english site map home
 
- AH në Media
- Buletinet Mujore
- Sondazhet Javore
- Pyetje e Përgjigje
- Së Shpejti në AH
- Galeria e Fotove
- Letra nga Pacientët
- Histori Suksesi
- Informim
- E Shtuna Vital
- Publikime
- Lajme Vital
 
Pyetje & Përgjigje

Kom probleme me tahitje te madhe dhe perzierje te hormoneve mashkullore,si ti mjekoj? jam vajze 25 vjecare?
Ju rekomandojme konsulte me mjekun endokrinolog per vleresimet e nevojshme hormonale.

Atrofi senile cerebrale
Atrofia cerebrale eshte tipar i perbashket i shume semundjeve, te cilat prekin trurin. Atrofi cerebrale do te thote humbje e qelizave te trurit (neuroneve) dhe lidhjeve nderqelizore. Simptomat me tecilat mund te manifestohetmund te jene te tilla si demence (perkeqesim progresivi kujteses dhe funksioneve intelektuale te trurit), konvulsione dhe afazi (crregullime te te folurit dhe te kuptuarit te gjuhes). Atrofia cerebrale senile eshte e lidhur me plakjen.Atrofia cerebralemund te jete e pranishme ne semundje te tilla si morbus Alzheimer, semundjet cerebrovaskulare, incidenca e te cilave rritetne moshat e medha. Mjeku neurolog mund t'ju jape informacion te detajuar ne lidhje me shkaqet, metodat diagnostikuese dhe pasojat e gjendjes.

JAM SHPETIM KUMNOVA PREJ GJAKOVES NE KOSOV JAME OPERUAR TRE HERE PREJ KURRIZIT DHE E KOM KETE DIAGNOZ. ST. POST INTERHEMILAMI
Ju lutemi kontaktoni ne numrin tone te telefonit 00355 42 35 75 35 nese desheroni te konsultoheni me mjekun ortoped ose neurolog.

Une dhe gruaja ime kemi te njejtin grup gjaku 0 pozitiv. Kam nje shqetesim. Femijet qe do lindin do te kene probleme?
Jo grupi i gjakut i njejte midis bashkeshorteve nuk perben problem per femijet qe do te lindin.

Jam nje djale 25 vjec kam nje dhimbje ne shtylle kurizore ne pjesen e belit dhe si pasoje kam urinim te pa vullnetshem.
Ju rekomandojme konsulte me mjeket neurologe dhe urologe. Mund te kontaktoni ne numrin tone te telefonit.

Kur eshte mosha tek djemte qe fillojne te bien floket.Nqs merresh me not a ndikon uji i pishines ne renien e tyre?
Renia e flokeve tek meshkujt ka si shkak faktoret hormonale (testosteroni). Mosha varion. Gjithsesi mund te kontaktoni me mjekun dermatolog per informacione te detajuar. Mund te kontaktoni ne numrin tone te telefonit.

Kur e keput kemben a ka mundesi qe ajo te ngjitet dhe te kthehet sic ka qene me perpara apo ka probleme ne ecje?
Ju rekomandojme konsulte me ortopedin per vleresimin e gjendejes. Mund te kontaktoni ne numrin tone te telefonit.

Adenokarcinoma kolorektale

Adenokarcinoma kolorektale eshte tumor i zorreve te trasha. 90% e tyre ndodhin pas moshes 50 vjec.Ne 20-25% te rasteve ndodh ne individe qe kane histori familjare per adenokarcionome kolorektale. 5-10% e pacienteve me adenokarcionome kolorektale kane nje defekt gjenetik te trasheguar, i cili shkakton semundjen. Faktoret dietike, si psh perdorimi i shtuar i mishit te kuq rrit predispoziten per kancer te zorreve te trasha, ndersa dieta e pasur ne fruta, perime dhe fibra e ul riskun. Gjithashtu alkooli, duhani, obesiteti dhe jeta sedentare e shtojne riskun. Per diagnostikimin e hershem te semundjes rekomandohet program check up per individet mbi 50 vjec (per individet me predispozite gjenetike check up duhet te nise me heret) si me poshte:

1. Fece gjak okult 1 here ne vit 2. Sigmoidoskopi fleksibile cdo 5 vjet 3. Kolonoskopi cdo 10 vjet


Sa kane efekt negativ mjetet kontraceptive si hapa.? psh. STEDERIL M...A mundem te kem probleme me mbetjen shtatezene?

Stederil dhe kontraceptivet e tjere orale kane efekte anesore, nje pjese e te cilave mund te jene serioze. Nder efektet anesore te lehte perfshihen nusea, dhimbje e gjirit (mastalgjia), dhimbje koke. Efektet anesore te moderuara jane hemorragjia intermenstruale, shtimi ne peshe, akne ne lekure, infeksione vaginale. Efektet anesore qe klasifikohen si serioze jane rritja e predispozites per tromboemboli venoze, infarkt te miokardit, semundje cerebrovaskulare, probleme gastrointestinale, kancer te gjirit.

Kontraceptivet orale duhet te merren gjithmone sipas keshillimit me mjekun gjinekolog.


A gjendeni edhe ne Kosove?

Ne Kosove do te hapet se shpejti nje spital i permasave te atij te Tiranes. Deri atehere, ju lutemi te kontaktoni ne qendren tone ne Tirane.

Fillimi | << |  1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2014 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11