| |
|
|
| Urologji → Tjetër
|
TUR - Sukses i garantuar në trajtimin e prostatës | Rezeksioni (heqja) transuretral i prostatës Për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të, që nga viti 1909, kur Hugh Hampton Young kreu operacionin e parë të prostatës, deri në vitin 1990, kur u zhvilluan terapi mjekimi efektive dhe teknologji më pak invazive për trajtimin e obstruksionit të prostatës, trajtimi kryesor për hipertrofinë beninje të prostatës (BPH) ishte rezeksioni (heqja) transuretral i prostatës, TURP ose e thënë ndryshe; heqje e prostatës duke u futur nëpërmjet uretrës. Kjo ishte proçedura e parë kirurgjikale e suksesshme, minimalisht invazive, e epokës moderne. Në ditët e sotme, TURP mbetet terapia standarte bazë për hipertrofinë obstruktive të prostatës, ndërkohë që metodat e tjera të zbuluara gjatë kësaj kohe dështuan.
Ç’është hipertrofia beninje e prostatës? BPH mendohet se shkaktohet nga mosha dhe nga prodhimi afatgjatë i testosteronit dhe dihy¬drotestosteronit (DHT), megjithatë roli i saktë i tyre nuk është shumë i qartë. Evidenca histopatologjike e BPH është prezente në 8% të burrave në dekadën e katërt të jetës dhe në 90% të burrave në dekadën e nëntë. Humbja e testosteronit herët në jetë parandalon zhvillimin e BPH. Ngjashmëria e prezantimit, zbulimeve në egzaminimin patologjik dhe simptomat e BPH në binjakët identikë sugjeron për një faktor gjenetikisht të trashëguar. Studimet selektive të kryqëzuara, të bazuara në autopsitë e kufomave ose në pacientët e urologjisë, kanë treguar se numri i rasteve rritet me moshën e individit. Në pacientët e moshës 31-50 vjeç, koha mesatare e dyfishimit të prostatës është 4.5 vite. Në burrat e moshës 51-70 vjeç, koha e dyfishimit të prostatës është 10 vite, kurse në burrat mbi 70 vjeç, koha e dyfishimit rritet më tepër se 100 vite. Prostata peshon mesatarisht 20 gram deri në dekadën e tretë dhe ruan të njëjtën madhësi dhe konsistencë deri sa zhvillohet BPH. Pacienti me hipotrofi beninje ka një prostatë që peshon mesatarisht 33 gram. Vetëm 4% e popullatës së meshkujve zhvillojnë një prostatë 100 gram ose më tepër. Simptomat e BPH kanë tendencë të përparojnë ngadalë në kohë në shumicën e individëve.
Cilat janë simptomat e një prostate problematike? Simptomat klasike të BPH përfshijnë një rrjedhje të urinës të ngadaltë, të dobët; ndjenjën e moszbrazjes së plotë të vezikës urinare, nevojë për të zbrazur vezikën urinare pas disa sekondash ose minutash pas urinimit. Pacientët mund të paraqiten me retension urinar kronik, infeksione të traktit urinar, hematuri, insufiçencë renale, dhimbje të vezikës urinare, një masë të prekshme abdominale, ose mos mbajtje dot të urinës. Në vizitën e mjekut, gjatë ekzaminimit abdominal, vezika urinare mund të jetë e palpueshme dhe prostata mund të jetë e zmadhuar. Simptomat nuk janë domosdoshmërisht në proporcion me masën e prostatës në egzaminimin rektal digital ose në të dhënat e ekos transrektale.
TUR – Trajtimi kirurgjikal i hipertrofisë së prostatës Shumica e meshkujve që paraqiten për korrigjim kirurgjikal të bllokimit të rrugëve urinare janë ata në të cilët terapia me medikamente ose proçedura të tjera alternative kanë dështuar. Në përgjithësi, TUR nevojitet në pacientët me simptoma persistente dhe progresive të bllokimit të rrugëve urinare si pasojë e hipertrofisë së prostatës dhe që nuk i përgjigjen terapisë me medikamente. Ekzaminime si PSA, uroflow dhe echo janë ekzaminime të domosdoshme për të vendosur diagnozën e saktë. Pacientët me prostatë më të madhe se 45 gram, të cilët paraqiten me vështirësi në urinim ose ata të cilët kërkojnë kohë për operacionin më tepër se 90 min, janë ata që kanë rrezik të lartë për komplikacione pas ndërhyrjes. Trajtimi kirurgjikal i hipertrofisë beninje të prostatës është i nevojshëm gjithashtu në rastet me insufiçencë të veshkave shkaktuar nga prostata.
Disa indikacione përfshijnë heqjen kirurgjikale të hapur të një divertikule të madhe të vezikës urinare ose heqjen e ndonjë guri në vezikë që nuk fragmentohet me litotripsi. Një indikacion relativ për zgjedhjen e një kirurgjie prostate të hapur, gjatë një TUR, bazohet kryesisht në vëllimin prostatik dhe aftësinë e kirurgut për të përfunduar TUR në më pak se 90 minuta kohë (<60 min është konsideruar optimale). Në përgjithësi, prostatektomia e hapur mund të justifikohet në një prostatë 45 gram ose më të madhe, por kjo varet nga aftësitë dhe eksperienca e kirurgut urolog endoskopist. Në Spitalin Amerikan ekipi i urologëve me eksperiencë përdorin vëllimin 60-100 gram si limitin e sipërm për heqje endoskopike, por, bazuar në vlerësimin e mjekut edhe një prostatë 200 gram mund të trajtohet shumë mirë me TUR në më pak se 90 minuta.
Indikacionet Shenjat absolute për ndërhyrje kirurgjikale
• Retension urinar refraktar
• Infeksione të përsëritura tërrugëve urinare
• Gjak në urinë
• Insufiçencë e veshkave si pasojë e bllokimit të rrugëve urinare
• Gurë në vezikën urinare
• Vezikë urinare e dëmtuar përkohësisht ose e dobët
• Xhep i vezikës urinare që nuk zbrazet mirë si pasojë e prostatës së zmadhuar
Terapia kirurgjikale TUR mbetet standarti për heqjen endoskopike të indit hipertrofik bllokues, megjithatë jo mënyra e vetme. Prostatektomia e hapur është më e përshtatshme për prostatat e mëdha, në të cilat rezeksioni endoskopik do të zgjaste më tepër dhe do të rriste kështu rrezikun për komplikacione. Kjo varet nga aftësitë dhe eksperienca e kirurgut. Nëse rezeksioni transuretral do të zgjaste 90 min, atëherë rekomandohet prostatektomia e hapur. Alternativat kirurgjikale të TUR, të aplikuara edhe në Spitalin Amerikan janë projektuar për të pakësuar humbjen e gjakut, ditët e hospitalizimit të pacientit dhe absorbimin e lëngjeve ndërkohë që shkatërrohet indi prostatik i dëmtuar. Këto përfshijnë TUR me vaporizim (VaporTrode), TUR bipolar, vaporizimi fotoselektiv i prostatës (PVP).
| | Fillimi | << | 1 | >> | Fundi |
| | |