english site map home
 
- AH në Media
- Buletinet Mujore
- Sondazhet Javore
- Pyetje e Përgjigje
- Së Shpejti në AH
- Galeria e Fotove
- Letra nga Pacientët
- Histori Suksesi
- Informim
- E Shtuna Vital
- Publikime
- Lajme Vital
 
Pyetje & Përgjigje

Me bien floket si mund ta ndaloj
Ju rekomandojme konsulte me dermatologun. Mund te lini takim ne numrin tone te telefonit.

Cilat jane simptomat e infeksionit te sinuseve?

Sinusitet ose inflamacionet e sinuseve paranazale shkaktohen nga faktore mikrobiale, alergjike ose autoimune. Sinusitet akute jane zakonisht pasoje e infeksioneve te traktit te siperm respirator. Sinusitet kronike perfshijne nje spekter te gjere shkakqesh (polipet nazale, alergjite, faktore ambientale, etj) dhe manifestohen me simptoma te tilla si dhimbje koke, kongjestion nazal(bllokim te hundes), rrjedhje sekrecionesh nga hundet, marrje mendsh, dobesi te pergjithshme, ere te keqe nga goja etj.

A e dini se studimet e fundit, kane treguar se 90% e dhimbjeve te kokes, te cilat i atribuoheshin me pare sinusiteve, jane ne te vertete dhimbje koke migrenoze!


A mundem te bej dy vizita ne nje dite ,nje ne ORL dhe nje ne kirurgji plastike.
Po ju mund ti kryeni te dy vizitat ne nje dite. Ju lutemi lini takim ne numrin tone te telefonit.

Semundje obstruktive kronike pulmonare

Semundja obstruktive kronike pulmonare (COPD) perfshin bronkitin kronik dhe emfizemen pulmonare, dy patologji zakonisht bashke-ekzistuese, ne te cilat ngushtohen rruget e ajrit. Jane semundje progresive, te cilat shkaktohen kryesisht nga duhanpirja dhe me rralle nga faktore ndotes te ambientit, nga ekspozimet profesionale ndaj agjenteve ndotes, faktore autoimune etj. Diagnostikohet nepermjet Spirometrise (provat respiratore), HRCT (skanerit) te mushkerive. Terapia eshte medikamentoze dhe ka si baze medikamente bronkodilatatore (B2-mimetiket), kortikosteriodet, oksigjen-terapine, terapi rehabilituese te mushkerive. Mbi te gjitha qendron lenia e duhanit!


Jam nga Maqedonia, dhe jam e interesuar nese beni nderhyrje kirugjikale per TM me madhesi 15 mm mbi veshken nder melcine,
Ju lutemi te lini takim, per tu konsultuar me specialistet e kirurgjise abdominale prane spitalit tone, ne lidhje me rastin specifik.

Pershendetje.Jam 15 vjece,kam dy muaj qe nuk me vine periodat .Kjo gje perseritet gjithmone dmth vijne nje here ne 3ose 4 muaj
Ju rekomandojme konsulte me mjekun gjinekolog; mund te lini takim ne numrin tone te telefonit.

Cka jane hemorrhoidet?
Hemorrhoidet jane nje patologji e venave te anusit, ku ato zgjerohen dhe inflamohen. Faktore predispozues jane konstipacioni, mbipesha, shtatzania, pirja e duhanit, semundjet e melcise etj. Simptomat me te zakonshme jane hemorragjia dhe dhimbja ne regjionin anal. Hemorrhoidet mund te parandalohen nepermjet perdorimit te sasise se madhe te lengjeve dhe fibrave ne diete (fruta dhe perime), aktivitetit fizik te shtuar etj. Terapia ndryshon sipas stadit te semundjes dhe mund te jete medikamentoze per te lehtesuar dhimbjet ose kirurgjikale ne rastet kur ka deshtuar terapia medikamentoze.

A behet ne kliniken tuaj implantimi i ICD (Defribilatorit) dhe kontrollimi i ketij aparati?

Po ne kliniken tone realizohet implantimi i ICD. Ju lutemi te kontaktoni ne numrin tone te telefonit.


Pershendetje desha te di se si mund te kurohet guri ne qesken e urines?faleminderit
Guret ne fshikezen e urines kurohen gjate procedures se cistoskopise, ku nje tub me kamera kalohet nepermjet uretres ne fshikezen e urines dhe nepermjet ultratingujve ose lazerit, realizon thyerjen e gurit. Rralle mund te jete e nevojshme nderhyrja kirurgjikale.

Pershendetje staf i ortopedise; jam nga pr gjate lindjes doren me kane lenduar kam problem me nyje dhe brryllin.
Ju lutemi te lini takim per konsulte, ne menyre qe problemi juaj artikular te vleresohet nga afer.
Fillimi | << |  1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2014 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11