english site map home
 
- AH në Media
- Buletinet Mujore
- Sondazhet Javore
- Pyetje e Përgjigje
- Së Shpejti në AH
- Galeria e Fotove
- Letra nga Pacientët
- Histori Suksesi
- Informim
- E Shtuna Vital
- Publikime
- Lajme Vital
 
Pyetje & Përgjigje

Trajtim i te semureve ulcera diabetike
Trajtimi i ulcerave diabetike kerkon bashkepunimin e mjekut endokrinolog, dermatolog dhe kirurg. Per te evituar zhvillimin e ulcerave diabetike rekomandohet: 1. mbajtja e kepuceve ortopedike                 2. inspektimi i kembeve tuaja rregullisht per pranine e mundshme te flluskve, prerjeve ose problemeve te tjera (mund te perdorni nje pasqyre per te pare pjesen e poshtme te kembes) 3. mos hecni zbathur          4. evitoni temperaturat ekstreme te ajrit 5. mos trajtoni vete kallot ose problemet me thoonjte por kontaktoni menjehere mjekun tuaj 6. gjithmone mbajini kembet te ngrohta 7. kontaktoni menjehere mjekun tuaj ne rast se keni pesuar ndonje traume ne kembe.

A behet grafi apo dicka tjeter per te pare a ka rrezik apendisiti? Faleminderit

Percaktimi i diagnozes se apendistit akut eshte kryesisht klinike. Ne rast se dyshohet per apendisit akut kryhet echografia abdominale (e barkut).


Nga se shkaktohet ulja e motilitetit te spermes
Motiliteti i spermes nenkupton aftesine e spermatozoideve per te levizur. Nese levizshmeria eshte e ulur ose jo ne vije te drejta, spermatozoidet kane veshtiresi te kalojne ne mukusin cervikal ose te depertojne tek veza per ta fekonduar. Ne shumicen e rasteve spermatozoidet me levizshmeri te ulur kane defekte gjenetike.

Pershendetje!A mund te parandalohet nje situate emergjente e apendisitit.Faleminderit
Apendisiti akut eshte urgjence kirurgjikale. Ne rast apendisiti akut rekomandojme konsulte te menjehershme me mjekun kirurg.

Eshte sperma e dobet po te jete motility 25perqind, a eshte ne gjendje ta shpoje vezen e femres

Motiliteti normal i spermes eshte mbi 40%. Ndonese motiliteti 25% eshte nen nivelin normal, mundesite per te qene fertile jane te mira. Mjeku juaj do ju keshilloje ne lidhje me procedurat, te cilat mund te ndiqni.


Si duhet te jete trashesia e kornese
Trashesia e kornese eshte mesatarisht 560 mikrone (pak me shume se 0.5 milimetra), por kjo shifer normalisht ka varibilitet te madh ndermjet njerezve.

Kam polip ne zorren e trashe; a kurohen te ju dhe si?
Polipet e zorres se trashe mund te kurohen me rruge endoskopike ose kirurgjikale; kete e vendos mjeku gastroenterolog dhe kirurg abdominal pas ekzaminimit tuaj dhe pas kryerjes se endoskopise se traktit tretes.

Mbasi periodat te kalojne 1 dite dhe te vijne te nesermen a ka mundesi te jesh shtatezane mbasi ato e kane kaluar daten
Prania e menstruacioneve normalisht e perjashton mundesine e shtatzanise; nese nuk jeni te qarte ne lidhje me gjendjen tuaj mund te kontaktoni mjekun gjinekolog.

Jam nje djale 28 vjec dhe kam renie te flokeve ne pjesen siper ballit. A beni transplant flokesh?Cilat jane procedurat?
Ju lutemi te lini takim ne numrin tone te telefonit per tu konsultuar me kirurgun plastik.

MRI e kokes
Rezonanca magnetike e kokes eshte aktualisht ekzaminimi me i ndjeshem per diagnostikimin e semundjeve te trurit. RM perdor fushen magnetike per te prodhuar imazhe te detajuara te trurit dhe nuk e ekspozon pacientin ndaj rrezatimit. Ky ekzaminim kryhet ne menyre rutine ne spitalin tone. Mund te lini takim ne numrin tone te telefonit.
Fillimi | << |  1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2014 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11