| Pacientët
|
Anila Beshiri |
Përshtypjet më të mira për personelin e infermierëve në përgjithsi janë të përsosura. Përshtypjet më të mira për profesorin B.Elezi, Dr. Dorianin dhe Arbeni nga Anila dhe familja e Anilës.
Me respekt Anila Beshiri.
|
Manushaqe Kombole |
Dt: 18/09/09
Unë që ju shkruaj këto fjalë jam nëna e një djali 20 vjeç nga qyteti jugor i Gjirokastres. E ku mund të shprehem më mirë e më lirshëm se në këto vija. Gjendja ishte e mjerueshme, e pashpresë, po ne gjetëm një shërbim mjekësor të përsosur. Çdo minutë që kaluam nën kujdesin e mjekëve dhe infermjerve ishte një lehtësim për ne. Unë i besova profesorëve të kualifikuar, fjalëve të ngrohta dhe kujdesit të tyre. Mendoj se mjeksia shqiptare po ecën mirë e sigurt drejt shteteve të tjera. Uroj që si unë të mbeten të kënaqur edhe pacientët e tjerë.
Me respekt Manushaqe Kombole.
|
Fiqerete Lepri |
Dt : 17/09/09
Përshëndetje jam një pacjente nga Durrsi. Mora guximin dhe erdha për të bërë një operacion kirurgjikal. Shërbimi ishte i përsosur, kujdesi nga ana e infermierëve ishte në shkallë shumë të lartë, skishe nevojë ti thërrisje se të vinin çdo pesë minuta, gjithçka që më rrethonte ishte sterile. Të gjithë ato njerëz që kanë nevoj për vizitë mjeksore ti drejtohen spitalit Amerikan sepse do të ngelen shumë të kënaqur. Do doja të shkruaja shumë gjëra të tjera por për momentin jamë e pafuqishme.
Me respekt nga Fiqerete Lepri.
|
Ermira Nesini |
Dt. 16/09/09
Jam një paciente e cila sapo ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Amerikan. Më falni për gabimet ose për shkrimin sepse nuk kam shume fuqipër të shkruar në këto momente. Por dua të lë përshtypjet e mia mbi spitalin amerikan, mposhtni frikën dhe ankthin dhe ejani këtu për të mposhtur gjithçka. Është një spital me standarte europiane tek i cili unë i besova totalisht jetën time. Sapo kam hyrë në këtë spital kam ngelur me gojë hapur që nga higjena, mikpritja dhe puna që ata kryenin. American Hospital ka një staf profesorësh shumë të kualifikuar. Unë i besova totalisht gjithashtu ju rekomandoj juve të vini këtu për të zgjidhur problemet me shëndetin.tani nuk është më e nevojshme të dalim jashtështetit për tu kuruar sepse një spital i tillë ndodhet edhe në Shqipëri. Doja t’ju them ca vargje nga një njeri i madh siç është Nënë Tereza : JETA ËSHTË E BUKUR – SHIJOJE JETA ËSHTË E SHKURTËR – SHIJOJE.
AMERICAN HOSPITAL It is the best in Albania.
|
Përshendetje! Më falni për shkrimin nqs nuk është në përshtatjen e duhur për shkak të gjendjes momentale që jam. Në jetën e cdo njeriu është një person i vecantë i cili falë gjënë më të shtrenjtë "Jetën". I jam shumë mirnjohëse për imazhin që më ka dhuruar por është e rëndësishme ta themë se ky imazh që më ka dhuruar por që mund të përmirsohet dhe të ngrihet në kultet më të larta të saj falë një personi tepër special dhe të vecantë. Fal zotit Hakan mund te shikoj veten në pasqur dhe ta admiroj akoma dhe më shumë pamjen time , për mua ju zotëri jeni sinonimi i fjalës Jezus . Faleminderit shumë nga familja Feleqi dhe në vecanti Elona Feleqi
|
Respekte të vecanta për personelin e këtij spiatli dhe në vecanti për Dr. Hakanin. Të papërtueshëm dhe në gatishmëri të pacientëve në cdo moment, si dhe shumë të sjellshëm. Shumë respekte nga pacientja juaj:Ela Gjoka si dhe familja e saj.
|
Familja Saliaj |
Me shumë kënaqësi po ju lëmë mirnjohjen tonë në këtë bllok përshtypjesh. jemi shumë të lumtur familjarisht që arritëm të kontaktonim me spitalin tuaj për zgjidhjen e problemit tonë. Falenderime të vecanta Dr. Hakan, për stafin mirmbajtes dhe menaxhues të institucionit tuaj të pashoq si edhe për infermierët e kujdesshme, profesionalë dhe shumë të mira Me respekt Familja Saliaj Ju faleminderit !
|
Sajmir Pjetroj |
Quhem Saimir Pjetroj-> i biri i një pacienti të shtruar në spital (Gjon Pjetroj) Jam shumë i kënaqur shumë për shërbimin një personel e përkryer do thoja nga infermjeri më i thjeshtë deri te specialistët. Edhe pse ka pasur ndonjë keqkuptim të vogël por jo e drejta është e drejtë. Edhe pse ne shqiptarët jemi mësuar në spitale të tjera pa pastërti pa rregull edhe kjo është hera e parë që shof kaq rregull në spital por do thoja që është me të vërtetë një spital që ju përgjigjet standarteve europiane e botnore. Ju falenderoj nga zemra të gjithve Sajmir Pjetroj Besoj që të gjithë që do vijnë në ktë spital do dalin shumë të kënaqur.
|
Arjana Hasa |
Unë Arjana Hasa falenderoj stafin e Spitalit Amerikan infermjerët të cilët treguan dashuri dhe kujdes me ne dhe me dok të cilin më operoi. Ju faleminderit të gjithve Arjana Hasa
|
Esmeralda Kalemi |
Me datë 11/09/2009/ unë Esmeralda Kalemi falenderoj stafin e spitalit Amerikan. Infermjerët të cilët janë shumë të dashur dhe të kujdesshëm.Një falenderim special shkon për doktorin turk <ortoped> që më operoi i cili u tregua shumë i kujdeshëm para, gjatë, dhe pasë operacionit , një përkujdesje që duhet te marrin shembull shumë prej doktorëve shqiptar. Doktori turk që më operoi përvec të tjerave ishte një njeri human: i cili falte nje gëzim te pacientët dhe shoqëruesit te dok të cilin un e falenderoj me zemër. Esmeralda Kalemi
|
|