english site map home
 
- AH në Media
- Buletinet Mujore
- Sondazhet Javore
- Pyetje e Përgjigje
- Së Shpejti në AH
- Galeria e Fotove
- Letra nga Pacientët
- Histori Suksesi
- Informim
- Publikime
- Lajme Vital
 
Pacientët

Valentina Riza
Pershtypjet me te mira per spitalin tuaj ku gjetetm zgjidhjen per problemin tone shendetesor. Falenderojme mjeken radiologe Iris qe me egzaminimin qe beme na orjentoi drejt zgjidhjes te nevojave. Mirnjohje te vecante ekipit te kirurgeve qe me operuan professor Besim Elezi , dr Arbeni dhe dr. Dorjani me shkathtesin e tyre me hoqen te keqen dhe me krijuan bindjen se do jem me mire ne te ardhmen. Falenderoj gjithe personelin e mesem mjekesor dhe personelin sherbyes qe ne momente te veshtira me qendruan prane.
Uroj shendet dhe suksese per te gjithe. Uroj zgjerim dhe shtim te aktivitetit. Te gjithe spitalet ne sherbim te popullit

Pacientja 
Valentina Riza
24/03/2009


Bajram Sadria

Jemi shume te kenaqur nga sherbimi i spitalit. Kushtet jan eshume te mira. Une jam shume i kenaqur edhe nga shrbimi i guzhines. Personeli eshte shume i dashur te trajtojne me respect. Ne kete spital jam shume i kenaqur edhe nga kushtet te cilat nuk me ka munguar asgje. Jam shume i kenaqur qe nga sanitaret deri te sherbimi mjekesor. Spitali eshte goxha i paster dhe ka shume rregull

Faleminderit te gjitheve!

Me respekt 
Bajram Sadria
22/03/2009



Engjellushe
Jemi shume te kenaqur per sherbimin si nga mjeket infermieret e te gjithe personeli.
Falenderojme vecanerisht mjeket Ervin Priftaj dhe mjekun turk per sherbimin dhe sjelljen. Per te gjithe edhe nje here falenderime. Dhe suksese ne punen tuaj. Kisha verejtje per krevatet jane pak te forte dhe na krijuan pak veshtiresi ne levizje.

Me shume respekt 

Engjellushe
22/03/2009



Deshira Zin
Mjedisi i spitalit eshte shume i bukur dhe i paster. Ky mjedis te ndihmon dhe nga ana psikologjike, para se te hysh ne operacion.Ajo qe me ka lene mbrese eshte embelsia sheruese e mjekeve, por vecanerisht komunikimi i thjeshte dhe i embel i mjekut Edvin. Gjithashtu me beri pershtypje mosha shume e re e stafit dhe qe kishte komunikim te mrekullueshem. Nuk mund te le pa falenderuar sanitaret, te cilat me duket se i lodha pak. 
Faleminderit te gjitheve! Ju uroj sa me shume suksese!
Me shume respekt

Deshira Zin

21/03/2009


Enver Veizi
Tiran me 07/06/2009
Jam shtruar ne kete spital per operim (Tumor lekure). Falenderoj Doktor Hakanin per sherbim shume te mire si dhe stafin qe na sherbeu per mjekime etj. Ju falenderojme familjarisht.

  Pacienti
  Enver Veizi

Emine Beshaj

Spitali eshte i kushteve te larta dhe me nje higjene te paster.

Do te thosha se Dr. Ervin Priftaj si dhe personeli punojne me perkushtim me pacientin.

Ju falenderojme per sherbimin e ofruar 

Meshume respekt

Emine Beshaj dt. 10/03/2009 



Ing. Skender Skrapari
Pak per aq shume falenderime.
Nuk jam letrare por Ing ndertimi prandaj do me falni per ndonje gabim ne doreshkrim
Banoj e punoj ne Durres prej afro 50 vitesh . Nga mesi i shkurtit pata bllokim urinal dhe ne spitalin e durresit vendosa kateter. Konsulta e atjeshme me rekomandoi te benja nderhyrje kirurgjikale. Nga shtypi kasha lexuar per kete spital dhe vendosa qe ta beja ketu nderhyrjen kirurgjikale. U paraqita te Dr. Ened Kacorri ne pamje te pare nje djale simpatik dhe shume buza gaz, mbasi mora rekomandimin per analizat pesova nje shok emocional per organizimin e personelit te pranimit dhe analizave te drejtuara nga manaxherja Dhurata ku me te vajta u perballa me djem dhe vajza shume simpatike ne komunikim dhe profesionalizem.
Kur kthehem ked r. Enedi me analizat perkatese perballem me Arjan Hodon qe ne komunikimin e pare me kete njeri vendosa qe nderhyrja kirurgjikale te behet nga keta te dy. Dhe mira bera dy te rinj me duar te art ate palidhur dhe ne cdo moment prane kurimit. Per te most a zgjatur urimet me te perzemerta jete te gjate ketyre dy mjekeve ne karrieren njerezore, Mbresa me la dhe Dr. anestezistja Marjeta. Mbas operimit 3dite, 3 turne personeli i sherbimit infermieror e sanitar ne nivel superior besoj europian, te me falin per mos vendosje emrash port e gjithe ne cdo turn ishin nje. Ky personel sherbimi eshte shume i kualifikuar profesionalisht me culture sherbimi shume te komunikueshme, shume njerezore. Dhe perfundimisht sherbimi i ketij personeli me lehtesoi shume gjendjen emocionale te semundjes.
Per se fundmi urime-urime drejtueseve te ketij spitali per organizimin, disiplinen, kulturen mjekesore qe kane vendosur ne kete institucion shendeti.
Ishaha si ky u befshin ne gjithe shqiperine

Faleminderit te gjitheve 

Me nderime
Ing Skender Skrapari  
06-09 Mars 2009

Mezan Selimaj

23.11.2007
Jam një djal 22 vjeç nga qyteti i Vlorës. Prej 4-vite e kam ndjekur se unë vuaja nga veshkat duke bërë analizat të gjitha dola se veshkat e mia ishin të sëmura dhe me ndimën të ministris të Shëndetësis ja dola që të bëheshin të gjitha analizat e nënës që ta dinim nëse veshka e nënës korispodonte me djagnozën time.

u bënë të gjitha kto dhe doli që veshka e nënës sime ishte e përshtatshme me veshkën time, dhe duke ndjekur nga mjekët Shqiptar vazhdimisht mu dha mundësia që të bëja transplantin transplantin në turqi por fal ndimës së doktorrave mu dha 1-mundësi e dytë që të bëhem operacjon në tiran tek Spitali ushtarak por tek klinika turke dhe ashtu vazhdoi duke bërë të thitha ekzaminimet tek klinika turke.

duke bërë të gjitha ekzaminimin e sakt. Konkludoi që Mezan Selimaj do bëhet operacjon në Shipëri ishte data 7 nëntor dhe doktoresha më tha tani mbaruam bashk do vish në dat 13 të bëjëm një konsult me mjeket dhe specialist.
Dhe unë ashtu veprova në datën 13 Nëntor erdha në klinikën dhe takova doktoreshënë dhe duke mbaruar të gjitha kto dekumentacjon rezultoi që të bëja shtrimin me nënën time erdha dhe u shtrova.

duke vazhduar 2-3 dit i shtruar me nënën time erdhi dhe dita e lumtur e jetes sime ishte 15-nëntor dite e enjte dhe ne beheshim operacjon.
duke u pergatitur salla e operacionit duke u bërë gati të gjith profesorët që mirnin pjes në transplantin e parë në Shqiperi.
Operacjoni u krye me sukses nga të gjith profesorat. të huaj dhe shqiptar.
Sotë që po shkruaj këtë histori që në fillim ishte për të tu ardhur keqë unë sot gëzoj shëndet të plot bashk me nënën time.

dua të falenderoj ne veçanti.
1) doktorrat Amerikan
2) doktorrat Turkë
3) doktorrat Shqiptar
4) të gjith stafin e pavjonit
5) Ministrin e Shëndetësis

Kjo ishte gjith istoria imja.
Por tani jamë shum mir dhe dua të përshendës dhe nënën time që më solli në jete dy here.

ju faleminderit
Mezan Selimaj, Vlor.

Harallamb Peto
Me shumë respekt dhe konsideratë të lartë dua të falenderojë të gjithë ekipin mjekësor të këtij spitali të cilët me kujdesin dhe profesionalizmin e tyre të shkëlqyer edhe me një eksperiencë relativisht të vogël bëjnë një punë të shkëlqyer të cilët risjellin në jetë njeriun. Unë personalisht kam kryer një operacion në zemër tre Bay-pas me kryerjen e këtij operacioni nga duart e arta të mjekut profesor NEHIR, nga mjekët e talentuar për të cilët kam një konsideratë të lartë për profesionalizmin e tyre të talentuar Dr. Andi Kaçani si dhe Dr. Fatmir Sulaj për mjekun e reanimacionit Shkëlqim Methasani dua të përmend me shumë respekt të gjithë vajzat si dhe djemtë e rinjë infermier për korektësinë e tyre për seriozitetin e tyre në punë për zgjuarsinë e tyre profesionalizmin e tyre të lartë dhe të pa përtuara dhe të qeshura nuk mund të rri pa përmendur emrat e tyre ata janë të gjithë si Valbona, Ola, Manjola, Elona, Ladi madh, Ladi i vogël, Jona, Seferi, Mariusi, Geni, Kujtimi edhe Bruna, Stela, Alda, Moza, Rudina, Djana të më fali ndonjë emër i pa përmendur

Dua të përmend punën e infermierëve të huaj turk të cilët janë shumë të interesuar.

Kam shumë besim se ky spital me një eksperiencë 1,5 vjeçare do të bëhet një spital shumë i mirë në të ardhmen dhe do të bëhet shumë i besueshëm për ne shqiptarët

Jamë shumë i kënaqur
Me shumë respekt
Harallamb Peto nga Vlora
Tiranë më 1-7-2008

Ndriçim Mullaliu
Ndriçim Mullaliu Datëlindja 13 gusht 1988
Unë jam një djal nga kavaja
unë kisha dhimbje koke dhe shum të vjella pasi bëra disa ekzaminime në kavaj unë msova që isha me në veshk Un që jam më një veshk kam 6 muaj Pastaj u shtrova në spitalin nënë Tereza
Aty ndejtur afër një muaj Aty u mjekova dhe kam bër 3 dijaliz dhe u bëra më mirë dhe vajta në shtëpi dhe afro një muaj isha mir Pastaj u përkeqsova përsëri dhe vajta sërisht në spitalin Nëntereza aty nejta afro dhjet dit Pastaj vazhdova të bëj analizat tek njëshi në Tiran Pasi mbaruam tek njëshi dhe na çuan tek Turku të bënim disa analiza
Pasi i bëm analizat të gjitha në rregull dhe u bëm gati për transplantin
Unë isha në fjal që transplanti do tu bënte në Turqi Pasi mora vesht që transplanti do të bëhej këtu kjo ishte një mrekulli

Un jam shumë i gëzuar që transplanti u krye me shum sukses jam i gëzuar që ju ktheva përsëri jetës normale dhe i falenderoi doktorrët Turq dhe Amerikan dhe Austrijak 

gjithashtu dhe doktorrët shqiptar

Ndriçim Mullaliu, kavaj

Fillimi | << |  1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2013 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11