english site map home
 
- Alergologji
- Anatomopatologji
- Anesteziologji
- Check Up
- Dermatologji
- Endokrinologji
- Gastroenterologji
- Hematologji
- Imazheri E Avancuar
- IVF
- Kardiokirurgji
- Kardiologji
- Kirurgji E Përgjithshme
- Kirurgji Plastike
- Laborator
- Nefrologji
- Neurologji
- Obstetrikë Gjinekologji
- Okulistikë
- Onkologji
- ORL
- Ortopedi
- Pediatri
- Pneumologji
- Proktologji
- Reumatologji
- Urgjencë 24H
- Urologji
 
Alergologji → Shërbimet
Sëmundjet që Trajtojmë
• astma 
• riniti alergjik 
• sinusiti
• urtikaria  

Specialisti i alergjisë trajton probleme të alergjisë së ilaçeve, eozinofilisë, astmës të kontrolluar me vështirësi, alergjisë të ushqimeve.  
Ne kujdesemi për pacientët që të marrin një diagnozë eksperti dhe trajtim, që përfshin identifikimin dhe eliminimin e shkakut të alergjisë së tyre më tepër se një trajtim i thjeshtë i simptomave.

Diagnoza e plotë 
Kur pacientët drejtohen tek ne, ne administrojmë një diagnozë eksperti pas disa vizitave.
Këto ekzaminime përfshijnë:  
• Një histori të detajuar të alergjisë, duke përfshirë përshkrimin e vendit ku banon dhe ku punon;
• Histori të dietës;
• Ekzaminim fizik; 
• Testet për diagnostikim. 

Nëse është e nevojshme, ne administrojmë teste të tjera të alergjisë, derisa të jemi të sigurt për gjendjen e pacientit. Ne ofrojmë testet e laboratorit për pneumoalergjenët dhe për alergjenët ushqimor. 

Trajtim 
Pasi pacientët diagnostikohen, ne paraqesim metodat e përgjithshme të trajtimit që janë jo vetëm simptomatike, po edhe si të eliminohen shkaqet e pjesës më të madhe të alergjive.  
Kontrolli i mjedisit: Trajtimi i shkallës së parë për të gjithë pacientët përfshin identifikimin e burimit të alergjisë për pacientin si p.sh. jastëkët me pupla, kafshët dhe myku. Pastaj përpiqemi që t’i ndajmë pacientët nga këto shkaqe aq sa mundemi. Kjo mund të përfshijë edhe eliminim e plotë të shkaqeve alergjike që prekin lëkurën si dorashkat dhe elementët kimik. Kur pacienti është alergjik ndaj ushqimeve ne japim këshilla specifike për eliminimin e këtyre produkteve.
Terapia me ilaçe: Shumë pacientë marrin ilaçe që të përmirësojnë simptomat e tyre dhe kualitetin e jetës.
Fillimi | << |  1  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2012 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11