english site map home
 
- AH në Media
- Buletinet Mujore
- Sondazhet Javore
- Pyetje e Përgjigje
- Së Shpejti në AH
- Galeria e Fotove
- Letra nga Pacientët
- Histori Suksesi
- Informim
- E Shtuna Vital
- Publikime
- Lajme Vital
 
Pyetje & Përgjigje

Sa kushton rregulimi i formes se vesheve
Ne lidhje me cmimet e nderhyrjeve specifike kirurgjikale mund te kontaktoni ne numrin tone te telefonit ose te paraqiteni prane spitalit tone.

A sjell pasoja rregullimi i vesheve
Nderhyrja kirurgjikale, me qellim permiresimin estetik te formes se vesheve, nuk shkakton pasoja. Per informacion te detajuar ne lidhje me nderhyrjen, mund te kontaktoni me kirurgun tone plastik.

Kam dhimbje shume te forta te qafes, dhe ne kembe te pulpat dhe me siper me jane krijuar disa vija te kuqe si alergjike
Fillimisht ju rekomandojme konsulte me mjekun neurolog per shqetesimin tuaj.

Skuqja e retines se syve?

Retina eshte ajo shtrese e syrit e cila nuk mund te shihet me sy te lire. Pra skuqjen e retines mund te zbuloje vetem mjeku okulist. Per kete arsye ju rekomandojme konsulte me okulistin.


A mund te me thoni sa here ne dite dhe ne cfare oraresh rekomandohet te hahet?
Vaktet kryesore te dites, sic e dime te gjithe, jane 3: mengjesi, dreka dhe darka. Ato na furnizojne me kalorite e nevojshme per te perballuar nevojat energjitike te trupit. Midis vakteve kryesore mund te perfshihen edhe 2 vakte te ndermjetme, te perbera nga fruta dhe perime te fresketa.

Si eshte formula qe lidh peshen me gjatesine e trupit?Po me gjeresine e kraharorit lidhet pesha e trupit
Ka shume formula per lidhjen e peshes me gjatesine. Nje formule e thjeshte eshte ajo e Broca ku pesha ideale= gjatesia - 100. Pesha e trupit lidhet edhe me gjeresine e kraharorit, por formula qe i lidh ato te dyja, perfshin edhe variabla te tjere, si p.sh thellesine e kraharorit, perimetrin e kycit te dores ose te kembes,etj.

Kam nje levizje te zorreve te pavullnetshme stresante.Perdor spazmodil dhe nuk kam permiresim . Jam vizituar tek mjeku perpara.
Peristaltika e shtuar intestinale eshte zakonisht crregullim funksional dhe qe nuk trajtohet me medikamente. Ju rekomandojme diete te rregullt, me shperndarje normale te vakteve te ushqimitgjate dites. Per informacion me te detajuar, mund te lini takim me mjekun gastroenterolog ne numrin tone te telefonit.

Koliti? Si sherohet?
Koliti eshte inflamacioni i zorreve te trasha. Shkaqet jane te ndryshme; mund te shkaktohet nga infeksione akute ose kronike te zorreve, semundje inflamatore (Morbus Crohn, Koliti ulceroz), iskemia e zorreve (patologji vaskulare) ose mund te jete edhe funksional, i njohur ndryshe edhe si sindroma e zorres se irrituar (mungon nje faktor shkaktar patologjik dhe prognoza eshte e shkelqyer). Nese simptomat e kolitit persistojne (dhimbje barku, konstipacion i alteruardhe/ose diarre te shpeshta. hemorragji me jashteqitjen) duhet te konsultoheni me mjekun gastroenterolog. Trajtimi eshte specifik sipas shkakut. Ne rastin e koliteve funksionale rekomandohet diete e shendetshme me permbajtje te larte fibrash.

Lekura shume e yndyrshme

Faktoret gjenetike dhe hormonale jane ata, te cilet percaktojne nese lekura juaj eshte e yndyrshme. Gjeja me e rendesishme, te cilen mund te beni nese keni lekure te yndyrshme, eshte ta pastroni rregullisht ate me uje dhe sapun. Produktet e kosmetikes duhet te jene me baze ujore dhe pa permbajtje yndyrore. Dieta nuk luan rol ne lekuren e yndyrshme.


Pse sa here qe ha ndonje gje me vaj me vjen per te vjelle?
Kjo mund te jete nje gjendje e zakonshme intolerance ndaj sasise se shtuar te vajit ne ushqim, e cila ju provokon dhe refleksin e te vjelles.
Fillimi | << |  24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2014 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11