english site map home
 
- Alergologji
- Anatomopatologji
- Anesteziologji
- Check Up
- Dermatologji
- Endokrinologji
- Gastroenterologji
- Hematologji
- Imazheri E Avancuar
- IVF
- Kardiokirurgji
- Kardiologji
- Kirurgji E Përgjithshme
- Kirurgji Plastike
- Laborator
- Nefrologji
- Neurokirurgji
- Neurologji
- Obstetrikë Gjinekologji
- Okulistikë
- Onkologji
- ORL
- Ortopedi
- Pediatri
- Pneumologji
- Proktologji
- Reumatologji
- Urgjencë 24H
- Urologji
 
Gastroenterologji → Tjetër
Endoskopia e sipërme digjestive / Ezofagogastroduodenoskopia
Endoskopia e sipërme digjestive është një ekzaminim që behet përmes një tubi optik, i cili mundëson të shohësh nga brenda mukozën, përmbajtjen dhe lëvizjet e ezofagut, stomakut dhe duodenit dhe imazhet e përfituara shikohen në monitor. Ajo të lejon të saktësosh natyrën e dëmtimeve, numrin e tyre, përmasat. Si rregull duhen bërë biopsi (marrje e indeve) për rrezikun e ndonjë kanceri (në rast të ulcerës gastrike), për t’u siguruar për praninë e Helicobacter Pylori, apo për detektimin e ezofagitit Barret (gjendje prekanceroze), etj. Është metoda më ekzakte për vizualizimin e pjesës superiore të tubit digjestiv, sepse grafia me kontrast (bariumi), mund të krijojë imazhe false të ulcerës dhe me ekzaminimin me barium nuk mund të merret biopsi. Endoskopia mund të bëhet dhe me anestezi intravenoze për një kohë të shkurtër (deri 5 minuta), aq sa zgjat dhe ekzaminimi në fjalë, në mënyrë të tillë që të jete sa më lehtë për t’u përballuar nga pacienti.
Komplikacionet e endoskopisë së sipërme digjestive janë të rralla. Ndër to mund të përmendim: 
Ndërlikimet kardio-pulmonare: Mosha e vjetër dhe prania e sëmundjeve kronike favorizojnë shfaqjen e këtyre ndërlikimeve. Frika dhe gjendja e ankthit para procedurës mund të shpjerë në ndryshime të ritmit kardiak. Mund të ndodhe aspirim i përmbajtjes gastrike me pasoja bronkopulmonare. 
Perforacioni: Është një komplikacion i rrallë që mund të ndodhë vetëm në rastet me çrregullime anatomike të pjesës së sipërme të tubit tretës, siç janë divertikulat, stenozat, kanceret e ezofagut apo stomakut. 
Hemorragjia: Hemorragjitë e rënda janë komplikacion i rrallë i endoskopisë diagnostike, që ndodh vetëm nëse hiqet ndonjë koagul mbi ulcerën hemorragjike, ose ngacmohet ndonjë vazë mbi nivel të mukozës. Mund të ndodhin hemorragji edhe te të sëmurët me çrregullime të koagulimit të gjakut, si p.sh trombocitopenia. 
Infeksioni: Rreziku i marrjes së infeksioneve virale është i vogël, nëse ndiqen me rigorozitet procedurat higjieno-sanitare

Rektosigmoidoskopia
Rektosigmoidoskopia është një ekzaminim që bëhet përmes një tubi optik, i cili mundëson vrojtimin e rektumit, dhe sigmoidit (pjesa e fundit e zorrës së trashë deri afërsisht 70cm), në mënyrë që të shikohet dhe të lokalizohet ndonjë problem i mundshëm. Tubi futet nëpërmjet vrimës së anusit dhe eksploron rektumin dhe sigmoidin. Si rregull duhen bërë biopsi (marrje e indeve) në rast se mjeku e shikon në arsyeshme për shkak të ndonjë lezioni (dëmtimi, plage), inflamacioni, etj. Mbas një përgatitje përpara të pacientit për pastrimin e pjesës së fundit të zorrës nga mbeturinat. Ky ekzaminim kryhet pa anestezi duke qenë i lehtë për t’u përballuar (suportuar). Rëndësia e këtij ekzaminimi është shumë e madhe, sepse mund të shikojë polipe (tumore) ose kancere në stadin fillestar, që mund të mos shihen në irrigografi.

Komplikacionet e rektosigmoidoskopisë: 
Perforacioni, hemorragjia dhe infeksioni: Pacientët me procese të rënda inflamatore. 
Ndërlikimet kardio-pulmonare: Pacientët që sapo kanë kaluar infarkt të miokardit. Përdorimi i analgjetikëve mund të rrisë rrezikun për ndërlikime kardio-pulmonare.
   
Kolonoskopia totale
Kolonoskopia është një ekzaminim që bëhet përmes një tubi optik, i cili mundëson vrojtimin e rektumit, kolonit (zorrës së trashë), dhe pjesës fundore të zorrës së hollë, në mënyrë që të shikohet dhe të lokalizohet ndonjë problem i mundshëm. Kryhet mbas një përgatitje përpara të pacientit për zbrazjen e zorrëve nga fekalet dhe mbas anestezisë (sedimit) për një kohë të shkurtër (me injeksion, nuk i futet tubi pacientit si në një operacion klasik). Procedura mund të japë ndjesinë e lëvizjes së zorrëve dhe një presion shtypës në pjesën e fundit të barkut. Në shumë raste mjeku mbush zorrët me ajër në mënyrë që të sigurojë një shikueshmëri më të mirë. Prania e ajrit mund të shkaktojë krampe abdominale. Në këtë rast do të shikohet e gjithë zorra dhe për shkak të ngacmueshmërisë më të lartë pacientit mund t’i vendoset qetësues, i cili ka rolin e relaksimit dhe vënies në gjumë të pacientit. Tubi futet nëpërmjet vrimës së anusit dhe eksploron gjithë zorrën e trashë. Si rregull duhen bërë biopsi (marrje e indeve), në rast se mjeku e shikon të arsyeshme, për shkak të ndonjë lezioni, inflamacioni, etj. 

Komplikacionet e kolonoskopisë:
Perforacioni, hemorragjia dhe infeksioni: Pacientët me procese të rënda inflamatore.
Ndërlikimet kardio-pulmonare: Pacientët që sapo kanë kaluar infarkt të miokardit. Përdorimi i analgjezikëve mund të rrisë rrezikun për ndërlikime kardio-pulmonare.

Në vendet me frekuencë të rritur të kancerit kolorektal, (ku përfshihet dhe vendi ynë), rekomandohet kolonoskopia për kontroll mbas moshës 50 vjeç edhe pse simptomat mungojnë. Edhe pse në rektoskopi gjithçka duket normale, lezioni mund të jetë i lokalizuar më sipër, aty ku nuk është parë me endoskop, kurse irrigofrafia i rekomandohet zakonisht moshës së vjetër me sëmundje të zemrës ose mushkërive.
Kështu që duket shumë i qartë roli i rëndësishëm i këtij ekzaminimi edhe pse është pak i papëlqyeshëm.
Fillimi | << |  1  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2013 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11