| |
|
|
| Shtrimi në Spital
|
Informacion mbi shtrimin e pacientëve në SPITALIN AMERIKAN | 1. Për pranimin e të pacientit në spital, duhet patjetër udhëzimi mjekësor dhe pashaporta ose çdo dokument tjetër indetifikues. Pranimin e realizon vetëm mjeku specialist dhe kujdestar nëpërmjet poliklinikës së pranimit të spitalit. Në raste urgjente, mjeku do të pranojë pacientin pa dokumentet e përmendura. I sëmuri do të lëshohet sapo të dalë nga gjëndja urgjente.
2. Pacienti i pranuar pasi shoqërohet në dhomën e tij, duhet të lërë garderobën e tij si dhe t’i nënshtrohet trajtimit komplet sanitar.
3. Të sëmurëve nuk u lejohet të sjellin në spital gjëra të tjera personale dhe sende të çmueshme, përveç mjeteve për higjienë personale, shtypit dhe librave për lexim.
4. Vizita e të afërmve të pacientëve në spital lejohet çdo ditë në oraret 11:00 – 12:00 dhe 16:00 – 18:00.
5. Programi ditor për pacientë vijon si më poshtë: - mëngjesi prej orës 7:00- 7:30, - dreka prej orës 12:00-12:30, - darka prej orës 17:00 - 18:00 në sezonin dimëror, - darka prej orës 18:00 - 19:00 në sezonin veror, - ndalohet rreptësisht lëshimi i repartit pa konfirmuar lëvizjen me mjekët, - ndalohet hyrja e pacientëve në dhomën e infermierisë pa u lajmëruar infermierët.
6. Pacientët nuk duhet të marrin medikamente të tjera përveç atyre që i cakton mjeku kompetent ose mjeku kujdestar.
7. Pacienëve dhe vizitorëve të tij u ndalohet rreptësisht sa vijon: - sjellja në spital e pijeve alkolike dhe përdorimi i tyre, - pirja e duhanit, - sjellja në spital e sendeve ushqimore (përveç frutave dhe lëngjeve për përdorim të ditës), - përdorimi i ashensorëve, përveç atyre që janë vetëm për të sëmurët, - hyrja në dhomat e infermierëve, - marrja e ushqimit dhe e sendeve të tjera nëpër dritare si dhe hedhja e mbeturinave nga dritaret,
8. Për efekt të kujdesjes për shëndetin e pacientit vetëm një familjar mund ta shoqërojë dhe të qëndrojë në dhomë me pacientin. Kjo vlen edhe për rastet e vizitorëve. 9. Për daljen nga spitali pacientit duhet t’i jepet fletëdalja së bashku me epikrizën me firmën e mjekut përkatës.
10. Çdo shkelje e rregullave të brendshme si dhe dalja me vetë dëshirë nga spitali kupton lëshimin e pacientit nga spitali, dhe spitali nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore. Dëshira jonë është që gjatë mjekimit në spital, si dhe gjatë largimit nga spitali çdo pacient të bisedojë me mjekun dhe infermieren ose t’i parashtrojë me shkrim, duke nënshkruar, vërejtjet për mjekim, si dhe propozimet për përmirësimin e shërbimit, si dhe të parashtrojë mendimin e tij lidhur me atë çka i ka pëlqyer në spital. Pacienti do të pajiset me pyetësorin për përshtypjet e tij. Kjo gjë na ndihmon të përmisohemi.
Informacion për pacientët preoperatorë
Pacientët preoperatorë, ditën e parë të shtrimit në spital, pajisen me fletat e konsensusit dhe të anestezisë. Mbas leximit dhe dhënies së sqarimeve të nevojshme prej mjekëve, firmosen nga vetë pacienti dhe familjarët e tij. Ju rekomandojmë të lexoni me vëmendje të gjithë informacionin dhe të mos hezitoni të bëni pyetje për të qënë sa më të qartë rreth të gjitha procedurave të përmendura më sipër. Gjithashtu, pacientëve u jepen sqarimet përkatëse, për anën administrative, të shoqëruara edhe me një udhëzues personal.
Për realizimin e operacioneve dhurimi i gjakut, prej të afërmve të pacientit, përbën një nga kriteret kryesore, që duhet plotësuar, përpara kryerjes së operacionit. Sasia e flakonëve të gjakut, që do të përdoren në operacion, përcakton edhe numrin e dhuruesve. Ju lutemi të mirëkuptoni faktin që gjaku nuk blihet apo shitet, ai vetëm dhurohet me vullnetin e lirë të gjithëseicilit, ndaj është i domosdoshëm dhurimi i gjakut për çdo pacient nga njerëz të tij të afërm.
Dëshirojmë t’ju informojmë se të gjithë proçedurat për dhurimin e gjakut realizohen pranë Qëndrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, dhe të gjithë dhuruesit, të afërm apo miq, janë të detyruar të ndjekin të gjithë protokollin pranë kësaj qëndre të shoqëruar nga personeli i Spitalit Amerikan.
| | Fillimi | << | 1 | >> | Fundi |
| |
|