| |
|
|
| IVF → Hyrje
|
Nëse doni të keni një fëmijë…
Çiftet që paraqiten në një institucion shëndetësor për fekondimin in vitro, mund të kenë fëmijë duke iu nënshtruar një trajtimi, pas përcaktimit të një diagnoze të saktë përpara procesit të fekondimit in vitro.
Për rrjedhojë, fekondimi in vitro është metoda e fundit e trajtimit që zbatojnë mjekët në rastin e problemeve të sterilitetit.
Fekondimi in vitro në katër hapa:
Pacientët iu nënshtrohen fekondimit in vitro, i cili është një trajtim i rëndësishëm për problemet e sterillitetit, atëhere kur metodat e tjera të teknologjisë ndihmëse të riprodhimit kanë dështuar.
• Hapi i parë është stimulimi i vezoreve për të krijuar folikula të shumëfishta. Në këtë fazë, sigurohet rritja folikulare e vezoreve. Qëllimi është rritja e sasisë së vezëve qelizë nga 1-2 deri në 10-15.
• Kur gjykohet se pjekuria folikulare është e mjaftueshme, për një periudhë prej rreth 10-12 ditësh, aplikohet një mjekim i posaçëm që shkakton ovulimin brenda 36 orëve nga kryerja e procedurës së nxjerrjes dhe kryerjes së injeksionit nëpërmjet përdorimit të teknikave transvaginale me ultra tinguj.
• Procedurat e fekondimit dhe rritjes së embrionit kryhen në laboratoret e fekondimit in vitro. Një nga faktorët më të rendësishëm që kushtëzon suksesin e procesit të fekondimit in vitro është që laboratoret dhe mjedisi të jenë të sterilizuara. Fekondimi në laboratore kryhet me metodat in vitro (Fekondim In-Vitro) dhe ICSI (Injeksioni Intracitoplazmik i Spermës). Shpesh, preferohet më shumë metoda e mikroinjeksionit, për shkak të mundësive më të mëdha të fekondimit.
• Embrionet, të cilat mbikëqyren e kontrollohen rregullisht pas fekondimit, transferohen në uterusin e pacienteve 72 orë nga përfundimi i procesit të nxjerrjes. Dymbëdhjetë ditë pas këtij transferimi kryhet një test shtatzanie për të parë nëse pacientja është shtatzënë.
Fundi i lumtur i shtatëzanisë është më pranë me ekipin tonë profesionist...
Për trajtimet e sterilitetit dhe fekondimit in vitro është shumë e rëndësishme jo vetëm mbështetja nga teknologjitë më të fundit, por edhe mjekë, infermiere dhe një personel me përvojë dhe i specializuar. Kur të gjitha analizat dhe ekzaminimet e kryera gjatë periudhës së diagnostikimit të sterilitetit e deri në procesin e trajtimit mbikëqyren e kontrollohen nga profesionistë me përvojë, mundësitë për rezultate pozitive janë më të mëdha.
| | Fillimi | << | 1 | >> | Fundi |
| | |