english site map home
 
- AH në Media
- Buletinet Mujore
- Sondazhet Javore
- Pyetje e Përgjigje
- Së Shpejti në AH
- Galeria e Fotove
- Letra nga Pacientët
- Histori Suksesi
- Informim
- E Shtuna Vital
- Publikime
- Lajme Vital
 
Pyetje & Përgjigje

PER CFARE ARSYE NDODHIN PLASJE KAPILARE NEN LEKURE PSH NE KEMBE CLIDHJE KA KJO ME MELCINE?
Teleangiektazite jane ene te vogla gjaku ne lekure. Ne shumicen e rasteve jane te parrezikshme, por rralle heremund te shoqerohen me disa semundje. Zakonisht ato nuk shkaktojne simptoma. Shkaqe te telangiektazive mund te jene perdorimi i alkoolit, plakja, ekspozimi ndaj diellit, disa sindroma te trasheguara ose te lindura, etj. Duhet te kontaktoni me mjekun nese vini re se teleangiektazite jane shtuar ose jane zmadhuar. Mjeku mund t'ju beje pyetje te tilla si "ku jane lokalizuar teleangiektazite?", "a ju shkaktojne hemorragji?", "cfare simptomash te tjera keni?". Ekzaminime, te cilat mjeku juaj mund te rekomandoje, jane analiza te gjakut dhe testet biokimike te melcise dhe sipas rastit CT ose MRI, per vleresimin e organeve te brendshme ose per te zbuluar pranine e teleangiektazive ne tru.

Cfare ushqime duhet te haje i semuri me diabet?
Pacientet diabetike duhet te bashkepunojne ngushte me mjekun e tyre, per te percaktuar se sa yndyrna, proteina dhe karbohidrate duhet te permbaje dieta e tyre. Karbohidratet duhet te perbejne 40-65% te kalorive ditore. Zgjedhja me e mire jane frutat, perimet, dritherat, legumet, ushqime te cila permabjne edhe sasi te larte fibrash. Yndyrnat duhet te perbejne 25-35 % te kalorive ditore. Yndyrnat e tipit te vajit te ullirit dhe yndyrnate pasura ne omega 3 si p.sh. peshku jane me te shendetshmet. Limitoni yndyrnat e ngopura si p.sh. mishi i kuq ose gjalpi ne me pak se 7% te kalorive ditore. Perdorni produkte te bulmetit, te cilat permbajne sasi te uleta yndyrnash dhe evitoni te skuqurat. Proteinat duhet te perbejne 12-20% te kalorive ditore; konsumojini kryesisht ne formen e peshkut, mishit te pules dhe produkteve me permbajtje soje. Endokrinologu ose dietolgu juaj do t'ju hartojne nje diete me specifike.

Si mund te sherohet diabeti?
Diabeti i sheqerit eshte nje sindrome metabolike kronike, i cili karakterizohet nga nivele te larta te glukozes (sheqerit) ne gjak. Dy jane tipet madhore te diabetit: Diabeti tipi I, i cili zakonisht diagnostikohet qe ne femijeri dhe qe ka nevoje per mjekim me insuline gjate gjithe jetes; Diabeti tip II, ku indet e trupitshfaqin rezistence ndaj insulines (hormoni, i cili rregullon nivelin e sheqerit ne gjak) dhe/ose pankreasi nuk prodhon sasi te mjaftueshme insuline-mjekimi i diabetit tip II konsiston ne dieten strikte dhe aktivitetin fizik te rregullt per renien ne peshe dhe medikamente te cilat rregullojne nivelin e sheqerit ne gjak.

Si ta mposht nje grip?
Viruset e gripit (viruset e stineve te ftohta) nuk kane mjekim specifik. Rekomandohet diete me shume lengje dhe e pasur me Vitamina (fruta dhe perime), qendrimi ne ambiente te ngrohta dhe konsulte me mjekun ne rast se simptomat dhe shenjat e gripit rendohen ose zgjasin me shume se nje jave (p.sh. temperature e larte, marrje fryme, etj).

A mund ta perdor per nje kohe te gjate qumeshtin e bletes?
Mjalti ose qumeshti i bletes jane produkte, te cilat po studiohen sot ne bote,ne lidhje mecilesite e tyre kurative. Megjithate, nuk ka ende te dhene zyrtare ne lidhje me perdorimin e tyre per parandalimin ose trajtimin e semundjeve.

A kryeni operacione per te rritur gjatesine trupore?
Ju rekomandojme konsulte me specialistin tone ortoped. Mund te lini takim ne numrin tone te telefonit.

Ne nje subjekt me moshe 30 vjec, cili mund te jete shkaku i nje tromboze pulmoni?
Faktoret e riskut per tromboemboli pulmonare jane: qendrimi shtrire per nje kohe te gjate, nderhyrjet kirurgjikale (p.sh. nderhyrjet e bacinit), traumat e renda, djegjet, semundjet malinje, infarkti i miokardit dhe kirurgjia e zemres, frakturat e bacinit ose te femurit, etj. Ne moshat e reja, shkak i tromboembolive pulmonare, shpesh mund te jene crregullime te sistemit te koagulimit te gjakut.

Deshiroj emrin e nje dr. qe merret me trombozat pulmonare.

Ju rekomandojme konsulte me specialistin tone pneumolog. Mund te lini takim ne numrin tone te telefonit.


Sa kohe mund te vazhdoje mjekimi per depresion?

Ne pergjithesi pacientet duhet te vazhdojne mjekimin me antidepresive per 6 muaj mbas largimit te simptomave per te shmangur rikthimin e depresionit.

Rekurenca e depresionit eshte nje fenomen shume i shpeshte .Rreth 1/3 e pacienteve mund te ribien serish ne depresion mbas 1 viti nga mbarimi i terapise, dhe me shume se 1/2 mund te ribien ne depresion te pakten nje here gjate jetes se tyre. Ata qe kane risk te larte per rekurenca dhe qe mund te kerkojne vazhdimin e terapise me antidepresive jane;

  • Pacientet me te pakten dy episode te depresionit madhor ose depresion madhor qe zgjat dy ose me shume vjet nga fillimi i terapise.
  • Pacientet qe vazhdojne te kene  depresion ne nivel te ulur per rreth  7 muaj mbas fillimit te terapise

Disa mjeke mendojne qe per disa paciente eshte e nevojshme terapia per nje kohe te gjate ,1-2 vjet ose me shume. Disa eksperte te tjere mendojne qe duhet te ndalohet mbas nje viti por me ulje graduale te dozave. Nqs depresioni perseritet atehere pacienti i rikthehet serish terapise.

Nuk ekziston risku i varesise ndaj terapise ne saj te provave qe jane bere per shume vjet ndjekjeje me antidepresive.


Sa eshte doza ditore e kafeines?
Kafeina eshte perberese e shume pijeve qe ne konsumojme gjate dites, si kafeja, caji, red bull, koka-kola, etj. Doza ditore e kafeines qe mund te konsumoje nje individ i shendetshem eshte rreth 300mg ne dite. Per grate shtatzane doza e kafeinesmund teulet ose te eleminohet.
Fillimi | << |  24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2014 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11