english site map home
 
- Alergologji
- Anatomopatologji
- Anesteziologji
- Check Up
- Dermatologji
- Endokrinologji
- Gastroenterologji
- Hematologji
- Imazheri E Avancuar
- IVF
- Kardiokirurgji
- Kardiologji
- Kirurgji E Përgjithshme
- Kirurgji Plastike
- Laborator
- Nefrologji
- Neurokirurgji
- Neurologji
- Obstetrikë Gjinekologji
- Okulistikë
- Onkologji
- ORL
- Ortopedi
- Pediatri
- Pneumologji
- Proktologji
- Reumatologji
- Urgjencë 24H
- Urologji
 
Kardiokirurgji → Tjetër

Ju tregoj për “spitalin e zemrës”
Primarin e Spitalit Amerikan, kardiokirurgun e njohur të disa katedrave prestigjioze, Prof. Dr. Neyyir Tuncay Eren, mund ta gjeni shpesh në ambjentet e kardiokirurgjisë së Spitalit Amerikan në Tiranë, teksa viziton pacientët e tij, të cilëve duket se u ka fi tuar zemrat dhe mirënjohjen. Teksa ai rend nga njëra dhomë në tjetrën për vizitat post-operatore, janë të shumtë sytë e pacientëve që e ndjekin me shpresë dhe admirim. Sapo dalë nga një ndërhyrje të suksesshme by-pass kombinuar me zëvendësim të valvulës mitrale dhe riparim të asaj aortale në një pacient 67 vjeçar të ardhur nga Peja, Prof. Eren me shumë modesti pranon të ndajë disa opinione me lexuesit e revistës Vital.

Prof. Neyyir, tashmë ka shumë shqiptarë që ju njohin me emër. Si ju duket kjo?
Më vjen mirë sigurisht, por kjo ka ardhur shumë natyrshëm. Ka arritur në 2400 numri i pacientëve shqiptarë që unë dhe ekipi im kemi operuar, në fi ll...

Defekti interventrikular (DIV)
Defekti septal interventrikular ka të bëjë me një ose me shumë hapësira të krijuara në murin që ndan ventrikulin e majtë nga ai i djathti. DIV është defekti kongjenital (i lindur) më i shpeshtë.Mund të jetë i izoluar ose i lidhur me defekte të tjerë kongjenitale.

Shkaqet
Përpara se fëmija të lindë, ventrikuli i majtë dhe ai i djathtë nuk janë të ndarë. Gjatë rritjes së fetusit fillon të formohet një mur ndarës midis ventrikulëve. N.q.s ky mur nuk formohet tërësisht, mbetet një hapësirë. Kjo hapësirë njihet si defekt septal interventrikular ose DIV.
Defekti ventrikular septal është defekti më i shpeshtë ndër defektet e zemrës. Fëmija mund të mos ketë simptoma, dhe hapësira mund të mbyllet mbas një farë kohe mbas lindjes.
N.q.s defekti është i madh, shumë gjak pompohet drejt mushkërive duke çuar në insuficiencë kardiake. Këta fëmijë kanë simptomat e insuficiencës së zemrës dhe kërkojnë mjekim për të kontrolluar simptomat dhe kirurgji ...

Kirurgjia e valvuleve të zemrës
Kirurgjia e valvuleve të zemrës është ajo degë që merret me rregullimin ose zëvendësimin e valvuleve të saj.
 
Kemi katër valvule në zemrën tonë:
1. Valvuli i aortës 
2. Valvuli mitral
3. Valvuli trikuspidal
4. Valvuli pulmonar

Valvulet kontrollojnë drejtimin e rrymës së gjakut në zemër. Hapja dhe mbyllja e valvuleve prodhon zhurmën e ritmit të zemrës.
Kirurgjia e valvuleve të zemrës është ajo kirurgji me zemër të hapur që kryhet me anestezi të përgjithshme. Një prerje bëhet përgjatë kockës së sternumit dhe gjaku kalohet në makinën bypass zemër-mushkëri, e cila mban qarkullimin e gjakut kur zemra është duke u operuar.
Valvulet mund të riparohen ose të zëvendësohen. Zëvendësimi bëhet nëpërmjet valvuleve natyralë (biologjikë) ose artificialë (mekanikë).
Valvulet natyralë janë valvule nga donatorë humanë (kadaverat).
Valvulet natyralë të modifikuara janë prej donatorëve kafshëror (valvulet e derrit ose të kaut). At...

Bypassi kirurgji e zemrës
Kirurgjia by-pass e zemrës përfshin atë procedurë që zëvendëson një arterie të mbyllur të zemrës nëpërmjet një rruge tjetër përçuese të gjakut.
Arteriet koronare janë enë të vogla gjaku që furnizojnë muskulin e zemrës me oksigjen. Yndyrat dhe kolesteroli mund të vendosen në muret e arterieve koronare dhe në mënyrë graduale të shkaktojnë mbyllje të tyre. Këto pllakëza të krijuara nga yndyrat dhe kolesteroli quhen arterosklerozë. Kur një ose më shumë arterie koronare bllokohen në mënyrë parciale ose totale, zemra nuk ushqehet më me gjak dhe vuan. Kjo gjendje quhet sëmundje iskemike e zemrës (SIZ) ose sëmundje e arterieve koronare (SAK), dhe mund te shkaktojë dhimbje gjoksi (angina).

Procedura 
Kirurgjia by-pass e zemrës krijon një deviacion nga rruga normale ose by-pass r...

Çarja e aortës
Carja e aortes
Çarja e aortës është një gjendje kërcënuese për jetën e karakterizuar nga gjakderdhje në brendësi dhe përgjatë mureve të aortës, vazës së gjakut me madhësi më të madhe që del nga zemra.
Çarja e aortës ndodh afërsisht me një shpeshtësi 2 individë në 10000 mijë. Mund të prekë këdo, por ndodh më shpesh në meshkuj të moshave 40-70 vjeç.

Shkaqet 
Çarja e aortës shpesh ndodh nga një dëmtim në murin e brendshëm të aortës. Kjo zakonisht ndodh në zonën torakale të aortës, por mund të ndodhë në zonën abdominale të saj.
Aorta ka disa degë përgjatë të cilave qarkullon gjaku.
Çarja klasifikohet si tip A dhe B, në varësi se ku fillon dhe ku mbaron demtimi.
Tipi A fillon në pjesën fillestare (ngjitëse) të aortës dhe në mënyrë të veçantë lëviz në një pjesë tjetër të kraharorit.
Tipi B fillon në pjesën e fundit (zbritëse) të aortës dhe lëviz poshtë në abdomen.
 
Kur gjakderdhja fillon, ajo krijo...
Fillimi | << |  1  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2013 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11