english site map home
 
- Alergologji
- Anatomopatologji
- Anesteziologji
- Check Up
- Dermatologji
- Endokrinologji
- Gastroenterologji
- Hematologji
- Imazheri E Avancuar
- IVF
- Kardiokirurgji
- Kardiologji
- Kirurgji E Përgjithshme
- Kirurgji Plastike
- Laborator
- Nefrologji
- Neurokirurgji
- Neurologji
- Obstetrikë Gjinekologji
- Okulistikë
- Onkologji
- ORL
- Ortopedi
- Pediatri
- Pneumologji
- Proktologji
- Reumatologji
- Urgjencë 24H
- Urologji
 
Alergologji → Tjetër

APLIKIMET E ECHOGRAFISE
1. Ekografi abdominale (Ekografi e Barkut)
2. Ekografi abdominale për fëmijë (Ekografi e barkut për fëmijët)
3. Ekografi mame (Ekografi e gjirit)
4. Ekografi Dopler e arterieve karotide (karotis)
5. Ekografi muskuloskeletike (Ekografi e indeve të buta)
6. Ekografi pelvike (Ekografi e organeve urogjenitale)
7. Ekografi e prostatës (Ekografi transrektale)
8. Ekografi e skrotumit (Ekografi e testeve)
9. Ekografi e tiroides 
10. Ekografi vaskulare e sistemit arterial (Ekografi dopler e sistemit arterial të anësive)
11. Ekografi vaskulare e sistemit venoz (Ekografi dopler e sistemit venoz të anësive)

Ekzaminimi ekografik është metoda e përftimit të imazheve të organeve dhe strukturave të ndryshme indore nëpërmjet përdorimit të valëve zanore me frekuencë të lartë. Valët e ekove të reflektuara regjistrohen dhe më pas përpunohen për të përftuar imazhin në kohë reale. Gjatë ekzaminimit ekografik nuk përdoret rrezatim jonizues (rreze-X).

Ekografia përdoret për ekzaminimin e organeve të brendshme të barkut që përfshijnë:
• mëlçinë
• tëmthin
• rrugët e tëmthit
• pankreasit 
• shpretkës
• veshkat
• vezikës urinare
• prostatës
• vezikulave seminale (gjëndrat spermatike)
• mitrës
• vezoreve
• aortës dhe degëve kryesore të saj

Gjëndrave dhe indeve të buta:
• tiroide
• paratiroide
• testeve
• gjirit
• indet e buta apo sistemit muskuloskeletik

Enëve të gjakut:
 arteriet karotide (arteriet e qafës)
 aortës abdominale dhe degët kryesore të saj
 arteriet dhe venat e anësive të sipërme dhe të poshtme

Ekografia përdoret gjithashtu në procedurën e marrjes së biopsisë. 

Ekografi abdominale (barkut)
Ekografia përdoret për ekzaminimin e organeve të brendshme të barkut që përfshijnë: 
• mëlçinë
• tëmthin
• rrugët e tëmthit
• pankreasit 
• shpretkës 
• veshkat 
• vezikës urinare 
• prostatës
• vezikulave seminale (gjendrat e spermës)
• mitrës
• vezoreve
• aortës dhe degëve kryesore të saj

Përgatitja e të sëmurit për ekografinë abdominale (barkut)
 Për ekzaminimin e mëlçisë, tëmthit, shpretkës, dhe pankreasit, mbrëmjen përpara ekzaminimit, duhet të konsumoni një vakt pa yndyra dhe të jeni pa ngrënë 8-12 orë përpara ekzaminimit.
 Për ekzaminimin e veshkave, duhet të pini 4-6 gota me ujë ose pije të tjera 1 orë përpara ekzaminimit. Nuk duhet të keni ngrënë 8-12 orë përpara ekzaminimit.
 Për ekografinë e aortës nuk duhet të keni ngrënë 8-12 orë përpara ekzaminimit.

Ekografi abdominale (barkut) për fëmijë 
Ekografia abdominale përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të:
 apendicitit 
 mëlçisë 
 tëmthit 
 shpretkës 
 pankreasit 
 zorrëve 
 veshkave 
 vezikës urinare 

Ekografi e gjirit
Ekografia e gjirit përdoret për:  
 Diferencimin e sëmundjeve të gjirit. 
 Ekografia e gjirit përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme të gjirit dhe ndihmon në diferencimin e natyrës së formacioneve të evidentuara në mamografi. 
 Ekografia e gjirit përdoret për diferencimin e formacioneve kistike nga ato solide ose atyre të përzierë njëkohësisht cistike dhe solide. 
 E kombinuar me doplerin përdoret për vlerësimin e furnizimit me gjak të lezioneve të gjirit.

Depistimi i kancerit të gjirit.
Mamografia është metoda e vetme për depistimin e kancerit të gjirit dhe diagnostikimin e hershëm të tij. Por në disa raste mamografia nuk është e ndjeshme në zbulimin e kancerit të gjirit. Disa lezione të gjirit nuk janë të dukshme ose janë të vështira për t’u interpretuar nëpërmjet mamografisë. Në gjinjtë densë (sasia e indit glandular më e madhe se e indit dhjamor) është shumë e vështirë identifikimi i lezioneve nëpërmjet mamografisë. Studimet e fundit tregojnë se ekografia dhe rezonanca magnetike mund të ndihmojnë në zbulimin e kancereve të vegjël të gjirit, që nuk mund të zbulohen nëpërmjet mamografisë. 
Kujdes: Ekzaminimi i gjirit rekomandohet të kryhet javën e parë të ciklit menstrual.

Ekografi Doppler e arterieve karotide (të qafës)
Ky ekzaminim përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të arterieve karotide (arterieve të qafës). Ngushtimi i tyre rrit rrezikun për iskemi cerebrale (ishemi e trurit). 

Faktorë të tjerë rreziku për sëmundje të arterieve karotide që kërkojnë këtë ekzaminim janë: 
• hipertension arterial
• mosha e madhe
 diabet mellitus (sëmundja e sheqerit)
 hiperkolesterolemia (yndyrat në gjak mbi vlerat normale)
 të sëmurët me të afërm në familje me iskemi cerebrale ose sëmundje të zemrës 

Ekografia e karotideve përdoret gjithashtu dhe në: 
 lokalizimin e hematomës e cila mund ngadalësojë ose ndalojë fluksin e gjakut në arteriet karotide. 
 disekacionin e arterieve karotide (ndarje e shtresave të murit të arterieve karotide), e cila mund të shkaktojë ndërprerjen e qarkullimit të gjakut ose dobësimin e murit arterial. 
 kontrollin dhe ndjekjen pas ndërhyrjeve operatore në arteriet karotide.
 lokalizimin e stenteve metalikë të vendosur në arteriet karotide për të ruajtur fluksin e gjakut.

Eko Doppleri vlerëson: 
 fluksin e gjakut në arteriet karotide
 stenozën (ngushtimin) e arterieve karotide (të shkaktuar nga pllakat aterosklerotike). 
 tumoret dhe keqformimet e lindura. 

Ekografi muskuloskeletike
Ky ekzaminim përdoret në veçanti për diagnostikimin e: 
 dëmtimit të artikulacioneve (kyçeve dhe tendinëve). 
 sëmundjeve të muskulaturës, si tërheqjet muskulare dhe masave të indeve të buta. 
 hematomave dhe koleksioneve likidiene (grumbullimet) në muskujt dhe artikulacionet. 

Ekografi pelvike (ekografi e fundit të barkut)
Tek gratë ekografia pelvike aplikohet shpesh në sëmundjet e: 
 Vezikës urinare 
 Ovareve (Vezoreve) 
 Uterusit (Mitrës) 
 Columit të uterusit (Qafës së mitrës) 
 Tubave të Fallopit (tubat e vezoreve) 

Ekzaminimi ekografik tek femrat ndihmon në diagnostikimin e disa sëmundjeve gjinekologjike që shfaqen me:
 Dhimbje pelvike (dhimbje në fund të barkut)
 Hemorragji (gjak derdhje) 
 Çrregullime të ciklit menstrual,
që mund te lidhen me:
 Formacione të palpueshme (prekshme), si kistet e ovareve dhe fibromave të uterusit (mitrës)
 Kancerin e uterusit ose të ovareve

Ekografia e pelvike tek meshkujt përdoret në sëmundjet e: 
 Vezikës urinare 
 Vezikulave seminale
 Prostatës 

Ekografia transrektale është një ekzaminim i veçantë për studimin e prostatës, e cila realizohet nëpërmjet një sonde që vendoset në rektum (pjesa fundore e zorrës së trashë). Për më tepër informacion shiko faqen e ekografisë së prostatës. 
Nën drejtimin e ekografisë pelvike mund të realizohen dhe procedura të marrjes së biopsisë.

Përgatitja e të sëmurit për ekografinë pelvike
 Për ekzaminimin e organeve pelvike si; uterusi, ovaret, muret e vezikës urinare dhe prostatës, vezika urinare duhet të jetë e mbushur plotësisht, prandaj duhet të pini 4-6 gota me ujë ose pije të tjera 1 orë përpara ekzaminimit. 

Ekografi e prostatës (transrektale)
Nëpërmjet këtij ekzaminimi përftohen imazhet më të mira të prostatës dhe strukturave në afërsi. Është një procedurë invasive minimale e cila realizohet me anë të një sondë speciale që futet në rektum (pjesa fundore e zorrës së trashë). 

Ekografia transrektale e prostatës përdoret në: 
 Sëmundjet e prostatës (absces, kancer, infeksione, hipertrofinë beninje)
 Matjen e saktë të volumit të prostatës
 Ndihmon në diagnozën e infertilitetit

Gjatë kësaj procedure mund të realizohet marrje të biopsisë nga zona të dyshimta të prostatës. 

Ekografi e skrotumit (ekografi e testeve)
Ekografia e skrotumit është metoda imazherike më e mirë për studimin e testeve. 

Ky ekzaminim përdoret në veçanti për diagnozën e sëmundjeve që shfaqen me: 
 Një mase në skrotum të zbuluar gjatë ekzaminimit të mjekut ose nga vetë pacienti 
 Traumë në regjionin skrotal 
 Dhimbje të testeve ose edemë (fryrje) të tyre
 Dhimbje ose edemë (fryrje) e strukturave përreth testit (epididimusit, murit skrotal)

Ky ekzaminim ndihmon dhe në: 
 Sëmundjet e zbritjes së testit
 Torsionit (përdredhjes) së testit 
 Varikocele (zgjerimet e venave përreth testit)
 Noduset ose tumoret
 Herniet skrotale

Ekografi e tiroides
Ekografia e tiroides ndihmon në diagnostikimin e: 
 noduseve të tiroides
 çrregullimit të funksionit të tiroides

Gjatë kësaj procedure mund të merret material bioptik (biopsi) me anë të një age të hollë. 

Ekografi vaskulare e sistemit arterial (Doppler) 
Kjo është një metodë ekzaminimi me vlera për studimin e sistemit qarkullues të gjakut. 

Ekografia vaskulare përdoret në sëmundjet vaskulare (enëve të gjakut) të shkaktuar nga trombet dhe pllakat ateromatoze (aterosklerotike): 
 studimin e furnizimit me gjak të organeve dhe indeve te trupit. 
 lokalizimin, identifikimin dhe përcaktimin e shkallës së stenozës (ngushtimeve) ose okluzionit (bllokimit) 
 përcaktimin e të sëmurëve që mund të përfitojnë nga angioplastika 
 vlerëson rezultatin pas ndërhyrjeve që bëhen në sistemin qarkullues.

Ekografi vaskulare e sistemit venoz (të anësive)
Shkaku më i shpeshtë i këtij ekzaminimi është tromboza venoze, veçanërisht e venave të anësive të poshtme (tromboza venoze e thellë, tromboflebiti) dhe insuficienca valvulare. Trombet mund të shkëputen dhe të shkaktojnë tromboemboli pulmonare. Nëse zbulohet në kohë, mund të parandalohet rreziku për komplikacione.

Ekografia e sistemit venoz aplikohet në:  
 përcaktimin e shkakut të edemës së anësive të poshtme (ënjtja e këmbëve)
 në të sëmurët me vena varikoze (varice), për vlerësimin e funksionit valvular
 ekzaminimin e venave të anësive të sipërme ose të poshtme që mund te hiqen dhe të përdoren për bypassin koronar (operacionin e enëve të zemrës).
Fillimi | << |  1  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2013 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved! Powered by: orihost.com
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.
Pranë Spitalit Ushtarak - Laprakë, Tiranë. Tel: (+355) 042-35 75 35, (+355) 042-35 70 11