| Pyetje & Përgjigje
|
Jam nga Kosova, ju marr ne tel po nuk lajmerohet njeri!!!??? me duhet te kontaktoj me Genetiken dhe Dermatologjine, si tia bej? |
Ju lutemi mund te kontaktoni ne numrin e telefonit 042 35 75 35 nga e Hena ne te Premte, ora 8:30-17:00 dhe te shtunen ora 8:30-12:30. Gjithsesi, mund te paraqiteni prane spitalit tone ne oraret e mesiperme, per te realizuar konsultimet me specialistet dermatologe dhe gjenetiste. |
Une jam 70 kg dhe 1.74m, vetem duke u bazuar ne keto dy parametra peshe edhe gjatesi, mendoni se mund ti nenshtrohem liposucion? |
Sipas te dhenave te mesiperme, BMI juaj eshte 23, pra brenda kufijve te normes. Gjithsesi BMI nuk eshte kriteri i vetem percaktues i indikacionit per liposuksion, pasi ndikon edhe menyra e shperndarjes se indit dhjamor ne trup. Per kete arsye, ju rekomandojme konsulte me kirurgun plastik. |
Doktor a egzistojne pilula antistres? Check up per femra sa kushton dhe mund ta beje nje femer 24vjecare? |
Ekziston grupi i medikamenteve te quajtura anksiolitike, te cilat mund te perdoren per te trajtuar gjendjet e ankthit, por per nje periudhe te shkurter kohore. Nje femer 24-vjecare mund te kryeje check-up. Cmimet variojne sipas paketave specifike. Mund te konsultoni faqen tone ne internet, ose te lini takim me specialisten e check-up, per te percaktuar paketen e ekzaminimeve qe mund te kryeni. |
Doktor sa kushton operimi i daulles ne vesh? |
Ne lidhje me cmimet e nderhyrjeve kirurgjikale ne vesh, mund te kontaktoni ne numrin tone te telefonit (cmimet variojne sipas procedurave specifike). |
Pershendetje doktor . Sa here kryej marredhenie seksuale me partneren me dhemb penisi.ju lutem cmund te bej? |
Ju rekomandojme konsulte me mjekun urolog. Mund te lini takim ne numrin tone te telefonit. |
Kur mendohet qe klinika juaj te hap specializimet? |
Spitali jone do te jete se shpejti qender universitare. Ju lutemi te mbeteni te perditesuar ne faqen tone ne internet. |
Operacioni estetik i hundes sa kushton.... |
Cmimet e nderhyrjeve kirurgjikale ne hunde variojne sipas procedurave specifike. Ju lutemi kontaktoni ne numrin tone te telefonit ose paraqituni prane spitalit tone. |
Zorra e trashe. |
Zorra e trashe (colon) eshte pjesa e fundit e traktit tretes. Eshte e gjate rreth 1.5 m. Mbeturinave ushqimore, te cilat kalojne ne zorren e trashe, iu ekstraktohet uji dhe kripa dhe me pas ato eliminohen nga trupi ne formen e feceve. Zorra e trashe mund te preket nga semundje te tilla si kolitet, infeksionet, tumoret, ileusi etj. |
Zora e holle |
Zorra e holle vjen pas stomakut dhe eshte ajo pjese e traktit gastrointestinal, ku ndodh pjesa me e madhe e tretjes se ushqimit dhe absorbimit te lendeve ushqimore. Ajo permban 3 pjese anatomike, te cilat vijne pas njera-tjetres: duodeni, jejunumi dhe ileumi. Zorra e holle pasohet nga zorra e trashe. Zorra e holle mund te preket nga semundje te tilla si infeksionet, semundje inflamatore (semundja Crohn), tumore, obstruksione nga formacione brenda saj (trupa te huaj, tumore, etj), iskemia mesenteriale, etj. |
Sa perqind e nderhyrjes me korigjim te shikimit me laser, ka komplikacione te mevonshme? |
Sipas raporteve te FDA (U.S. Food and Drug Administration), ne kirurgjine e syve me Laser - LASIK- perqindja e komplikacioneve ndodh ne 1-5% te rasteve dhe perkatesisht: - ndjeshmeri ndaj drites ne 1.7% te pacienteve; - luhatje te pamjes ne 2.6% te pacienteve; - halos (unaza te ndritshme) kur ekspozohemi ndaj burimeve te fuqishme te drites ne 3.5 % te pacienteve. |
|