english site map home
 
- AH në Media
- Buletinet Mujore
- Sondazhet Javore
- Pyetje e Përgjigje
- Së Shpejti në AH
- Galeria e Fotove
- Letra nga Pacientët
- Histori Suksesi
- Informim
- E Shtuna Vital
- Publikime
- Lajme Vital
 
Pyetje & Përgjigje

Dhimbjet e barkut tek femijet

Shkaqe te mundshme te dhimbjeve te barkut tek femijet jane gastroenteriti (i shkaktuar me shpesh nga infeksione virale te zorreve), infeksionet parazitare (p.sh. lambia), helmimet ushqimore, apendisiti, sindroma e kolonit te irrituar (nje sindrome me shkak te panjohur, e cila manifestohet me kriza dhimbjesh te barkut, te shoqeruara me diarre ose konstipacion), infeksionet e rrugeve urinare, intoleranca ndaj laktoses (veshtiresia ne tretjen e qumeshtit dhe produkteve te tij), ulcera peptike, pengesat ne tranzitin e rrugeve intestinale, etj. Ne moshat infantile nje nga shkaqet e dhimbjeve te barkut eshte "kolika abdominale" e cila manifestohet me kriza te qari te zgjatura te femijes, kryesisht gjate mbremjeve.

Duhet te kontaktoni menjehere me mjekun ne rastet e meposhtme:

-kur barku i femijes eshte i fryre dhe i forte ne prekje

-kur femija ndihet i pafuqishem

-kur ka shenje hemorragjie


Sa kushton rezonanca magnetike e trurit bashke me qafes?
Ne lidhje me cmimet e ekzaminimeve, ju lutemi te kontaktoni ne numrin e telefonit: 042 35 75 35.

Migrena e lehte nga shkaktohet?
Shkaku i dhimbjes se kokes te quajtur migrene akoma nuk eshte i qarte per mjekesine ne ditet e sotme. Migrena mund te lidhet me probleme te qarkullimit te gjakut ne tru oseme humbjen e ekulibrit te kimikateve te cliruara ne tru. Migrena ndodh zakonisht brenda familjes dhe shpesh shkaktohet nga ngacmues specifik si: stressi, lodhja, ndryshimet e kohes, drita dhenga konsumimi idisa produkteve ushqimore si djathi, cokollata dhe vera e kuqe.

Kush e shkakton djersitjen?
Djersitja eshte clirimi i lengjeve te kripura nga gjendrat e djerses se trupit te njeriut. Djersitja eshte nje funksion i rendesishem i trupit sepse luan rol ne rregullimin e temperatures se tij. Sasia e djerses qe trupi cliron varet nga numri i gjendrave te djerses ne organizem. Djersitja mund te ndodhe si nje reagim natyral gjate gjendjeve te ndryshme qe peson organizmi, si emocioni, stresi, administrimi i kafeines, nxehtesia ne ambjentin rrethues, por mund te ndodhe edhe ne semundje te ndryshme te organizmit si ne rastet me temperature, infeksion, ne hipertiroidizem, gjate uljes se sheqerit, ne semundjet kancerogjene etj.

SA KOHE DUHET QE MESHKUJT TE INFEKTUAR ME SHYTA PAS PUBERTETIT NE NJEREN ANE TE SHENDOSHEN DHE TE MOS RREZIKOJNE STERILITETIN
Orkiti i shkaktuar nga virusi i parotitit sherohet vete, brenda pak diteve, me kalimin e infeksionit. Meshkujt pas pubertetit dhe meshkujt me orkit te njeanshem nuk rrezikojne sterilitetin.

A te demton kafeja?
Kafeja eshte nje produkt qe ka perqindje te larte te nje lende te quajtur kafeine. Kafeina eshte substance e njohur per vecorite e saj stimuluese psikoaktive dhe per efektit te saj diuretik. Gjate intosikimitme kafeine ose ne rastet e pirjes ne sasi te larte te kafese gjate dites ,kafeina shkakton irritabilitet, ankth, takikardi, aritmi, demtime gastrointestinale , cregullime te gjumit ,depresion etj.

Si mund te sherohem nga tensioni i larte?

Tensioni i larte i gjakut ose hipetensioni kurohet pervec mjekimit medikamentoz edhe duke ndryshuar menyren e jeteses. Ndryshimi i menyres se jetes ul dozen e mjekimit te perdorur per hipertensionin. Disa nga keto ndryshime duhet te perfshijne: Ndalimin e duhanit, perdorimin e nje diete te pasur me perime dhe fruta, evitimin e ushqimeve me kalori te larte, uljen ne peshe ne rastet e mbipeshes, kufizimin e alkolit dhe te kafeines dhe kryerjen e nje aktiviteti te rregullt fizik.


Si mund te iki diabeti?

Diabeti i sheqerit eshte nje semundje kronike, ne te cilen trupi i njeriut nuk prodhon ne menyre te mjaftueshme insuline ose nuk e perdor ate ne menyre korrekte. Nqs diabeti nuk mjekohet mund te coje deri ne verbim, te shkaktoje demtime ne zemer, tru dhe veshka. Nuk ekziston kurim perfundimtar per diabetin, por ekzistojne menyra per te qendruar te shendetshem dhe per te ulur komplikacionet qe ai shkakton. Nqs beni aktivitet fizik, kontrolloni dieten dhe peshen trupore, nqs zbatoni me perpikmeri mjekimin qe ju jep doktori, atehere mund te reduktoni dhe parandaloni demtimet qe diabeti shkakton.


SA NDIKOJNE SHYTAT NE ORGANET GENITALE TE MASHKULLIT

Shytat ose parotiti mund te shkaktojen orkit ose inflamacion te testikujve (organeve genitale mashkullore). Afersisht 30% e meshkujve te cilet semuren nga parotiti, zhvillojne orkit gjate periudhes se semundjes. Eshte me i shpeshte ne meshkujt perpara pubertetit dhe shume rralle mund te ndodhe pas pubertetit. Orkiti karakterizohet nga dhimbje dhe enjtje e testikujve. Ne 70% te rasteve prek vetem njeren ane, ndersa ne 30% te rasteve pas 1-9 ditesh mund te preket edhe ana tjeter. Gjithsesi steriliteti eshte nje pasoje shume e rralle e orkitit te njeanshem. Sot ne kushtet e vaksinimit, qe ne femijerine e hershme me vaksinen e parotitit, infeksionet e shytave jane shume te rralla.


CMIMI I OPERACIONIT ME LAZER
Cmimet e nderhyrjeve kirurgjikale me laser variojne sipas procedures specifike. Ju lutemi kontaktoni ne numrin tone te telefonit.
Fillimi | << |  24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2014 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11