Prostata është një organ fibromuskuloglandular që ndodhet në bazën e fshikëzës së urinës, rreth e përqark uretrës (kanalit urinar) tek meshkujt.
Adenoma e prostatës është një sëmundje e shpeshtë që e ndeshim tek 20% e meshkujve të moshës rreth 40 vjeç, 70% rreth moshës 60 vjeç dhe 90% rreth moshës 80 vjeç. Adenoma e prostatës mund të shfaqet me shenja dhe simptoma klinike, por edhe mund të evoluojë pa simptomatologji për një farë kohe.
Diagnoza e adenomës së prostatës vihet mbi bazën e disa shenjave klinike, të dhëna këto të marra nga pacienti gjatë anamnezës, ekzaminimi objektiv i pacientit përmes tushe-s rektal (ekzaminimi dixhital rektal), disa analizave laboratorike - PSA (antigjeni specifik i prostatës) dhe analiza e urinës (për një infeksion të mundshëm urinar) - si dhe përmes imazherisë (ekografia e aparatit urinar).
Shenjat kryesore të adenomës së prostatës janë:Sh...