english site map home
 
- AH në Media
- Buletinet Mujore
- Sondazhet Javore
- Pyetje e Përgjigje
- Së Shpejti në AH
- Galeria e Fotove
- Letra nga Pacientët
- Histori Suksesi
- Informim
- E Shtuna Vital
- Publikime
- Lajme Vital
 
Pyetje & Përgjigje

Sa kushton trajtimi i miopise me lazer?
Ne lidhje me cmimet e nderhyrjeve mund te paraqiteni prane spitalit tone ose te kontaktoni ne numrin tone te telefonit, per te marre informacion te detajuar ne lidhje me procedurat specifike.

Si mund te kontaktoj me poste elektronike me repartin e okulistikes?

Mund te kontaktoni me okulistet tane ne adresat e meposhtme:

mmeco@spitaliamerikan.com

thaveri@spitaliamerikan.com


Ju lutem,me thoni ndryshimin ndermjet urinimit te pa vullnetshem dhe urinimit te shpeshte

Ne rastin e urinimit te pavullnetshem pacienti eshte i paafte te kontrollje ne menyre te vullnetshme kalimin e urines. Urinimi i shpeshte nenkupton nevojen e shpeshte per te urinuar te individit, pori cili ne kete rast e kontrollon plotesisht dhe ne mennyre te vullnetshme kalimin e saj.


A mund te bej nje operacion sysh nese kam tension te larte? Faleminderit

Operacionet ne sy mund te kryhen ne menyre rutine edhe ne pacientet te cilet vuajne nga hipertensioni arterial. Eshte e domosdoshme, qe perpara operacionit, te mjekohet dhe te kontrollohen ne menyre strikte vlerat e presionit arterial. Per kete, rekomandohet konsulte me mjekun kardiolog, per vleresimin e gjendjes dhe fillimin e mundshem te mjekimit, perpara nderhyrjes kirurgjikale.


Urinimi i pavullnetshem, nga se shkaktohet?
Urinimi i pavullnetshem ose inkontinenca urinare eshte paaftesia per kontolluar kalimin e urines. Urinimi i pavullnetshem i perkohshem shkaktohet nga situata te tilla si p.sh, qendrimi ne shtrat per nje kohe te gjate (p.sh. pas nderhyjeve kirurgjikale), medikamente te ndryshme (diuretiket etj), shtatzania, infeksione te prostatit, infeksione te vijave urinare, mbipesha etj. Shkaqet e urinimit te pavullnetshem kronik jane semundje te tilla si semundja e Alzheimerit, rritja e prostatit tek meshkujt, probleme neurologjike si skleroza multiple ose insultet cerebrale, traumat e shtylles kurrizore, prolapsi i fshikezes se urines tek femrat, dobesimi i muskujve te fshikezes se urines, te cilet jane pergjegjes per hapjen dhe mbylljen e saj, depresioni etj. Nese vuani nga inkontinenca urinare, ju keshillojme te kontaktoni me mjekun urolog.

Do te hape spitali amerikan specializime per mjeket e rinj? Faleminderit

Spitali amerikan do te jete se shpejti qender universitare. Informacione me te detajuara do te gjeni ne faqen tone te internetit.


Hidrocefalia
Hidrocefali eshte mbledhja e lengjeve brenda kafkes, gje e cila shkakton enjtjen e trurit. Etimologjia e fjales hidrocefali eshte "uje ne koke". Shkaktohet nga problemet ne qarkullimin e lengut cerebrospinal (trushpinor), i cili eshte lengu qe rrethon trurin dhe palcen e kurrizit. Kryesisht ndodh tek femijet, por mund te ndodhe edhe tek te rriturit ose te moshuarit. Mund te shkaktohet nga probleme te lindura, infeksione te sistemit nervor qendror, trauma, tumore, etj, Simptomat jane te ndryshme ne varesi te shkakut, moshes se personit dhe shkalles se enjtjes se trurit. Metoda me e mire e diagnostikimit eshe nepermjet CT (skanerit) te kokes. Qellimi i trajtimit eshte te permiresoje qarkullimin e lengut cerebrospinal, per te evituar demtimin e trurit. Metodat e trajtimit jane neurokirurgjikale.

Dhimbje temthi?

Fshikeza e temthit eshte nje qeske e vendosur poshte melcise. Semundjet e fshikezes se temthit, si p.sh. guret ne fshikezen e temthit ose inflamacioni i fshikezes se temthit, manifestohen me dhimbje ne anen e djathte te pjeses se siperme te barkut e qemund te perhapen deri ne shpatullen e djathte. Ne kete rast ju rekomandojme te konsultoheni me kirurgun abdominal, per te shmangur komplikacionete mundshme serioze te semundjeve te rrugeve te temthit.


Septicemia
Septicemia (e njohur ne gjuhen popullore si helmimi i gjakut) eshte prania ne gjak e baktereve (mikrobeve) dhe/ose toksinave te prodhura prej tyre. Shkaktohet nga infeksionet neorgane te ndryshme te trupit (mushkerite, barku, vijat urinare, kockat etj). Septicemia eshte nje infeksion serioz, kercenues per jeten. Shenjat e pergjithshme me te cilat nis septicemia jane ethe me temperature te larte, frymemarrje e shpejtuar dhe te rrahura te shpejta te zemres. Pacienti duhet hospitalizuar ne menyre te menjehershme. Trajtimi perfshin administrimin e antibiotikeve intravenoze, lengjeve, oksigjenit etj.

Dua te bej nje operacion plastik ne pjesen e siperme te veshit (mbushje). Eshte e mundur ne kliniken tuaj ?

Operacionet plastike kryhen tashme ne menyre rutine ne spitalin tone. Per me teper informacion mund te lini takim ne numrin tone te telefonit 042 35 75 35.

Fillimi | << |  24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2014 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11