english site map home
 
- Alergologji
- Anatomopatologji
- Anesteziologji
- Check Up
- Dermatologji
- Endokrinologji
- Gastroenterologji
- Hematologji
- Imazheri E Avancuar
- IVF
- Kardiokirurgji
- Kardiologji
- Kirurgji E Përgjithshme
- Kirurgji Plastike
- Laborator
- Nefrologji
- Neurokirurgji
- Neurologji
- Obstetrikë Gjinekologji
- Okulistikë
- Onkologji
- ORL
- Ortopedi
- Pediatri
- Pneumologji
- Proktologji
- Reumatologji
- Urgjencë 24H
- Urologji
 
ORL → Shërbimet
  • Diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të veshit
  • Diagnostikimi dhe trajtimi i marrjes së mendve
  • Diagnostikimi trajtimi i sëmundjeve të hundës
  • Diagnostikimi dhe trajtimi i apnesë së gjumit
  • Diagnostikimi dhe trajtimi i çrregullimeve të zërit
  • Diagnostikimi dhe trajtimi i tumoreve të kokës dhe qafës
  • Otorinolaringologjia e fëmijëve
Në shërbimin tonë e gjithë puna e kryer në sajë të një teknologjie të avancuar mbështetet në standarde të larta etike, mjekësore dhe akademike. Pacientëve që aplikojnë në shërbimin tonë u ofrohet shërbimi i poliklinikës dhe ai i shtrimit (in-patient). Mikroskopia dhe teknologjia e sistemeve endovizuale përdoren për ekzaminimin e pacientëve që vijnë në poliklinikë.
Nënndarjet kryesore të praktikës rutinë të shërbimit tonë janë:

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I SËMUNDJEVE TË VESHIT

Trajtimi dhe rehabilitimi i pacientëve me ulje dëgjimi bëhet në sajë të mbështetjes së një departamenti modern audiologjie. Në shërbimin tonë kryhen operacione për riparimin e membranës timpanike të çarë, zëvendësimin i kockëzave të veshit me proteza (Kirurgjia e stapesit, Osikulopastika) dhe gjithë procedurat e tjera kirurgjikale të veshit. Implementimi i ‘Implantit Koklear’ (Veshi Bionik) që konsiderohet si arritja më e rëndësishme e viteve të fundit është objektivi ynë i afërt.

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I MARRJES SË MENDVE 
Videoelektronistagmografia dhe testet kalorike përdoren për vlerësimin e gjendjes së pacientëve me marrje mendsh. Marrja e mendve e shkaktuar nga pozicioni është shkaku kryesor i marrjes së mendve dhe trajtohet suksesshëm me manovrën e ripozicionimit.

DIAGNOSTIKIMI TRAJTIMI I SËMUNDJEVE TË HUNDËS 
Shumë probleme të lidhura me marrjen frymë nga hunda, të cilat në mënyrë të konsiderueshme dëmtojnë cilësinë e jetës dhe shkaktojnë parehati tek pacienti, diagnostikohen dhe trajtohen suksesshëm në shërbimin tonë, duke përdorur dhe teknika endoskopike dhe mikroskopike. Gjithashtu në shërbimin tonë kryhen dhe operacione të kirurgjisë kozmetike të hundës.

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I APNESË SË GJUMIT 
Spitali ynë ofron laboratorin e gjumit për diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjumit, gërhitjen dhe apnenë e gjumit. Këto sëmundje trajtohen me anë të pajisjeve të presionit pozitiv, ndërhyrjeve me radiofrekuencë në hundë, qiellzën e butë dhe rrënjën e gjuhës dhe metoda të tjera kirurgjikale.

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I ÇRREGULLIMEVE TË ZËRIT  
Kordat vokale të pacientëve me çrregullime të zërit ekzaminohen me metoda endoskopike. Më pas kryhen teknika të terapisë së zërit për pacientët me çrregullime funksionale të zërit, si dhe ndërhyrje kirurgjikale për sëmundje të shkaktuara nga probleme organike.

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I TUMOREVE TË KOKËS DHE QAFËS
Në spitalin tonë kryhen ndërhyrje kirurgjikale me teknika moderne për tumoret e kokës dhe të qafës, si dhe ndërhyrje kirurgjikale të lidhura me rikonstruksionin kozmetik dhe humbjet funksionale të lidhura me kirurgjinë për këto tumore.

OTORINOLARINGOLOGJIA E FËMIJËVE 
Tonsilët, infeksionet dhe tumoret e veshit - hundës - grykës diagnostikohen dhe trajtohen gjithashtu pranë spitalit tonë.
Fillimi | << |  1  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2013 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11