Kabineti i Proktollogjisë pranë Spitalit Amerikan është një ndër kabinetet më të kompletuara në Shqipëri, që ofron një gamë të gjerë shërbimesh nga më bashkëkohoret në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të zorrës së trashë.
Vlerësimi i pacientëve me sëmundje të ndryshme të zorrës së trashë bëhet duke filluar që me konsultën proktollogjike, gjatë së cilës respektohet maksimalisht privacia e pacientit, duke vazhduar më pas me ekzaminimet suplementare diagnostikuese dhe trajtimet kirurgjikale nga më bashkohorët në rajon, nga një staf i trajnuar në spitalet më prestigjioze të Britanisë së Madhe dhe të Europës.
Shërbimet e ofruara:
1. Konsultë proktollogjike
2. Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të zorrës së trashë, si sëmundja hemorroidale, fissura anale, fistula anale, cisti pilonidal, abcesi perianal dhe koksigeal, të gjtha llojet e formacioneve tumorale dhe kancerit të zorrës së trashë, tumoret presakrale, polipet, prolapsi i rektumit, trauma e kompleksit sfinkterial dhe e regjionit anorektal, sëmundjet inflamatore, si morbus Crohni dhe koliti ulceroz, koksikodinia, sindromi i zorrës së iritueshme (IBS), hidradeniti supurativ, kondiloma anale dhe gjenitale, pruritusi anal, formacionet e ndryshme të regjionit ano-perianal, inkontinienca anale, trajtimi i hemoragjive me natyre të ndryshme të traktit të poshtëm digjestiv (LGIB), etj.
3. Anoskopi, proktoskopi, rektosigmoidoskopi rigide, fibrokolonoskopi (kabineti i endoskopisë)
4. Biopsi e anorektumit
5. ECHO endoanale 2D
6. Trajtime konservative bashkëkohore
7. Konsulta të rregullta post-operatore sipas protokolleve më bashkekohore
8. Operacione për semundjet e zorrës së trashë, si më poshtë:
• Operacioni i hemorroideve
- me teknikën THD
- me staplerin hemoroidal PPH
- me Rubber band ligation
- me teknikën tradicionale
• Operacioni i implantit të protezës anale Gate Keeper • Operacioni i fisurës anale • Operacioni i fistulës anale • Operacioni i abcesit perianal, submukozal, supralevator, horse shoe, koksigeal, etj • Operacioni i fistulës kogsigeale • Operacioni i formacioneve me natyrë beninje dhe malinje të regjionit ano-perianal • Operacioni i kancerit të kolonit • Operacioni i kancerit të rektumit • Operacioni i kancerit anal • Operacioni i tumoreve presakrale • Operacioni i prolapsit të rektumit • Operacioni për polipet e kolonit dhe regjionit anorektal • Operacioni për frakturë dhe luksacion të os-koksigeale • Operacione për riparimin e dëmtimeve traumatike të sfinkterit anal (sfinkteroplasty) • Operacione për trajtimin e dëmtimeve traumatike të rektumit intra dhe ekstraperitoneal • Operacione për trajtimin e Morbus Chron & Kolitit ulceroz • Operacione për dolikosigma • Operacione per divertikuloze te komplikuar te kolonit • Operacioni i kondilomës ano-perianale & gjenitale • Operacioni i hidradenitit supurativ |