english site map home
 
- Alergologji
- Anatomopatologji
- Anesteziologji
- Check Up
- Dermatologji
- Endokrinologji
- Gastroenterologji
- Hematologji
- Imazheri E Avancuar
- IVF
- Kardiokirurgji
- Kardiologji
- Kirurgji E Përgjithshme
- Kirurgji Plastike
- Laborator
- Nefrologji
- Neurokirurgji
- Neurologji
- Obstetrikë Gjinekologji
- Okulistikë
- Onkologji
- ORL
- Ortopedi
- Pediatri
- Pneumologji
- Proktologji
- Reumatologji
- Urgjencë 24H
- Urologji
 
Dermatologji → Tjetër

Çfarë duhet marrë parasysh para aplikimit të një procedure invazive?
• Sigurohuni që procedura të kryhet nga një mjek i specializuar; 
• Mundësisht mjeku të ketë njohuri të thella ose të jetë trajnuar në kirurgjinë kozmetike të lëkurës së fytyrës;
• Bëni pyetje dhe informohuni për efektet anësore dhe përfitimet që ka çdo procedurë e caktuar; 
• Evitoni alkoolin dhe qëndroni mundësisht jo shtrirë, mos ushtroni presion dhe forcë mbi zonën e trajtuar për disa orë pas aplikimit të procedurës; 
• Zgjidhni një ambient mjekësor të sigurt për sa i përket sterilitetit të ambientit dhe mjeteve të përdorura. Ambienti duhet të jetë i pajisur me të gjitha aparaturat dhe mjekimet e nevojshme për çdo problem potencial të mundshëm shëndetësor. 
(Burimi: The American Society for Dermatologic Surgery)

Trajtimet rinovuese (anti-age) me injeksion
Procedurat kozmetike kirurgjikale mund të japin ndryshime të thella në pamjen e fytyrës që zgjasin për një kohë të gjatë, por duke qenë invazive janë të shoqëruara me efekte dytësore dhe kanë nevojë për një kujdes të caktuar të aplikimit të procedurës. 

Shumë pacientë që sapo kanë filluar të shfaqin shenjat e para të moshës në fytyrë kërkojnë të përmirësojnë pamjen, por nuk mund të përballojnë koston dhe trajtimet kirurgjikale. Për këta pacientë, repertori gjithmonë në rritje i trajtimeve me injeksione është gjithmonë e më shumë në përputhje me kërkesat e tyre. Injeksionet mund të kryhen gjatë një vizite të thjeshtë në zyrën e mjekut dhe nuk kërkojnë përgatitje për sallën e kirurgjisë. 

Me disa trajtime paraprake nuk është e nevojshme anestezia, sepse dhe agat që përdoren janë shumë të vogla për të shkaktuar ndjesi parehatie. Në disa procedura të caktuara me kërkesën e pacientit mund të përdoren doza të vogla që ndryshojnë dhe nga ndjeshmëria e regjionit të trajtuar. 

Ekzistojnë dy lloje të ndryshme injeksionesh që kryhen, në varësi të lëndës që injektohet: 

Toksinat neuromuskulare (Botox):
Opsioni i parë dhe më i përshtatshëm për linjat aktive të fytyrës ose rrudhat e moshës është dobësimi i përkohshëm, ose paralizimi i muskulit që shkakton këtë rrudhosje. Botulinum Toxin tipi A është një familje neurotoksinash që bllokojnë sinjalet nervore të cilat shkaktojnë kontraktimin muskulor. Toksina vepron vetëm mbi vendin ku injektohet duke qenë kështu tepër e përdorshme për të shndërruar ekspresionet e fytyrës. Në treg ka forma të ndryshme farmaceutike të kësaj toksine që ndryshojnë nga koha e instalimit të efektit, kohëzgjatja e tij, aftësia për t’u përhapur në indin përreth, etj. Përdorimi i saj është jo vetëm kozmetik, por mund të jetë dhe terapeutik, sidomos në rastet e sasisë së shtuar të djersës në duar, shputat e këmbeve dhe regjionin aksilar. 

Rreziqet përfshijnë nxirjen në vendin e injeksionit për disa ditë, rrallë një mundësi për infeksion dhe mundësinë për të ndikuar në mënyrë të paqëllimshme mbi muskuj të tjerë të afërt. Efektet anësore më specifike duhen konsultuar me mjekun në veçanti për çdo lloj interventi në konsultën paraprake. 

Materialet mbushëse të indeve të buta (fillerat):
Ky grup është tepër i larmishëm në përmbajtje dhe ofron një numër të madh opsionesh trajtimi. Përdoren më tepër për trajtimin e rrudhave të instaluara, për rrudhat e thella përreth gojës (regjioni nazolabial) ose mbushjen e defekteve në fytyrë. Fillerat i japin fytyrës volum dhe strukturë më të përcaktuar. Në varësi të tipit të fillerave dhe thellësisë në të cilën injektohen, mund të lëmohen rrudhat e sipërfaqshme në lëkurë, mund të mbushen linjat e thella, të shtohen indet e buta, si p.sh. buzët ose mund të ndërhyhet dhe në strukturat kockore të fytyrës. Të gjitha këto substanca vendosen nëpërmjet injeksioneve prandaj dhe rreziqet janë ato të zakonshmet, si nxirja e vendit të injeksionit për pak ditë, reaksionet lokale alergjike dhe në raste të rralla infeksionet lokale. 

Opsionet që ofrohen në këtë kategori diferencohen në bazë të kohëzgjatjes së efektit dhe të ndjesisë në prekje që kanë këta fillera. Në përgjithësi fillerat e butë që janë specifikë për pjesën e buzës, p.sh. kanë një efekt që zgjat për një kohë të shkurtër, ndërkohë që fillerat që zgjasin më shumë kanë strukturë më të fortë dhe lokalizohen më mirë në regjionet ku nuk palpohen, si p.sh. thellimet përreth gojës. Fillerat me bazë kolagjeni kanë një kohëzgjatje prej 3 deri 6 muajsh dhe për disa indikacione kanë një pamje shumë natyrale. 

Një grup tjetër fillerash ka bazë acidin hiyaluronik (HA), një lloj sheqeri që ndodhet normalisht në lëkurën e njeriut. Kur u prezantua për herë të parë përparësia e tij ishin reaksionet alergjike shumë të pakta dhe testet paraprake të alergjisë ishin të panevojshme. Kjo përbërje e lidh ujin në të njëjtën mënyrë si sfungjeri, prandaj lëkura hidratohet dhe substanca shndërrohet në një jastëk uji. Janë hedhur në treg një sërë formulimesh farmaceutike që ndryshojnë nga ato me pjesëza të vogla të përshtatshme për buzët dhe formulimet me pjesëza të mëdha për thellimet e rrudhave, si ato të regjionit përreth gojës. Acidi Hyaluronik përthithet nga organizmi dhe jetëgjatësia e tij është në varësi të shumë faktorëve, si individualiteti i pacientit, lokalizimi i injeksionit dhe forma farmaceutike e tij. Kjo ndryshon nga 3-4muaj në buzë deri në një vit në zonën përreth gojës. 

Formulimet e fundit të aprovuara nga FDA janë një klasë e re e fillerave e bazuar në teknologjinë e mikrosferave, që janë prej një materiali solid, të shpërndara në një bazë xheli dhe relativisht uniforme në madhësi. Pas injektimit të tyre ndodh faza e shpërbërjes së tyre dhe induktimi i rritjes natyrale të kolagjenit duke dhënë në kohë një efekt më të zgjatur që arrin dhe më shumë se një vit.
Fillimi | << |  1  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2013 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11