english site map home
 
- Alergologji
- Anatomopatologji
- Anesteziologji
- Check Up
- Dermatologji
- Endokrinologji
- Gastroenterologji
- Hematologji
- Imazheri E Avancuar
- IVF
- Kardiokirurgji
- Kardiologji
- Kirurgji E Prgjithshme
- Kirurgji Plastike
- Laborator
- Nefrologji
- Neurokirurgji
- Neurologji
- Obstetrik Gjinekologji
- Okulistik
- Onkologji
- ORL
- Ortopedi
- Pediatri
- Pneumologji
- Proktologji
- Reumatologji
- Urgjenc 24H
- Urologji
 
Neurologji → Tjetër

Smundja e Parkinsonit
Cfare eshte semundja e Parkinsonit?
Semundja e Parkinsonit u pershkrua per here te pare ne vitin 1817 nga Dr.Xhejms Parkinson, nje mjek britanik. Semundja e Parkinsonit eshte nje semundje kronike, progresive, degjenerative e trurit. Ndosh kur ne disa qeliza nervore te nje pjese te trurit qe quhet Substantia Nigra, demtohen, ose vdesin. Normalisht keto neurone prodhojne nje produkt kimik te njohur si dopamine. Dopamina ndihmon ne kordinimin dhe levizjen e muskujve te trupit. Kur rreth 80% e qelizave qe prodhojne dopamine demtohen ose vdesin, shfaqen simptomat e semundjes.

Cilat jane shenjat dhe simptomat qe na lejojne te njohim kete semundje?

Humbja e prodhimit te dopamines ne tru shkakton simptomat e hershme te semundjes se Parkinsonit. Simptomat kryesore jane:
   Tremori i qetesise ( dridhja ne qetesi)
   Rigiditeti ( ngurtesimi, rritja e rezistences ndaj levizjeve pasive)
   Bradikinezia (ngadalesimi i levizjeve)
   Instabiliteti postural ( balanca jo e mire)

Kur njera nga dy simptomat eshte e pranishme dhe vecanerisht nese jane me shume evidente ne njeren ane te trupit, diagnoza e semundjes se Parkinsonit eshte me e mundshme, nese nuk ka shenja qe mund te sugjerojne nje diagnoze tjeter. Pacientet vene re qe dicka nuk shkon mire kur vene re dridhje ne nje gjymtyre, ose kur levizjet qe dikur ishin te gjalla fillojne te ngadalesohen, ose kur perjetojne ngurtesim te anesive dhe mosmbajtjen mire te balances. Fillimisht simptomat jane variabel ne kombinimet e tremorit, bradikinezise dhe instabilitetit postural. Simptomat fillojne ne nje pjese te trupit dhe perhapen ne pjesen tjeter me kalimin e kohes. Ndryshime ndodhin ne ekspresionin facial (shprehje si maske, pa emocion), ose shikimi i fiksuar ( nga ulja e frekuelces se pulitjes se qepallave),shtim i sekrecioneve orofaringeale ( nga ulja e frekuences se gelltitjes), seborre ( nga ulja e frekuences se larjes). Meqe simptomat zhvillohen gradualisht keto simptoma gabimisht mund ti atribuohen ndryshimeve te moshes. Tremori mund te merret si dridhje e zakonshme e njerezve te plakur, bradikinezia si ngadalesim normal i levizjeve  dhe ngurtesimi zakonisht i atribuohet artritit. Qendrimi i ngrire i trupit qe eshte i zakonshem  ne Parkinson i atribuohet osteoporozes. Si te rinjte, ashtu dhe te vjetrit  qe preken nga semundja mund te kalojne muaj e vite para se te kerkojne vleresim nga mjeku.

Kush semuret me semundjen e Parkinsonit?       
Semundja e Parkinsonit prek njesoj si meshkujt dhe femrat. Eshte treguar se semundja nuk njeh kufinj sociale, ekonomike, etnike, apo gjeografike. Ne USA diagnostikohen rreth 60,000 raste cdo vit. Semundja diagnostikohet rreth moshes 65 vjec dhe vetem 15% diagnostikohet nen 50 vjec.

A eshte semundja e Parkinsonit e trasheguar?
Ka nje histori familjare me semundjen e Parkinson ne 10% te rasteve. Mund te preke me teper njerez te nje gjenerate ( psh moter, vella) ose ne dy gjenerata ( baba, bir). Toksinat ambjentale si magnezi, monoksidi i karbonit dhe rralle disa pesticide mund te shkaktojne nje semundje qe ngjan me semundjen e Parkinsonit, megjithate shumica e pacienteve qe vuajne nga kjo semundje nuk jane espozuar ndaj ketyre toksinave. Ne me pak se 1% semundja eshte krejtesisht familjare. Disa mutacione gjenetike jane zbuluar te jene shkak i semundjes ne disa familje, por keto nuk gjenden ne shumicen e atyre qe vuajne nga Parkinsoni. Studimet ne binjaket identike ne te cilin njeri ka shfaqur semundjen nuk kane treguar ndryshime nga popullsia normale e pacienteve mbi 60 vjec. Megjithate edhe ne binjaket identike me te rinj se 50 vjec, nese njeri ka semundjen  edhe tjetri ka risk te shtuar qe ta kete ne te ardhmen. Kjo tregon se trashegimia ka rol ne rastet kur semundja shfaqet ne moshe te re. Semundja e Parkinsonit, sipas studiuesve, ne shumicen e individeve reflekton nje kombinim mes faktoreve gjenetike dhe mjedisore.

Si diagnostikohet semundja e Parkinsonit?  
Procesi i diagnostikimit mund te jete i veshtire, sepse nuk ka imazheri, apo analiza qe mund te konfirmojne plotesisht semundjen e Parkinsonit.  Neurologu arrin ne diagnoze pas egzaminimit klinik. Testet e gjakut dhe imazheria performohen qe te perjashtojne semundje te tjera qe mund te prezantohen me te njejtat simptoma. Personat e dyshuar per semundjen e Parkinsonit duhet te kerkojne viziten e neurologut per diagnostikimin dhe trajtimin e metejeshem.

Cfare mund te jete tjeter ?
Ka shume shkaqe te tremorit ( dridhjes) pervec semundjes se Parkinsonit dhe kerkohet egzaminimi nga mjeku neurolog per te dalluar mes tyre.

Kompleksi i simptomave te semundjes se Parkinsonit ( tremor, rigiditeti, bradikinezia, instabiliteti postural) jane emertuar si parkinsonizem. Ky eshte nje term i pergjithshem dhe jo te gjithe pacientet me parkinsonizem kane semundjen e Parkinsonit. Ne fillimet e hershme te semundjes mund te jete e veshtire per te dalluar nese eshte semundja e Parkinsonit, apo ndonje e ngjashme me te. Zhvillimi i simptomave te metejeshme dhe kursi i semundjes te con ne diagnozen korrekte.

Njohja e shkaqeve te tjera te parkinsonizmit Shkaqet e parkinsonizmit jane te shumta. Ne nje studim ne pacientet me parkinsonizem 65% jane gjetur se kane semundjen e Parkinsonit, 18% kane parkinsonizem te nxitur nga medikamentet, 7% kane parkinsonizem vaskular ( demtimi nga shkaqe te ndryshme i vazave te vogla qe ushqejne trurin me gjak) dhe 10% kane parkinsonizem atipik qe dyshohet kur ka pranine e demences, mospergjigjie ndaj mjekimit, progresioni te shpejte, mungesa te dridhjes etj . Per te gjitha keto duhet vleresuar nga neurologu per gjetjen e e diagnozes se sakte dhe mjekimit adekuat.    

Opsionet e trajtimit
Cilat jane trajtimet per semundjen e parkinsonit?
Ka nje numer medikamentesh efektiv qe ndihmojne ne lehtesimin e simptomave te semundjes se Parkinsonit. Shumica e simptomave jane te shkaktuara nga mungesa e dopamines. Medikamentet jane prodhuar per te zevendesuar, ose per te mimetizuar dopaminen. Disa mjekime te reja premtojne te ngadalesojne progresionin e semundjes dhe te ndihmojne kualitetin e jeteses se te semureve. Nuk ka mjekim qe te sheroje semundjen.

Terapia eshte individuale. Mjekimet qe pershkruhen zakonisht Levodopa modifikohet nga enzimat e trurit ne dopamine. Levodopa per mbi 30 vjet ka revulocionarizuar trajtimin e semundjes. Levodopa jepet bashke me inhibitore te enzimes amino-acid dekarboksilazes qe quhen  perkatesisht carbidopa dhe benseraside, ne menyre qe te shtohet  sasia e levodopes  qe do arrije ne tru Mjekimi duhet marre perpara ushqimit.

Dopamine agonistet: Jane substance qe lidhen me receptore te ndryshem te dopamines dhe ndihmojne rruget e saj

Amantadina eshte zbuluar per here te pare si medikament antiviral. Rastesisht eshte gjetur se mund te ndihmoje dhe ne trajtimin e semundjes se Parkinsonit. Mund te perdoret me levodopen ose me dopamine agonistet.

COMT-inhibitoret: Efekti i tyre eshte mbi enzimen qe ndan dopaminen. Me perdorimin e tyre sigurohet kohezgjatje me e madhe e veprimit te dopamines. Jane me perdorim te kufizuar per shkak te toksicitetit hepatic ( mbi melcine).

Antikolinergjiket jane medikamente qe perdoren per te reduktuar tremorin dhe rigiditetin. Perdoren zakonisht ne kombinim me levodopen. Ne pacientet e vjeter dhe me ndryshime konjitive duhen perdorur me kujdes sepse japin halucinacione, konfuzion mendor dhe efekte te tjera anesore qe nuk tolerohen mire nga pacientet. MAO-B inhibitoret . Jane inhibitore te enzimes qe ndan dopaminen dhe me perdorimin e tyre i sigurohet nje veprim me i gjate dopamines ne tru. Kane efekt te lehte edhe si antidepresiv dhe neuroprotektiv.

Preparatet e levodopes:
   levodopa/carbidopa (Sinemet ose Atamet)
   levodopa/benserazide (Madopar)
   levodopa/carbiopa (Sinemet CR)
   levodopa/benserazide (Madopar HBS)

COMT inhibitoret:
   entacapone (Comtan)
   tolcapone (Tasmar)

Dopamine agonistet:
   bromocriptine (Parlodel)
   pergolide (Permax)
   pramipexole (Mirapex)
   ropinirole (Requip)
   cabergoline (Dostinex)
   apomorphine (Apokyn)
   lisuride (Dopergine)

Amantadine
   Amantadine (Symmetrel)

Antikolinergjiket:
   Biperiden HCL (Akineton)
   Benztropine mesylate (Cogentin)
   Procyclidine (Kemadrin)
   Trihexyphenidyl (Artane)

MAO-B inhibitoret
   Selegiline   (Eldepryl,  Atapryl , Carbex )
   Rasagiline (Azilect)

Trajtimet kirurgjikale

Mundet kirurgjia te ndihmoje ne semundjen e Parkinsonit?
Kirurgjia mund te lehtesoje simptomat e semundjes se Parkinsonit, por nuk sheron semundjen. Per shkak te risqeve te lidhura me kirurgjine e trurit, ajo zakonisht konsiderohet vetem kur eshte provuar trajtimi medikamentoz dhe ka indikacione te qarta per nderhyrjen kirurgjikale. Kur konsiderohet kirurgjia duhet qe edhe neurokirurgu dhe neurologu te jene te specializuar per trajtimin e semundjes se Parkinsonit.

Cilat jane tipet kryesore te kirurgjise per semundjen e Parkinsonit?
- Kirurgjia lezionale
- Stimulimi i thelle i trurit (DBS)
Kirurgjia e semundjes se Parkinsonit nuk kryhet aktualisht ne vendin tone.
Fillimi | << |  1  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2014 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11