| Pacientët
|
Gjela Gjoka |
Jam nje njeri I cili kam vuajtur shume ne jete. Jeta me ka vene shume here ne pozita shume te veshtira. Me e keqja eshte se mbas disa vitesh, pas nje gabimi shume te vogel ne femijeri solla teper vuajtje tani ne pleqeri. Pothuajse te gjitha shpresat I kasha te humbura, shkoja ne cdo vend, ne cdo spital ne cdo faltore vetem e vetem per te gjetur nje sherim per kemben. Mbas shume e shume kerkimesh degjuam per spitalin amerikan. Qe ne viziten e pare degjova ndjeva nje siguri ne vetvete, ndjeva se kisha ardhur ne duar te sigurta.Mbas shume analizash dita e operacionit po afronte. Ne ate cast ndjeva nje frike shume te madhe, ndjeva se jeta do te me ndryshonte, dhe net e vertete ashtu ndodhi. Ditet kalonin dhe une dita dites permiresohesha. Nje respekt te vecante doktoreve qe me operuan dhe nje falenderim te gjithe stafit te spitali. Na keni lene mbresa te vecanta. Jeni te mrekullueshem. Me pak fjale me te miret.
Me respekt te vecante Gjela Gjoka
|
Luftar Kastrati |
Edhe une si gjithe te tjeter do te shkruaj dy fjale ne kete liber. Quhem Luftar Kastrati nje shok i pacientit Suhareka e Kosoves Mehmet Voci. Me te ardhur ne kete spital gjetem ketu nje staf te mrekullueshem dhe shume profesional, nder ta ishte dhe mjeku Z. Dritan Vasili qe mori persiper operimin ne vesh te shokut tim. Doktori, nje djalosh i ri, por shume i zgjuar e shume talent, eshte kenaqesi per mua qe i dha rasti ta njoh kete doktor. Me ka bere shume pershtypje menyra e komunikimit me pacientin, njeri qe te jepte kurajon. Se dyti spitali eshte shume komod dhe sherbimi shume i shpejte dhe i kulturuar.
I falenderoj te gjithe stafin per gadishmerine dhe perkushtimin ndaj pacienteve, e sidomos per sherbimin qe i kane bere shokut tim. Dt.21/05/09
Me shume respekt Luftar Kastrati
|
Xhavit Veselaj |
Jam familjar I pacientit nga Kosova me emrin e spitalit tuaj na njoftoi nje mjeke nga Prishtina, se eshte nje spital me standarte europiane so dhe staf professional. Na zuni ne goje mjekun e njohur Dr. Dritan Vasilin nje mjek i ri por kuader i forte, dhe vertete i mirei komunikueshem i kjarte, i qete transparent dhe mjek i mire. Faleminderit, respektet per doktorin. Stafi shume nivel, pastertia po ashtu, hyrja e spitalit, kopshti, jane te rregulluar. Falenderoj sherbimin dhe stafin e spitalit.
Me respekt Xhavit Veselaj dt. 21/05/2009 |
Shtjefen Doci |
Tirane me 21 Maj 2009 Ky shqiptar na ka kthyer besimin tek mjeksia shqiptare. Jemi disi te lehtesuar qe nuk na duhet ti hedhim syte pertej detit, kur kemi nevoje per kurim. Jemi mahnitur me sherbimin shume cilesor kujdesin ne menyre te vazhdueshme te mjekeve dhe infermiereve, si dhe pastertine e ambjenteve te spitalit. Duam te falenderojme tre kirurget. Dr. Besimin, dr. Arbenin dhe dr. Dorin jo vetem per aftesite por edhe per gadishmerine e tyre per yu ulur „kembekryq“ me pacientin dhe me familjaret. Gjithashtu na kane mbetur ne mendje infermieret Thunusi, Ela dhe Vali.per punen shume te mire te tyre por edhe per mardhenien qe vendosin me pacientin, kjo pa lene menjane te gjithe personelin ne pergjithesi
Me respekt Shtjefen Doci
|
Vlash Bakri |
17/05/09 Quhem Vlash Bakri dhe vi nga qyteti i Durresit. Erdha ne kete spital per tu kuruar nga nje semundje e merzitshme. Ne fillim isha paksa i frikesuar, por duke pare pikpamjen dhe stafin e kualifikuar ne kete spital u lehtesova. Ndihem shume mire qe tek ne egziston nje spital i tille ku njerezve u jepet nje mundesi dhe nje shprese per te vazhduar jeten. I jam shume mirnjohes prof. Dr. Besim Elezit dhe dr. Arben Beqirit pa perjashtuar dr. Dorjan Bazanxhiun e stafin e infermiereve. Ju dhe spitali do te zini gjithmone nje vend te vecante ne zemren time. Me respekt nga pacienti Vlash Bakri |
Romeo Tarja |
Tirane 16/05/2009 Te shkruash per institucionin tuaj eshte nder per mua. Te kurohesh ne institucionin tuaj eshte fat dhe siguri per jeten tone. Duke u nisur nga kjo ne sdo te pushojme se reklamuari punen e shkelqyer njerezore e shume profesionale te personelit mjeke e deri te sanitaret te ketij institucioni. Jemi shume te kenaqur dhe shprehim mirenjohjen e thelle per kirurgun turk Hakan dhe ekipin e tij i cili gjate operimit tim (hunde plastike) kane treguar kujdes e perkushtim ndaj meje. E ndjej veten te lumtur dhe te sheruar plotesisht. Me nderime dhe respekt Romeo Tarja
|
Majlinda Hoxhaj |
17/05/2009 Jam nje paciente nga Tirana e operuar per rinoplastik nga doktori turk Hakan. Jam shume e nga sherbimi ne spital vecanerisht I infermiereve dhe komplet stafit qe me sherbyen si dhe kushteve te spitalit Me respekt Majlinda Hoxhaj
|
Bledar Cela dhe Astrit Kolli |
14/05/09 Jemi dy paciente nga Lushnja dhe nga Tirana. Jemi te dy te nje mendimi. Kemi mbetur shume te kanaqur duke filluar nga pastertia, sherbimi i infermiereve e deri te doktoret dhe ne vecanti doktor Ergysin e falenderojme nga zemra. Po jua them sinqerish se ky eshte nje nga gjerat me te mira qe eshte bere ne Shqiperi deh urojme qe te vazhdoje i tille duke u zgjeruar edhe ne qytete te tjera. Me respekt Bledar Cela dhe Astrit Kolli
|
Harrilla Aleksi |
12/05/2009 Jam nje pacient I operuar nga prostata me dr. Arjanin dhe Enedin. Emri im eshte Harilla Aleksi dhe jam nga Tirana. Kam mbetur I kenaqur nga niveli I sherbimit, pastertia, rregulli dhe niveli I professional I ekipit mjekesor. Mendoj qe ky spital mund te krahasohet me nivelet e spitaleve te huaja. Gjithe personeli na ka sherbyer ne kohe dhe me dashuri. Ju falenderojme per punen dhe sherbimin tuaj.
Me respekt Harrilla Aleksi |
Fiqiri Zeneli |
Dt. 12/05/2009 Jam pacient i operuar me prostat nga dr. turk, jam nga qyteti I Tiranes, me quajne Fiqiri Zeneli. Jap pershtypjet me te mira lidhur me trajtimin mjekesor deri tek sherbimi i cili mendoj se ishte teper professional, pasi brenda 4 diteve jam ne gjendje te kryej vete sherbimet individuale. Ve ne dukje se ky spital kia nje komunikim shume te mire me pacientin. Cdo gje vihet ne dispozicion. Mirenjohje per Ju
|
|