ish pacienti Spiro Kuqi |
Bukuroshe Gega |
Tirane, 24.06.2009
Jam Bukuroshe Gega bashkeshortja e Hir Giges I cili u operua nga minisku. Jemi shume te kenaqur nga doktor Ergysi si dhe nga I gjithe stafi qe punon ketu. Jane te gjithe te edukuar I sherbejne pacientit shkelqyeshem, si dhe ka dhe nje pasterti te papare.
Me respect, Bukuroshe Gega |
Etleva Laro |
Tirane 19.06.2009
Une jam Eva vajza e Antigona Laros e cila beri nje nderhyrje per gure ne temth (kolicistit akut). Operacioni doli me sukses dhe gjendja pas operative eshte shume e mire, kjo fale punes se mrekullueshme e profesionale te dr. Arbenit dhe dr. Dorianit. Stafi I infermiereve ka punuar me shume mirsjellje dhe korrektesi.Per ta perkufizuar me nje fjali, largohemi me pershtypjet me te mira.
Me respekt, Etleva Laro. |
Mimoza Hakani |
Tirane, dt. 19.06.2009
Une pacientja Mimoza Hakani dje iu nenshtrova nje nderhyrje kirurgjikale per heqjen e temthit. Operacioni fale zotit dhe aftesive profesionale te doktorit (Arbenit) dhe asistenteve te tij shkoi shume mire. Dhe pas operacionit perkujdesja e stafit spitalor ka qene ne nivelin e duhur. Gjithashtu dhe higjena dhe cilesia e sherbimit jane per tu vleresuar. Perfundimisht vleresimet jane shume positive per te gjithe stafin.
Me respekt, Mimoza Hakani |
Ferijat Danaj |
Dt. 16/06/2009
Problemi yne ishte prostate. Tani nuk eshte me. Lidhur me operacionin, trajtimin dhe sherbimin kemi pare mjaft perkujdesje dhe humanizem. Ju lutem vazhdoni me kete fryme. Keni mirnjohjen tone.
Me shume respekt, Ferijat Danaj |
Begator Bylyku |
Tirane. 16/06/2009
E vleresoj shume: interesimin, trajtimin dhe sherbimin ne radhe te pare nga ekipi mjeksor dhe nga I gjithe personeli tjeter I ketij spitali. Falenderoj Dr. Dorianin dhe dr. Arbenin per menyren e diagnostikimit te semundjes time. I uroj ketij spitali pune te mire.
Me respekt, Begator Bylyku |
Marie Liko |
Tirane. 11/06/2009
Quhem Marie Liko e operuar nga krahu, ketu nga stafi juaj mjekesor. Erdha me pershtypjet me te mira dhe largohem e bindur per miresine dhe mbeshtetjen. Ju falenderoj dhe ju jap bekimet e mia. Infermieret ishin te komunikueshme dhe bashkepunuese. Kordinatorja perfekte ne mardhenien e saj me ne dhe plot kuptim. Prof dok. Kenan ishte nje person teper human pervecse nje mjek I zoti. Thank you for everything!
Me respekt, Marie Liko |
Hektor Toto |
Tirane 10.06.2009
Se pari dua te falenderoj stafin e doktoreve qe moren persiper te kryejne operimin tim.
- Dua te falenderoj shume doktorin e ri dhe te falenderoj zotin Arjan Hodo per duart e tij te arta.
- Falenderoj doktorin me respekt zotin Ened Kacorri per perkushtimin e treguar ndaj meje pas operacionit, I palodhur ne pune.
- Uroj si keta mjeke te rinj te kete sa me shume ne Shqiperi.
- Dua te falenderoj ne maksimum stafin e infermiereve per profesionalizmin e larte dhe perkushtimin e madh qe kane per punen me pacientet dite edhe nate.
- Gjithashtu falenderojme edhe stafin e sanitareve per perkushtimin ndaj punes duke mos e neglizhuar ate per asnje cast.
Dua te falenderoj administraten per kryerjen e egzaminimeve ne kohe te shpejte dhe per sherbimin shume te shpejte qe na ofruan. Uroj qe spitale te tjera te ndjekin shembullin tuaj, dhe te tille te kemi sa me shume ne shqiperi. Ju lumte!
Pershendetje,
Hektor Toto |
Viktor Marini dhe familja |
Une i nenshkruari Viktor Marini pacient nga qytei i Beratit. Isha I semure nga stomaku, jam vizituar ne dy spitale te tjera nuk isha I sigurt per kte nderhyrje. Kisha degjuar per spitalin tuaj dhe vendosa te bej nje vizite. Qe ne momentin e pare kur une hyra ne kete spital ndjeva nje lloj sigurie. Jam shume i kenaqur nga te gjithe pa perjashtim, duke filluar nga prof. Besim Elezi, dr. Arben Beqiri, dr. Dorjan Bozanxhi. Gjate qendrimit tim ne spital sherbimi ishte i perkryer.
Ju pergezoj per kete spital Viktor Marini dhe familja |
|