english site map home
 
- AH në Media
- Buletinet Mujore
- Sondazhet Javore
- Pyetje e Përgjigje
- Së Shpejti në AH
- Galeria e Fotove
- Letra nga Pacientët
- Histori Suksesi
- Informim
- E Shtuna Vital
- Publikime
- Lajme Vital
 
Pyetje & Përgjigje

Cilat jane komplikacionet korigjimit te astigmatizmit me lazer?
Astigmatismi eshte nje crregullim i pamjes, i cili shkaktohet nga lakimi jo i rregullt i kornese (indi i qarte ne siperfaqen e perparme te syrit). Eshte nje nga crregullimet me te zakonshme te pamjes dhe ne shumicen e rasteve shoqerohet me miopi ose me hipermetropi. Korrigjimi kirurgjikali astigmatismit me laser (procedura LASIK), po perdoret gjeresisht vitet e fundit, nga kirurget ofthalmologe, per korrigjimin e astigmatismit. Ashtu si cdo nderhyrje tjeter kirurgjikale, kjo procedure mund te kete komplikacione si p.sh. infeksione te syrit, inflamacion te syrit, cikatrizime te kornese qe mund te shkaktojne astigmatism te crregullt, nevojen per nderhyrje te dyte kirurgjikale, etj. Pavaresisht komplikacioneve te mundshme, procedura eshte plotesisht e suksesshme ne mbi 90% te rasteve.

Kam kercitje te qafes nga ana e majte .Si mund ta mjekoj?
Ju rekomandojme konsulte me mjekun ortoped. Mund te lini takim ne numrin tone te telefonit.

Kam djalin dhe vajzen me syze me nr minus 2. Jane 13 dhe 8 vjec. Ne cfare moshe mund te behen operacion?
Sipas rekomandimeve te FDA dhe Akademise Amerikane te Ofthalmologjise, pacienti duhet te jete te pakten 18 vjec, per t'ju nenshtruar procedures LASIK, pasi pamja e individeve me te rinj se 18 vjec, zakonisht vazhdon te ndryshoje deri ne kete moshePerjashtim perben nje femije i vogel i cili ka njerin sy normal, ndersa syrin tjeter me miopi te theksuar. Ne kete ras,t LASIK aplikohet per te korrigjuar syrin miop, ne menyre qe te shmanget ambliopia ("syri pertac"). Ju rekomandojme konsulte me specialistet tane okuliste, per informacion me te detajuar.

Me vjen goja ere!
Era e keqe nga goja (halitosis) mund te kete shkaqe te ndryshme. Ne shumicen e rasteve shkaktohet nga probleme te kavitetit te gojes, p.sh. dhembet e prishur, gingiviti, gingivostomatiti, higjiena jo e mire kavitetit te gojes dhe e dhembeve, etj. Konsumimi i alkoolit ose duhanit mund te shkaktojne gjithashtu ere te keqe nga goja oseushqime qe permbajne qepe, hudhra, djathra te ndryshem ose lengu i portokallit. Fillimisht, rekomandohet perkujdejse per higjenen e gojes-larje e dhembeve dy here ne dite dhe vizite tek mjeku stomatolog 2 here ne vit. Nese pas ketyre masave, vazhdoni te keni probleme me eren e gojes, rekomandojme konsulte me mjekun, pasi semundje te tillasi sinusitet, infeksionet e fytit (faringitet), infeksionet e mushkerive, diabeti i sheqerit, problemet e traktit tretes, insuficienca renale etj, mund te shoqerohen me ere te keqe te gojes.

Angioma
Angioma eshte grumbullimi jonormal i eneve te gjakut ne lekure ose ne organet e brendshme. 30% e angiomave shfaqen qe gjate lindjes; pjesa tjeter shfaqen ne muajt e pare te jetes. Shumica e angiomave ndodhen ne fytyre dhe ne qafe. Kur ndodhen ne lekure, ato paraqiten si nje formacion i ngritur, me ngjyre te kuqe. Per vleresimin e angiomave te organeve te brendshme, mund te jete e nevojshme kryerja e CT ose MRI. Angiomat trajtohen vetem kur shkaktojne hemorragji, probleme me ushqyerjen ose frymemarrjen, probleme me shikimin, probleme kosmetike, etj. Kohet e fundit, laser terapia eshte perdorur me sukses, per trajtimin e hemangiomave.

Kam zhurme ne vesh por jo dhimbje. C'mund te bej?

Shkaqet e zhurmave ne vesh jane te ndryshme. Shumica e problemeve te vesheve (infeksionet, objektet e huaja, dylli, demtimet nga zhurmat e larta, humbja e degjimit, etj), mund te shoqerohen me zhurme ne vesh. Shkaqe me te rralla jane alkooli, kafeina, medikamente si antibiotiket ose aspirina. Gjithashtu hipertensioni arterial, anemiaose gjendjet alergjike,mund te shoqerohen me zhurme ne vesh. Problemet me serioze,te cilatmund te shoqerohen me zhurme ne vesh, jane shume te rralla, p.sh. aneurizmat, etj. Fillimisht ju rekomandojme konsulte me mjekun ORL (otorinolaringolog).


Si ta kuroj semundjen e veshit?
Ju rekomandojme konsulte me mjekun ORL (otorinolaringolog). Mund te lini takim ne numrin tone te telefonit.

fare pasojash sjell numri i cilindrit tek miopia dhe si mund te trajtohet zvogelimi i tij ?
Pasoje e miopise eshte ambliopia, e quajtur ndryshe "syri pertac", e cila nenkupton humbjen e aftesise se syrit per te pare detajet. Trajtimi definitiv i miopise, sot realizohet nepermjet kirurgjise se syrit me laser (procedura LASIK).Per informacion me te detajuar, ne lidhje me proceduren, mund ti referoheni faqes tone ne internet ose mund te konsultoheni me specialistet okuliste, prane spitalit tone.

Pershendetje. Doja te dija nese kryhen operime per sindaktili tek femijet e vegjel .
Nderhyrjet kirurgjikale per sindaktili, mund te kryhen tek femijet e vegjel, pasi kane mbushur moshen 9-12 muaj. Ne spitalin tone,kryhen nderhyrje per korrigjimin e sindaktilise. Per te kontaktuar me kirurgun plastik, mund te lini takim ne numrin tone te telefonit.

A ndikon tek nje adoleshent krijimi i muskulatures dhe marrja me palester ne moszgjatje?me thoni ju lutem disa usht per zgjatje

Gjatesia trupore varet nga gjatesia mesatare e te dy prinderve, dieta, ushtrimet fizike dhe gjendaj e pergjithshme shendetesore e individit gjate viteve te rritjes. Gjatesia e trupit rritet qe nga lindja e deri ne fund te pubertetit, vecanerisht gjate foshnjerise, moshes 6-8 vjec dhe adoleshences. Periudha e rritjes me te shpejte tek femrat, eshte mosha 11 1/2 deri ne 18 vjec. ndersa tek meshkujt 13 1/2-20 vjec. Per rritje te shendetshme te gjatesise trupore, gjate fazes se rritjes, dieta ushqimore duhet te jete e ekuilibruar me 6 grupet madhore ushqimore (drithera, fruta, perime, mish, yndyrna "te mira") dhe e pasur ne kalcium, Vitamine Ddhe proteina. Duhani dhe pirja e tij jane shume te demshem per rritjen. Ushtrimet fizike qe rekomandohen jane ushtrime te "Zgjatjes Vertikale" d.m.th. Basketbolli, Volejbolli, Noti.

Fillimi | << |  24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2014 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11