| |
|
|
| Histori Suksesi
|
Realizohet për herë të parë në Shqipëri implanti koklear i veshit | Spitali Amerikan në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe Qendrën Spitalore Universitare, realizuan për herë të parë në Shqipëri dhe rajon implantin koklear të veshit. Arritja e madhe në fushën e mjekësisë, i solli fatin e shumëdëshiruar vajzës katër vjeçe e lindur pa aftësi dëgjimi, dhe 57-vjeçarit, i cili e kishte humbur dëgjimin totalisht gjatë viteve të fundit.
Ekipi i përbërë nga Prof. Dr. Wolfgang Gstottner, nga Universiteti i Vjenës, Dr. Dritan Vasili dhe Dr. Edlira Beqiri nga Spitali Amerikani dhe Prof. Dr. Pjerin Radovani nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kanë kryer ndërhyrjen kirurgjikale të implantit koklear të veshit tek dy pacientët e parë: një vajzë 4 vjeçe e lindur pa aftësi dëgjimi dhe një zotëri 57 vjeç, i cili kishte humbur dëgjimin totalisht gjatë viteve të fundit. Dy implantet e para, të realizuara me sukses në Spitalin Amerikan, janë fryt i punës së gjatë të ekipit të këtij spitali në bashkëpunim me klinikën e ORL pranë QSUT. Një kontribut të veçantë në realizimin e kësaj ndërhyrjeje ka firma Austriake MED – EL që ka dhuruar për këta dy pacientë aparaturën e implantit. Operacioni i vogëlushes u realizua edhe me mbështetjen e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë që drejtohet nga Liri Berisha. Këto dy implante janë të parët e shumë implanteve të tjera kokleare që realizon Spitali Amerikan.
Çfarë është implanti koklear?
Një implant koklear është një pajisje elektronike e implantuar për dëgjimin, e projektuar për të prodhuar tek një person me dëmtim të rëndë deri në të thellë të dëgjimit, ndjesi dëgjimi të dobishme duke stimuluar nervin brenda veshit të brendshëm. Këto implante zakonisht konsistojnë në 2 komponentë, një mikrofon i jashtëm, procesori i tingullit dhe sistemi transmetues. Marrësi i implantuar dhe sistemi elektrodë, i cili përmban cirkuitin elektronik që merr sinjalet nga sistemi i jashtëm dhe dërgon rryma elektrike në veshin e brendshëm. Implantet kokleare janë prodhuar për të ndihmuar adultët e shurdhët në mënyrë të rëndë deri në të thellë dhe fëmijët të cilët kanë përfitime të vogla ose s’kanë fare përfitime nga ndihma dëgjimore. Edhe personat me dëmtime të rënda deri të thella të nervit të dëgjimit mund të përfitojnë nga implantet kokleare.
Deri në Prill të vitit 2009, rreth 188,000 njerëz në të gjithë botën kanë vendosur një implant koklear; në USA 30,000 adultë dhe 30,000 fëmijë janë marrës. | Transplanti i veshkave, për herë të parë në Spitalin Amerikan | Historia e 25 vjeçarit Mezan Selimaj, i cili humbi babain dhe dy motrat në moshë shumë të re nga insufiçenca renale.
I diagnostikuar me të njëjtën sëmundje u transplantua i pari në historinë e mjekësisë shqiptare nga ekipi i Spitali Amerikan duke marrë veshkën e nënës së tij. “Pas vdekjes së motrës së vogël, unë shkova të punoj në Greqi. Aty, në punë pata ca kriza të forta një ditë. Shkova tek doktori që më tha se të dyja veshkat i kisha jashtë funksionit dhe se vetëm një transplant i menjëhershëm do të më shpëtonte” – rrëfen Mezani.
Sofia, mamaja e Mezanit e dinte mirë ç’do të thoshte sëmundja për të cilën Mezani i fliste nga Greqia. Kishte humbur bashkëshortin dhe dy vajzat nga e njëjta sëmundje. Me forcën që i jepte të qënurit nënë e lënduar nga humbjet, Sofia filloi të trokasë në dyert e Shërbimit të Nefrologjisë në QSUT dhe në Ministrinë së Shëndetësisë nga ku dhe mësoi se Spitali Amerikan po përgatitej për ndërhyrjen e madhe, transplantin e veshkave.
“Të dyve me mamanë na bënë shumë analiza që të them të drejtën nuk e dija çfarë ishin por më vonë e mora vesh që ishin bërë për të parë nëse veshkat e mamasë ishin të përshtatshme për mua” – tregon Mezani. Dhe në fakt nëna e tij Sofia rezultoi dhuruese e përshtatshme.
“Çdo gjë eci për bukuri dhe shumë shpejt. Para operacionit më dukej çudi që një ekip aq i madh profesorësh bënin përgatitje për ne” – tregon nëna e Mezanit, Sofia.
Operacioni i Mezanit mblodhi bashkë një ekip profesionistësh të afirmuar e kirurgësh të talentuar. Mezani është rasti i parë i 55 transplanteve që janë realizuar deri më sot në Spitalin Amerikan. | Proçedurat e vendosjes së INTACS dhe COLLAGEN CROSS LINKING aplikohen vetëm në Spitalin Amerikan | Vendosja e INTACS dhe COLLAGEN CROSS LINKING janë dy metoda që rekomandohen për frenimin e evolucionit të Keratokonit1. Në Shqipëri, këto dy proçedura aplikohen vetëm në Spitalin Amerikan.
1 - Vendosja e INTACS
Është një metodë kirurgjikale që konsiston në vendosjen kirurgjikale të unazave në formë harku, në trashësinë e kornesë duke realizuar kështu sheshimin e saj. Kjo proçedurë është shumë e përshtatshme dhe e rekomandueshme për pacientët të cilët nuk tolerojnë dot mbajtjen e lenteve të kontaktit të forta dhe në të cilët vlera e keratometrisë nuk i kalon 58 D. Gjithashtu u ofrohet edhe atyre individëve me keratokonus që duan të përmirësojnë shikimin. Kjo proçedurë kirurgjikale u aplikua për herë të parë në Francë para 8 vitesh dhe aplikohet tashmë si proçedurë rutinë në trajtimin e keratokonit në SHBA. Është proçedurë e aprovuar nga FDA dhe nën protokollin HDE.
2 - COLLAGEN CROSS LINKING
Cross – linking është një metodë trajtimi jo–kirurgjikale, që bazohet në aplikimin e rrezeve ultraviolet A (UVA 365 nm) dhe riboflavinës (Vitamina B2) e cila rrit qëndrueshmërinë e strukturës së kornesë në 300%. Në studimet që janë bërë, një korne e tillë më e qëndrueshme, është treguar më rezistente ndaj tendencës për të progresuar në formën e keratokonusit. Ky trajtim aplikohet prej vitesh në Europë dhe rekomandohet në pacientë me Keratokonus progresiv, i shoqëruar ose jo me INTACS.
Proçedura e trajtimit
Ky trajtim konsiston në aplikimin e pikave të vitaminës B2 (Riboflavinës) në sipërfaqen e syrit. Më pas aplikohet ndriçimi me rreze ultraviolet në sipërfaqen e tij. Aplikimi i rrezeve ultraviolet stimulon proçesin e kolagjen cross – linking në korne dhe forcon mekanikisht kornenë duke ndaluar evolucionin e keratokonusit. Qëllimi i këtij trajtimi nuk është të korrigjojë numrin e syzave por të forcojë kornenë dhe të frenojë avancimin e keratokonusit. Pacientët mund të kenë nevojë përsëri të përdorin lente kontakti ose syza për të përmirësuar edhe shikimin. Proçedura është e padhimbshme dhe realizohet si më poshtë: Nën biomikroskop kryhet heqja e shtresës së sipërme të kornesë me një sfungjer të posaçëm dhe më pas kornea mbulohet me solucion me vitaminë (riboflavinë). Pritet rreth 45 min deri 1 orë derisa kjo e fundit të penetrojë plotësisht në brendësi të syrit. Pasi kjo gjë vërtetohet në biomikroskop, aplikohen rrezet UV (ultraviolet) në sipërfaqen e kornesë për rreth 30 min, me anë të një llampe speciale. Gjatë këtij aplikimi, proçesi i cross link-ut që lidh fibrat korneale me njëra-tjetrën, intensifikohet dhe përhapet në të gjthë kornenë. Më pas vendoset një lente kontakti në sy dhe rekomandohen kolire antibiotike dhe antiflamatorë për disa ditë.
Përse është e nevojshme të hiqet epiteliumi (shtresa e sipërme e kornesë)? Epiteliumi (shtresa e sipërme e kornesë) vepron si barrierë ndaj cross linking. Zona ku epiteliumi mungon, stroma është më kompakte dhe proçesi i cross- linkut është kryer, ndërsa kur paraqitet kornea me epitelium fibrat korneale paraqiten të vendosura larg njëra- tjetrës dhe nuk evidentohet Cross-Link apo kompaktësim i strukturës.
Cilat janë komplikacionet e mundshme të kësaj proçedure?
Deri më sot janë raportuar shumë pak rreziqe nga ky lloj trajtimi. Rrezet ultraviolet përdoren me intensitet të ulët për të evituar dëmtimet e qelizave të kornesë dhe të strukturave të tjera në brendësi të syrit. Trajtimi zhvillohet në sipërfaqe të syrit dhe për këtë arsye për pak ditë pas saj pacienti mund të ndjejë :
• diskomfort
• mjegullim të pamjes
• pamundësi për të vendosur lentet e kontaktit disa javë pas trajtimit
• ndryshim në formën e kornesë që mund të shkaktojë ndryshim në numrin e syzave apo të lenteve të kontaktit
1 Keratokonusi është një sëmundje progressive e kornesë që evidentohet zakonisht rreth moshës 18 vjeç dhe konsiston në hollimin qëndror të saj. Për pasojë, forma e kornesë ndryshon nga asferike në cilindrike dhe kjo sjell ulje të shikimit dhe rritjen progressive të astigmatizmit (korrigjimit cilindrik). Shkaku I saj është ende I panjohur dhe ecuria e paparashikueshme. Prek zakonisht të dy sytë.
| | Fillimi | << | 1 | >> | Fundi |
| |
|