english site map home
 
- AH në Media
- Buletinet Mujore
- Sondazhet Javore
- Pyetje e Përgjigje
- Së Shpejti në AH
- Galeria e Fotove
- Letra nga Pacientët
- Histori Suksesi
- Informim
- E Shtuna Vital
- Publikime
- Lajme Vital
 
Pyetje & Përgjigje

Heren e pare kam pire hapat clomid por kam pasur nje shtatezani ektopike, mjeku tani me thote qe ti marr serish por kam frike?
Medikamente te tilla si clomid mund te jepen vetem sipas rekomandimeve te mjekut gjinekolog. Mund te lini takim ne numrin tone te telefonit per tu konsultuar me mjeket gjinekologe prane spitalit tone.

Kam dhimbje ne gjoks ne anen e majte cfare mund te jete qe e shkakton kete dhimbje?
Dhimbjet e gjoksit mund te kene shkaqe te ndryshme. Fillimisht ju rekomandojme konsulte me mjekun kardiolog per te perjashtuar problemet kardiake.

Cilat jane shkaqet e mos mbetjes shtatezene, dhe cfare duhet te bej per te mbetur shtatezene?
Shkaqet e mosmbetjes shtatzane mund te lidhen me femren dhe/ose me mashkullin. Shkaqet mund te jene hormonale, patologji te rrugeve gjenitale, etj. Ju rekomandojme konsulte me mjekun gjinekolog per vleresimin e gjendjes.

A shkaktojne hapat clomid nje shtatezani ektopike?
Clomid ose clomiphene eshte nje nga medikamentet me te perdorur per trajtimin e infertilitetit femeror. Risku qe ai te shkaktoje shtatezani ektopike eshte minimal.

Ju lutem me rekomandoni nje diete sepse po shtohem shume ne peshe?
Dieta juaj duhet te jete e ekuilibruar ne karbohidrate, proteina dhe yndyrna dhe ne perputhje me shpenzimet tuaja metabolike ditore, ne menyre qe kalorite e marra me ane te ushqimit te mos tejkalojne kalorite e shpenzuara.

Kam nivel te larte te hormonit prolactin eshte ky nje shkak per te mos mbetur shtatezene?
Hiperprolaktinemia mund te jete shkak i mosmbetjes shtatzane pasi mund te shkaktoje amenorrhe (probleme me ciklin menstrual). Ju rekomandojme konsulte me mjekun endokrinolog per te percaktuar shkakun e hiperprolaktinemise dhe per te marre mjekimin specifik nese eshte e nevojshme.

Kam vetem nje tub sa mundesi kam per te mbetur shtatezene sepse kam dy vjet qe provoj dhe nuk ka ndodhur asgje?
Ju keni mundesi per te mbetur shtatzane; ju rekomandojme konsulte me mjekun gjinekolog per informacion te detajuar ne lidhje me gjendjen tuaj.

A i trajtoni problemet vaskulare? ju lutem keni miresine e pergjigjuni..

Po ne i trajtojme problemet vaskulare. Mund te lini takim ne numrin tone te telefonit.


Shtatezanine e pare a kam pasur ektopike sa shanse kam perseri te mbetem shtatezan dha sa shtatezania e dyte te jete ekktopike ?
Pas nje shtatezanie ektopike, duhet ti lini kohe vetes per te rikuperuar perpara se te mbeteni perseri shtatzane. Fakti se kenikaluar nje shtatezani ektopike, ndonese ju ben me te predispozuar teorikisht per te pasur shtatezani ektopike ne te ardhmen, nuk do te thote se shtatezania e ardhshme do te jete ektopike (keni 85-90% mundesi te keni shtatezani normale dhe rreth 10% mundesi te keni shtatezani ektopike). Ju rekomandojme konsulence dhe ndjekje te rregulltnga mjeku gjinekolog.

Cfare i shkakton varicacelet tek mashkulli dhe si trajtohen ato?
Varikocelet formohen kur valvulat brenda venave te kordes spermatike (ne testikuj), pengojne qarkullimin e gjakut. Pengesa shkakton grumbullimin e gjakut ne vena dhe zgjerimin e tyre. Varikocelet jane zakonisht te pademshme dhe nuk kane nevoje per nderhyrje. Nderhyrja kirurgjikale indikohet ne rast infertiliteti ose atrofise se testikujve. Kirurgjia per trajtimin e varikoceleve quhet varikocelektomi. Mund te kryhet ne kushte ambulatore nga mjeku urolog. Alternative e nderhyrjes kirurgjikale eshte embolizimi i varikoceles, nepermjet nje kateteri qe kalohet ne venen e zgjeruar.
Fillimi | << |  1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2014 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11