english site map home
 
Pacientë me shtrim
  - Shtrimi në Spital
- Dhurimi i Gjakut
Pacientë ambulatorë
  - Shërbime të poliklinikës
- Lini Takim
 
Dhurimi i Gjakut

DHURIMI I GJAKUT MUND TË SHPËTOJË NJË JETË!!!
Dhuro gjak dhuro jetë!

Dhuroni gjak në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Tiranë ose në qëndrat e gjakut pranë spitaleve rajonale. Sensibilizoni të afërmit dhe njerëzit që ju rrethojnë për rëndësinë e dhurimit të gjakut. Ndihmoni sot ata që kanë nevojë për gjak duke menduar se një ditë mund t’ju duhet ju ose një njeriu tuaj të dashur.  
Gjaku është një produkt natyral, nuk riprodhohet në  mënyrë artificiale dhe është  i domosdoshëm për jetën. Gjaku nuk blihet, as shitet, vetëm dhurohet dhe merret falas. Gjaku rigjenerohet, kështu që është e mundur të privohemi ndonjëherë nga një sasi e papërfillshme e cila nuk shkakton asnjë dëm në organizëm, zëvendësohet sërish shume shpejt dhe është jetëshpëtuese për personat në nevojë.
 

Disa kritere të përgjithshme mbi seleksionimin e dhuruesve:

■ Mosha: nga 18-65 vjeç
Për dhuruesit periodikë mbi 65 vjeç si dhe për dhuruesit për herë  të parë mbi 60 vjeç i takon mjekut të seleksionimit të vendosë n.q.s. ai është kandidat për të  dhuruar ose jo.   
■ Pesha: mbi 50 kg
■ Presioni arterial:
midis 110 - 180 (sistolik ose maksimal)
midis 60 - 100mmHg (diastolik ose minimal)  
Personat me tension arterial normal, por që  mjekohen për hipertension nuk mund të  dhurojnë.
■ Frekuenca: e rregullt dhe ritmike, midis 50 - 100 rrahje në min (edhe më e vogël për ata që praktikojnë sport)
■ Hemoglobina: mbi 12.5g/dl në femra dhe mbi 13.5 g/dl në meshkuj
■ Inspeksioni: Anemi, Fizik i Dobët, Ikter, Cianozë, Edema, Dispne, Iritabilitet, Abuzues Alkooli, Droge, etj
■ Gjendja e përgjithshme: e mirë
■ Temperatura: maksimumi 37 gradë celsius
■ Stili i jetesës: asnjë sjellje anormale.


Procedura e dhurimit të gjakut:

• Mbasi dhuruesi ka plotësuar formularin me pyetje rreth shëndetit të tij dhe mbasi është perzgjedhur në bazë të kritereve të mësipërme ai rregjistrohet për të dhuruar
• Nën mbikëqyrjen e pandërprerë të mjekut ai akomodohet në krevatin e dhurimit
• Një infermiere e specializuar dezinfekton
   krahun dhe me kujdes të veçantë kryen
   procedurën e shpimit
• Procedura e shpimit është një veprim i lehtë dhe jo i dhimbshëm
• Procedura e dhurimit për gjakun e plotë zgjat 5-8 minuta
• Sasia e gjakut që dhurohet është 450+/- 10% të sasisë
• Gjatë gjithë kohës së dhurimit mjeku së bashku me infermieren e dhurimit ndjekin me kujdes procedurën.
• Pas dhurimit, dhuruesit i komunikohet të qëndrojë 5-10 minuta shtrirë dhe më pas të ngrihet me kujdes. Dhe, po atë ditë i këshillohet të konsumojë lëngje si ujë, çaj, qumësht, lëngje frutash, etj.
 
 
Gjaku i dhuruar shërben
  • Për të sëmurët kronikë
  • Për operacione madhore
  • Për urgjenca kirurgjikale
  • Per trauma dhe aksidente
  • Per nenat qe lindin  

Fillimi | << |  1  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2013 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11